Content deleted Content added
Faqe e re: '''Sadik Bejko''' është poet shqiptar dhe pedagog i letërsisë në Universitetin e Gjirokastrës. Një kohë punonte si redaktor i teksteve të këngëve në Radio Tirana. Është a...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 23 nëntor 2020 20:20

Sadik Bejko është poet shqiptar dhe pedagog i letërsisë në Universitetin e Gjirokastrës. Një kohë punonte si redaktor i teksteve të këngëve në Radio Tirana. Është autor i teksteve të 3 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 11-të të Këngës në dhjetor 1972. Pas dënimit të festivalit u largua nga Tirana dhe u dënua me punë të rëndë në minierë, [1] ku gjashtë vite me radhë nxori qymyr dhe doli vetëm pas ndërhyrjve të vazhdueshme të

Jeta dhe vepra

Sadik Bejko ka lindur më 1944 në fshatin Kómar të Tepelenës. Ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.Poezinë e parë e botoi në gazetën "Drita" në janar 1965 falë ndihmës së Kadaresë, i cili shkroi dy recensione të mira për to. Librin e parë poetik “Rrënjët” do ta botonte shtatë vite pas botimit të poezive të para. Deri atëherë kishte çuar dy libra në ndërmarrjen botuese “Naim Frashëri” mirëpo nuk ia pranonin. Kadareja do të thoshte në referatin e një mbledhje për letrarët se të riut të talentuar, S. Bejko, po ia kthejnë librat. Bejko pohon se po bëhej gati ta lija poezinë, por nxitja e Kadaresë e mbajti në punë.[2]

Ishte autor i teksteve të 3 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 11-të të Këngës në dhjetor 1972.

Pas Plenumit IV, libri "Rrënjët" do të ndalohej jozyrtarisht. U akuzua se kishte fabrikuar diplomën e shkollës, akuzë që ishte e pavërtetë. Iu hoq e drejta e botimit, ndërsa Bejko do të dërgohej në minierë, si minator galerie. Për gjashtë vjet nxori qymyr guri. Vajtjen në minierë Bejko, e cilësoi si grusht të fortë që ia errësoi jetën.[2]

Për daljen nga miniera Kadareja ndërhyri me forcë disa herë tek kryesia e Presidencës së kohës. Pastaj ndërhyri tek Sekretari i parë në Gjirokastër dhe te shumë të tjerë që ta kthenin Bejkon në arsim.[2] Pas daljes nga miniera, po Kadareja, i ndihmoi të botonte prapë poezi.

Veprat

  • Rrënjët, poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1972.
  • Disidentët e rremë, 2007, Tiranë.

= Referime

  1. ^ Hamzai, Dhurata (2019). "1972, tragjedia që luhej në skenën e një festivali, Sadik Bejko: Liberalizimi u porosit nga vetë Hoxha". Shqiptarja.com. Marrë më 22 nëntor 2020.
  2. ^ a b c https://gazeta-nacional.com/sadik-bejko-ju-tregoj-historine-e-librit-time-te-ndaluar-rrenjet/