[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
zoti -> Zoti
v lidhje
Rreshti 1:
'''Muhammedi'''<ref group="n">Emri i plotë: '''Ebu el-Kasim Muhammed ibn Abd Allah ibn Abd el-Muttalib ibn Hashim''' ({{lang-ar|ابو القاسم محمد ابن عبد الله ابن عبد المطلب ابن هاشم}}, që do të thotë: Babai i Kasimit, Muhammedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdulmutalibit, i biri i Hashimit)</ref> ([[Gjuha arabe|arabisht]]: محمد) ose në shqip '''Muhameti''' është [[Të dërguarit në Islam|i dërguari]] i fundit [[Allahu|i Zotit]] sipas [[Islami|fesë islame]], njëkohësisht dhe figura qëndrore e asaj feje dhe sipas jomyslimanëve themeluesi i saj. Ka lindur rreth vitit 570 në [[Meka|Mekë]], ndërsa vdiq më 8 qershor 632 në [[Medina|Medinë]].
 
Njihet si pejgamberi i fundit nga myslimanët, të cilët besojnë se [[Allahu]] e dërgoi për të rikthyer [[Islami]]n, fe monoteiste e cila sipas myslimanëve është ndjekur edhe nga [[Ademi]], [[Ibrahimi]], [[Musa]], [[Isa bin Merjem|IsaIsai]] dhe [[Të dërguarit në Islam|pejgamberët]] e tjerë. Muhammedi bashkoi [[Arabia|Arabinë]] në një shtet të njësuar mysliman dhe siguroi që mësimet e tija, veprat e tija, dhe [[Kurani]], të jenë themelet e besimit fetar islam.
 
== Burimet historike ==
Rreshti 10:
 
=== Kurani ===
[[Skeda:Siyer-i Nebi 151b.jpg|parapamje|Muhameti përpara [[kaaba]]-s (''[[Qabeja|Qabesë]]'') (miniaturë [[Turqit|turke]], shek. i 16-të), pa i paraqitur fytyrën.]]
 
Për studimin e biografisë së Muhametit si themelues feje dhe figurë historike e shekullit të 7-të, [[islamologjia]] e trajton kuranin gjithmonë si burim themelor.
Rreshti 50:
== Jetëshkrimi e Muhametit ==
=== Vitet e hershme; koha paraprofetike (571–609) ===
Muhameti lindi në qytetin e [[Mekka|Mekkës]] si pjesëtar i degës së varfëruar të [[Hashimitët|hashemitëve]] nga fisi mbizotërues me rëndësi i [[kuraish-itët|kuraish-itëve]] pas vdekjes së të atit të tij [[Abdullahu (i ati i Muhametit)|Abdullahut]]. Data e lindjes nuk dihet; datimi i lindjes së Muhametit në të ashtuquajturin [[Viti i elefantitElefantit|vitin e elefantit]] është shumë i përhapur në botën islamike sot. Fakte të rëndësishme historike flasin kundra një datimi të tillë. Fushata e [[Abraha]]-s është bërë ndoshta më 552–554.<ref>Lawrence I. Conrad: ''Abraha and Muhammad.'' Some observations apropos of chronology and literary topoi in the early Arabic historical tradition. Në: Bulletin of the School of Oriental and African Studies (BSOAS), 50 (1987), f. 225–240; M. J. Kister: ''The Campaign of Ḥulubān''. Në: Le Museon 78 (1965), f. 425-436; Ella Landau-Tessaron: ''Sayf Ibn ʿUmar in Medieval and Modern Scholarship''. Në: Der Islam 67 (1990), f. 12</ref>
 
