Lidhja e Dytë e Prizrenit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
Kuvendi u mbledh në Prizren, nga data 16 deri më 20 shtator 1943. Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekyekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej: Z.Z, Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, [[Mjedajt|Luk Simoni]], Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.<ref>Zekeria Cana, Shpalime Historike, pjesa e dytë, Libri Shkollor Prishtinë 1998, faqe 543</ref>
 
Kryetari i Këshillit Ekzekutiv Z, [[Musa Shehu]], paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari. Me votim të fshehtë Z. [[Musa Shehu]] zgjidhet Kryetar i kongresit, Z.[[Aqif Blyta]] nënkryetar, [[Rexhep Krasniqi]] nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Z. [[Bedri Gjinaj]].<ref></ref>Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 98.</ref><ref>Zekeria Cana, Shpalime Historike, pjesa e dytë, Libri Shkollor Prishtinë 1998, faqe 548</ref>
 
*Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Krytar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Krytar i Komitetit Qendror u zgjodh [[Bedri Pejani]]n, pas [[Rexhep Mitrovica]] ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944. Lidhja do të kishte dhe organin e vet "Lidhja e Prizrenit", në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbomëdhenjtë ndaj shqiptarëve të Kosovës.