Në moshën gjashtë vjeçare Muhametit i vdiq e ëma, [[ĀminaAmine bint VahbVehb|Āmina]]. Më pas ai jetoi tek gjyshi i tij, [[Abdylmutalib|Abd el-Muttalib-i]], pas vdekjes së të cilit e morri nën mbrojtje xhaxhai i tij [[Ebu Talib ibn Abdylmutalib|Ebu Talib-i]] (vëllai më i ri i të atit të tij) dhe kushërinjtë e tij (ndër të cilët [[Ali ibn Abi Talib-i]], i cili u bë më vonë kalif). E ëma Āmina vdiq si pagane. Në përmbledhjet më të vjetra të [[Hadithi|hadith-eve]]<ref>Shih edhe: adh-Dhahabi: ''Siyar aʿlām an-nubalāʾ'', (Bejrut 1983), vol. 17, f. 42</ref> shkruhet disa herë për vajtjen e Muhametit pranë varrit të nënës së tij, ku ai thuhet t'i jetë lutur Zotit për faljen e Āmina. Kjo thuhet (sipas [[Tefsiri|ekzegjezës së kuranit]]) të ketë qenë shkas për zbulesën e sures 9, vargu 113:
 
: „''Profetit dhe atyre që besojnë nuk u lejohet t'i luten'' (Zotit) ''për të falur paganët, edhe sikur ata të jenë të afërmit'' (e tyre), ''pasi atyre t'u jetë bërë e qartë'' (përfundimisht), ''se do të jenë të burgosur'' (për shkak të mosbesimit të tyre kokëfortë) ''në zjarrin e ferrit.”''
Rreshti 60:
Sipas trashëgimisë islamike, Muhameti, ''përpara'' përvojës me zbulesën ndiqte traditën fetare të popullit të tij, e cila më vonë (sipas këndvështrimit islamik) u quajt si koha e [[Xhahilije|xhāhilijja-s]]. Ibn el-Kalbi († rreth 819),<ref>Fuat Sezgin (1967), f. 268-271</ref> hartuesi i [[Perënditë e vjetra arabe#„Libri i idhujve“ i Ibn al-Kalbi-t|„librit të idhujve“]], citon Muhametin gjatë përshkrimit të idhullit (''perëndisë pagane'') [[el-uzza]] me këto fjalë: „''Unë i kam flijuar el-ʿuzzā-s një dele nënë të bardhë kur ndiqja fenë e popullit tim''.“<ref>M. J. Kister: „''A bag of meat''“ : A study of an early Ḥadīth. Në: Bulletin of the School of Oriental and African Studies (BSOAS), 33 (1970), f. 275; Julius Wellhausen: ''Reste arabischen Heidentums''. (Mbetje të paganizmit arab). Berlin 1887. f. 30</ref> Edhe në biografinë e profetit janë trashëguar rrëfime që lënë të kuptojnë se Muhameti ka ushtruar zakonet paraislamike gjatë kohës së tij paraprofetike. Në [[sira]]-n, biografinë profetike të [[Ibn Ishak-u|Muhammad ibn Ishak-ut]], përshkruhet një takim i Muhametit me [[Hanīf-i|Zaid ibn ʿAmr-in]], të njohur në atë kohë. Muhameti thuhet, sipas tregimit, t'i ketë ofruar Zaidit mish nga „''therorët'' (që u kemi flijuar) ''idhujve tanë''“ por që konsumimin e të cilëve Zaidi e refuzoi si të papranueshëm. Nga kjo ditë trashëgimia e lë Muhametin të flasë, „''nuk u kam flijuar më therorë idhujve, deri kur Zoti më shquajti me mesazhin'' (zbulesën) ''e tij''.“<ref>Alfred Guillaume: ''New light on the life of Muhammad.'' Manchester University Press 1960. Journal of Semitic Studies. Monograph No. 1. f. 27-28 si përkthim në anglisht të biografisë profetike të Ibn Ishāk-ut të përpunuar nga Yūnus ibn Bukairin. Botim i Muḥammad Ḥamīdullāh (Konya 1981), f. 98</ref> Ky episod është rrëfyer shpesh nga brezat e mëvonshëm, nga [[Imam Buhariu|el-Buhari]] deri në kohën e [[edh-Dhehebi]]-t.<ref>Shih përmbledhjen e ritregimeve të këtij episodi: M. J. Kister: „''A bag of meat''“op. cit....f. 267-275</ref>
 
Rreth vitit 595 i ofroi atij punëdhënësja e atëhershme e tij, e veja e dyfishtë e tregtarëve dhe 15 vjet më e madhe në moshë, [[HatixhaHatixheja|Hadixha bint Huvailid]] (555?–619), nga familja e fisit të mirënjohur [[Kurejsh|kuraishit]] ʿAbd el-ʿUzzā që të martohej me të. Me ndihmën e saj Muhameti arriti të bëhej i pavarur nga ana financiare dhe të sigurohet nga ajo sociale, një kthesë kjo vendimtarë në jetën e tij. Kësaj kohe i referohet edhe një sure [[mekka]]nase e kuranit:
 
: „''A nuk të ka zgjedhur'' (Zoti) ''si të urtë dhe'' (të) ''ka pranuar, të ka gjetur në rrugën e gabuar dhe të ka prirë në të drejtën, të ka gjetur të skamur e të ka bërë të pasur?''“ (93:6–7)
Rreshti 66:
Sipas ekzegjezës së kuranit këto vargje bëjnë pjesë në pasazhet e kuranit, ku Zoti i drejtohet Muhametit direkt. Ekzegjeza e sheh këtë përshkrim si pozitën shoqërore të Muhametit në Mekkë ''përpara'' zbulesave të para profetike.<ref>Shih edhe R. Paret: ''Der Koran. Kommentar und Konkordanz''. (Kurani. Komentim dhe konkordanca (''përkime'')). Kohlhammer, Stuttgart 1980. f. 513</ref>
 
Hadixha ishte e para që besoi në mesazhin e Muhametit, prandaj [[historiografia islamike]] e konsideron atë si myslimanen e parë nga Mekka. Nga martesa me të, lindi e bija [[FatimaFatime bint MuhammadMuhammed|Fatima]], e cila ishte e vetmja nga fëmijët e tij që pati vetë trashëgimtarë.<ref>Në lidhje me fëmijët të dalë nga kjo martesë shih: Meir J.Kister: ''The Sons of Khadīja. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam. 16 (1993). f.59–95''</ref> Prej saj e kanë prejardhjen të gjithë pasardhësit e Muhametit. Hadixha, [[Ali ibn Abi Talib-i]] dhe [[Ebu Beqiri|Ebu Bekri]], [[Hilafeti|kalifi]] i parë pas vdekjes së Muhametit, ishin sipas traditës islamike myslimanët e parë.
 
=== Periudha e profetisë në Mekkë ===
Rreshti 102:
: „''a nuk e shohin ata se kemi bërë'' (në zonën e Mekkës) ''një qark të shenjtë që është i sigurtë, ndërsa njerëzit përreth saj rrëmbehen'' (me dhunë)?“ (29:67)
 
Dalja e tij hapur kundra fesë politeiste në Mekkë megjithë njohjen e shenjtërores qëndore të [[Gadishulli arabik|gadishullit arabik]] ([[Qabeja|al-kaaba-s]]) (''Qabesë''), dështimi i përpjekjeve të tij për t'iu afruar banorëve të qytetit të [[Taif-iTaifi|Ta'if-it]], shtypja e ndjekësve të tij në Mekkë dhe jo së fundi edhe vdekja e mbrojtësit të tij [[Ebu Talibi]]t dhe e gruas [[Hadixha bint Huvailid|Hadixha-s]] (rreth vitit 619) ishin arsyet e marrjes kontakt me banorët e [[Yathrib-i]]t si fazë përgatitore e „[[Hixhreti|hixhra]]-s“. Qytetarë me influencë të Yathrib-it, qytet i cili më vonë do të quhej „al-Madina“ (më saktë: „madīnat an-nabiy“, „''qyteti i profetit''“), i ofruan Muhametit dhe ndjekësve të tij, sipas ligjeve fisnore në atëhershme në fuqi, mbrojtje dhe siguri në qytetin e tyre duke e përcaktuar këtë në formë marrëveshjeje dikur rreth vitit 621–622. Në mënyrë retrospektive përshkruhet mërgimi për në Yathrib në disa vargje medinase të kuranit:
 
: „''në qoftë se ju nuk e ndihmoni'' (profetin), (ai e ka të sigurtë ndihmën nga Zoti), (se) ''Zoti edhe'' (atëherë) ''e ka përkrahur, kur të pafetë e dëbuan atë vetë të dytë'' (nga Mekka). (Atëherë) ''kur ata ishin bashkë në shpellë dhe kur ai'' (dmth. Muhameti) ''i tha shokut: mos u mërzit, Zoti është me ne!''“ (9:40)
Rreshti 109:
 
=== Ngjitja në qiell dhe „udhëtimi“ për në Jeruzalem ===
 
Historiografia islamike e pasuron periudhën profetike mekkanase me ''dy ngjarje të rëndësishme'', të cilat do të karakterizonin aktivitetin e Muhametit në përgjithësi në të ardhmen:
* [[Isra dhe miraçi|Ngjitja në qiell]] (al-miʿrāǧ) nga shenjtërorja e kaʿba-s (''Qabesë'') në ditën e 27-të të [[ramazani]]t, 18 muaj përpara shpërnguljes në Yathrib dhe
Line 131 ⟶ 130:
Këtë pasazh ekzegjeza e kuranit (''[[tafsir-i]]'') e ka pak të vështirë ta komentojë pasi në këto dy vende qëndronin në kohën paraislamike dy perëndi, [[Isaf-i]] dhe [[Na'ila]], të cilat ishte zakoni që të vizitoheshin („tavaf“).
 
Në Medinë u shtua edhe agjërimi gjatë festës së [[ashura]]-s së çifutëve, sipas kalendarit islamik më 10 të [[muharrem]]it; në këtë ditë bëhej agjërim, sipas zakonit çifut, nga perëndimi i diellit deri në perëndimin tjetër dhe jo si gjatë ramazanit, vetëm gjatë ditës. Nëse zhvendosja e të drejtuarit gjatë faljes (''[[kiblakible]]'') për nga Jeruzalemi ka marrë si shembull çifutët, kjo nuk është e sigurtë pasi edhe të krishterët e kishës orientale (''lindore'') luten në këtë drejtim.
 
== Aktivitetet ushtarake („ghazavât“-i) të Muhametit dhe ndjekësve të tij ==
Pas [[hixhra]]-s, (arratisjes nga Mekka në Yathrib-in e afërm që do të njihej më vonë si ''[[Medina]]''), Muhameti nuk ushtronte vetëm rolin e profetit por edhe atë të organizatorit shoqëror si dhe të udhëheqësit politik (dhe me kalimin e kohës të atij ushtarak). Gjatë muajve të parë pas hixhra-s, ai duket se e ka përmbajtur (''frenuar'') bashkësinë fillimisht të vogël myslimane (të përbërë nga të mërguarit nga Mekka, ''[[muhaxhir-ët]]'', dhe nga përkrahësit ([[Al-AnsarEnsarët|ansar]]) nga dy fiset e [[Banu Kaila-t|kaila-ve]]) nga konfrontimi me [[kuraish-itët]].<ref>Rudi Paret: ''Mohammed und der Koran. Geschichte und Verkündung des arabischen Propheten''. (Muhameti dhe kurani. Historia dhe zbulesa e profetit arab). Kohlhammer, 2001. f. 129</ref>
 
Pas [[hixhra]]-s, (arratisjes nga Mekka në Yathrib-in e afërm që do të njihej më vonë si ''[[Medina]]''), Muhameti nuk ushtronte vetëm rolin e profetit por edhe atë të organizatorit shoqëror si dhe të udhëheqësit politik (dhe me kalimin e kohës të atij ushtarak). Gjatë muajve të parë pas hixhra-s, ai duket se e ka përmbajtur (''frenuar'') bashkësinë fillimisht të vogël myslimane (të përbërë nga të mërguarit nga Mekka, ''[[muhaxhir-ët]]'', dhe nga përkrahësit ([[Al-Ansar|ansar]]) nga dy fiset e [[Banu Kaila-t|kaila-ve]]) nga konfrontimi me [[kuraish-itët]].<ref>Rudi Paret: ''Mohammed und der Koran. Geschichte und Verkündung des arabischen Propheten''. (Muhameti dhe kurani. Historia dhe zbulesa e profetit arab). Kohlhammer, 2001. f. 129</ref>
Kurani dëshmon për këtë me [[Vargjet e kuranit|vargun]] e mëposhtëm, ku duke vështruar në retrospektivë (''në të kaluarën''), në kohën e fillimeve të Muhametit dhe mërgimtarëve në Medinë, thuhet që myslimanëve u urdhërohet:
 
Line 180 ⟶ 178:
Shih edhe suren 5, vargun 41 dhe 52 dhe suren 8, vargun 58 përmbajtjen e të cilave ekzegjetët e lidhin me dëbimin e banū ʾl-naḍir-ëve ose me asgjesimin e banu kuraiza-ve.
 
Muhameti morri si plaçkë lufte ndër të tjera edhe [[RajhanaRejhane bint Zejd|Raijḥana]]-n, duke e pranuar atë si [[Konkubinati|konkubinë]] (''grua pa kurorë''). Ajo thuhet sipas disa burimeve të ketë pranuar fenë islame. Asgjesimi i banu kuraiza-ve, i paraqitur për herë të parë në historiografinë e shekullit të dytë islamik, ka lënë gjurmët e tij edhe në jurisprudencën islamike, në shqyrtimin e trajtimit të robërve të luftës dhe të pasardhësve të tyre.<ref>shih [[banu kuraiza-t]] në lidhje me të drejtën ndërkombëtare islamike</ref>
 
Me asgjesimin e banu kuraiza-ve u ekzekutuan edhe anëtarët e fisit me origjinë arabe të banu kilab ibn 'amir-ëve, aleatëve të banu kuraiza-ve. Njëra nga gratë e tyre, al-Nashāt-i (ose al-Shāt) bint Rifā'a, u martua me Muhametin por pak më vonë u mohua (''dëbua'') prej tij. Ndërkohë kur gratë dhe fëmijët e banu kuraiza-ve u lejuan të skllavërohen, nuk ka të dhëna për atë se edhe al-Nashat bint Rifa'a ishte skllave. Michael Lecker<ref>Michael Lecker është profesor i filologjisë arabe në ''Hebrew University'' në [[Jeruzalem]]. Shih: [http://micro5.mscc.huji.ac.il:81/JPP/homepage/] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20100404194331/http://micro5.mscc.huji.ac.il:81/JPP/homepage/ |date=4 prill 2010 }}</ref> nxjerr si përfundim se gratë arabe që ishin marrë rob në fortesat e banu kuraiza-ve, ndoshta nuk janë skllavëruar; nga ana tjetër ka mundësi, thotë Lecker, që anëtarët e fisit të tyre t'i kenë çliruar ato me pagesë.<ref>M. Lecker: ''On Arabs of the Banū Kilāb executed together with the Jewish Banū Quraiẓa.'' Në: ''Jerusalem Studies in Arabic and Islam'' 19 (1995). f. 69–70</ref>
Line 194 ⟶ 192:
 
=== El-Hudaibije dhe pushtimi i Mekkës ===
Në vitin e gjashtë pas mërgimit në Medinë u zhvilluan kontaktet e para të Muhametit me përfaqësuesit e kuraish-itëve nga Mekka; në mars 628 themeluesi i fesë bashkë me ndjekësit e tij bëri një udhëtim për në Mekkë për të kryer atje pelegrinazhin e vogël (''[[Umreja|'umra-n]]''), për të cilën mekkanasit arritën ta pengojnë duke rënë me të në ujdi për një marrëveshje me rëndësi në afërsi të kufirit me zonën e shenjtë të Mekkës, afër el-Hudaibijes. Kjo marrëveshje përmbante pesë pika të rëndësishme:
 
* Armëpushim për dhjetë ose (sipas disa burimesh të tjera) dy vjet;
Line 216 ⟶ 214:
Pas pushtimit të Haibarit (maj 628) Muhameti me tashmë 2000 ndjekësit e tij bëri në mars 629 udhëtimin për në Mekkë për të kryer (siç ishte përcaktuar në marrëveshjen e el-Hudaibijaes) pelegrinazhin e vogël (''umra-n''). Mekkanasit ishin larguar për tre ditë nga qyteti për të evituar të papritura të mundshme në shenjtërore. Pasi disa pjesëtarë të familjeve me influencë kishin konvertuar në myslimanë, ndër ta dy talentët ushtarakë [[Halid ibn al-Valid-i]] dhe [[Amr ibn el-As|'Amr ibn el-'As-i]], të cilët do të dalloheshin gjatë fushatave pushtuese pas vdekjes së Muhametit (shih artikujt [[Luftërat e ridda-s]] dhe [[Ekspansioni islam]]), pushtimi i Mekkës ishte vetëm çështje kohe. Në janar 630 ushtria myslimane e organizuar mirë u drejtua për në Mekkë si pasojë e shkeljes së marrëveshjes së lartpërmendur nga ana e mekkanasve<ref>''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 6, f. 147 ("Makka"): "A breach of the terms of this treaty by Meccan allies led to a great Muslim expedition against Mecca with some 10,000 men. The town was surrendered almost without a blow, and all the Meccans, except a handful who were guilty of specific offences against Muhammad or some Muslim, were assured their lives and property would be safe if they behaved honourably."</ref>. Muhameti u siguroi të gjithë atyre amnisti që nuk kishin marrë pjesë në qëndresën e armatosur kështu që Mekka u morr nga myslimanët gati pa gjakderdhje; 28 mekkanas u vranë në luftim kurse të tjerët u arratisën. Muhameti qëndroi dy ose tre jave në Mekkë, lau shenjtëroren (''[[Qabeja|kaaba-n]]'', Qabenë) si dhe hoqi dhe shkatërroi të gjitha statujat e perëndive si nga kjo shenjtërore ashtu edhe nga shtëpitë private. Në rrethinat e qytetit ai shkatërroi shenjtëroret e perëndive [[el-manât]] dhe [[el-'uzza]] dhe u bëri thirrje fiseve beduine të pranojnë fenë islame.
 
Fiset më të mëdha rreth Mekkës dhe [[TaifiTaif|al-Ta'if-it]] (''Thakif'' ose ''Havâzin'') u shfuqizuan në janar 630. Këta të fundit arritën të thyhen nga trupat myslimane vetëm me shumë zor në el-Hunain gjatë rrugës për në et-Ta'if, gjë për të cilën informon kurani vetë:
 
: „''Zoti ju ka ndihmuar'' (që megjithatë) ''të fitoni në shumë,'' (ashtu si) ''edhe në ditën e Hunain-it, atëherë'' (kur) ''turma juaj'' (e madhe) ''ju pëlqeu'' (duke ju bërë të vetësigurtë). ''Por ajo nuk ju vleu aspak, dhe ju u frikësuat e u brengosët. Dhe i kthyet shpinën'' (armikut, morrët arratinë). ''Pastaj Zoti çoi nga lart sakina-n të dërguarit të tij dhe besimtarëve dhe dërgoi'' (lart nga qielli) ''trupa'' (për t'ju ndihmuar) ''që ju nuk i patë me sy dhe i ndëshkoi të pafetë. Ky është shpërblimi për ata që janë të pafe.''“ (9:25–26)
Line 253 ⟶ 251:
 
== Pelegrinazhi i ndarjes dhe vdekja e Muhametit ==
Viti i nëntë pas „hixhra“-s (630–631) quhet në biografinë profetike të Muhametit „viti i delegacioneve arabe“ tek profeti në Medinë, të atyre që kishin marrë fenë islame. Nga fundi i janarit 632 Muhameti nisi pelegrinazhin (''haxhin'') e madh për në Mekkë, i cili do të hynte në histori si „pelegrinazhi i ndarjes“. Nga fillimi i marsit 632 ai mbërriti në Mekkë duke kryer atje me ndjekësit e tij pelegrinazhin, gjatë të cilit u përcaktuan të gjitha hollësitë e ceremonisë së pelegrinazhit dhe detyrimeve rituale duke përfshirë këtu edhe integrimin (''përfshirjen'') e riteve para-islamike. Siç thuhet në trashëgiminë islamike, sure 5, vargu 3 ka qenë pjesë e fjalës së famshme të Muhametit në malin [[Arafat-Mali i (mal)Arafatit|ʿArafat]], një lloj testamenti për ndjekësit e tij:
 
: ''Sot jua kam plotësuar fenë'' (kështu që aty s'mungon më asgjë) ''dhe e kam përkryer zemërgjerësinë time për ju, jam i kënaqur që keni si fe fenë islame'' (5:3)
Line 305 ⟶ 303:
Në „Chronica minora“ III., të „Corpus Scriptorum Christianorum Orientalium“ Muhameti konceptohet gjithashtu si prijës ushtarak:
 
: ''Në vitin 940 të Aleksandrit'' (dmth. 628–629) ''hynë [[Heraklios-i]] dhe bizantinët në [[Konstandinopoja|Konstandinopojë]]. Muhameti dhe [[arabët]] çanë nga jugu duke hynë në vend dhe nënshtruar atë.''
 
Edhe këtu del qartë se Muhameti këto fushata pushtimesh i ka organizuar dhe pjesërisht i ka kryesuar vetë. Që Muhameti e konsideronte veten si ripërtëritës i monoteizmit abrahamit, këtë e vërtetojnë edhe kronikat më të hershme kristiane të mesit të shekullit të 7-të. Ato përshkruajnë më tej se Muhameti ishte ai që „u prezantoi arabëve Zotin e Abrahamit“ (siç shkruan kronisti armen Sebeos) duke u dhënë atyre ligje të reja. [[Gjon bar Penkaje]], një murg në [[Mesopotamia|Mesopotaminë]] veriore, i cili ka shkruar, sipas të dhënave të veta, në „vitin e 67-të të sundimit të arabëve“ (dmth. 686–687):
Line 319 ⟶ 317:
[[Skeda:Mohameddemons2.jpg|parapamje|[[Afresko]] [[Gotika|gotike]] (ose e [[Rilindja|renaissance]]-s) në [[Basilika San Petronio|basilikën e San Petronio-s]] në [[Bolonja|Bolonjë]] me Muhametin e torturuar në [[Ferri|ferr]].]]
 
Qarqet intelektuale evropiane të mesjetës dispononin një sasi të konsiderueshme të dhënash konkrete mbi jetën e Muhametit. Të dhënat nga koha e sundimit të perandorit bizantin [[Heraklios-i|Heraklios]] bënin të mundur përcaktimin e datave biografike të sakta të tij. Pema [[Gjenealogjia|gjenealogjike]] [[miti]]ke e tij përcaktohej sipas linjës [[Hagari|Hagar]]-[[Ismaeli|Ismael]], gjë që përkonte me [[Gjenealogjia|gjenealogjinë]] islamike. Në lidhje me ambientin rreth Muhametit si dhe me kushtet në përgjithësi në Gadishullin Arabik ishin të disponueshme këto të dhëna: mungesa e strukturave politike (''shtetit''), luftëra dhe plaçkitje shiheshin si karakteristike për formën e jetesës, forma të ndryshme të [[Adhurimi i idhujve|adhurimit]] të [[Idhulli|idhujve]] si forma të shprehjes fetare (dmth. vetitë thelbësore të jetës fisnore arabe), si dhe vendosja e grupeve kristiane dhe çifute në Arabi. Mbi jetën e Muhametit para aktivitetit të tij profetik dihej se Mekka ishte vendlindja e tij, se ai ishte rritur si jetim i adoptuar nga prindër të tjerë, se familja e tij nuk bënte pjesë ndër familjet më me rëndësi në Mekkë, se në Mekkë bëhej tregti dhe se, duke pasur lidhje me këtë, gruaja e tij e parë ishte [[Hadixha]], gjë që e kishte çuar atë të bënte udhëtime të largëta. Mesjeta evropiane kishte informacione edhe për kontaktet e tij me persona të pasionuar fetarë që ishin mundësuar gjatë këtyre udhëtimeve, kështu për shembull mbi takimin legjendar të tij me [[Bahira]]-n dhe kontaktet e tij me [[Hanif-i|hanif-ët]]. Këto kontakte shiheshin si baza e lidhjeve që kishte zbulesa kuranike me temat biblike.
 
Emërimi i tij relativisht i vonë si profet gjithashtu dihej ashtu si dhe fakti se ai e kishte provuar këtë emërim pjesërisht si një presion të madh fizik dhe psikologjik dhe se ai e kishte perceptuar kryengjëllin Gabriel si sjellës të mesazheve hyjnore. Njohuritë se Muhameti e konsideronte veten si përçues ekskluziv (''i vetëm'') i mesazheve hyjnore ([[Latinishtja|latinisht]] ''missus, nuntius, legatus, apostolus''), si qenie thjesht njerëzore pa aftësi të mbinatyrshme, kjo përputhej gjithashtu me trashëgiminë islamike. Mbi karakterin e përgjithshëm të zbulesave fetare të tij dihej se përveç paralelizmave (''ngjashmërive'') me traditën e [[Dhjata e vjetër|dhjatës së vjetër]] dhe të [[Dhjata e re|re]], një rol qëndror luante [[monoteizmi]] (edhe në kontraditë antagoniste (''armiqësore'') me ambientin politeist), se në [[Gjyqi i mbramë|gjyqin e mbramë]] do të shpallej një gjykim dhe se rregullat hyjnore kishin të bënin edhe me botën e këtejme, kështu që në Evropën e krishterë kurani quhej shpesh si ''[[lex]]'' (lexo: ''leks'') (ligj).
Line 330 ⟶ 328:
 
==== Në kohën e re ====
[[Skeda:La.Vie.de.Mahomet.jpg|parapamje|leftmajtas|200px|Ilustrim i marrë nga ''La vie de Mahomet'' (Jeta e Muhametit) nga M. Prideaux, botuar në vitin 1699. Muhammedi paraqitet këtu me një shpatë dhe një gjysmëhënë në dorë ndërsa i vë këmbën globit, një kryqi dhe [[Dhjetë urdhëresat|dhjetë urdhëresave]].]]
 
Në fillim të kohës së re u vazhduan pa ndryshim vlerësimet negative teologjike si dhe përshkrimet fantastike të mesjetës. Në komentin e përkthimit të tij të ''Confutatio alcorani'' (Hedhja poshtë e kuranit) të fratit [[Domenikanët|domenikan]] Rikardit, [[Martin Luther]]-i e cilëson Muhametin si pjellë demoni (''djalli''), megjithëse përçmimi i tij për të nuk ishte aq sa për Papën, meqënëse Muhameti i luftonte hapur të krishterët nga jashtë. Një vlerësim më pak i njëanshëm shfaqet për herë të parë tek [[Humanizmi|humanistët]] francezë [[Guillaume Postel-i]] dhe [[Jean Bodin-i]], në ''Heptaplomeres''-in e tij. Një shekull më vonë kjo tendencë vazhdohet në ''Historia orientalis'' të orientalistit zvicerian [[Johann Heinrich Hottinger (i vjetri)|Johann Heinrich Hottinger]], megjithëse edhe ai vazhdon të përdorë shumë paragjykime kristiane.