Kisha Bizantine Italo-Arbëreshe: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 62:
Megjithatë, me ngritjen e Eparkisë së Ungrës çdo famullitë e katundëve arbëreshë u kthyen në ritin bizantin e origjinës, kështu që sot të gjithë pjestarët e Eparkisë praktikojnë tërësisht ritin lindorë. Përndryshe u bë me ngritjen e Eparkisë së Horës së Arbëreshëve, ku në veçanti nuk përjashtuan ritin latin në ato kishë dhe famullitë fillimisht të ritit bizantin-grek, aq se sot Eparkia ka një përbërës të vogël latin brenda saj, mbi të cilin ka juridiksion mbi ata eparkun bizantin dhe jo peshkopët vendas latinë (kurioz se shpesh latinët nuk janë siçilian, kështu si në përgjësi është, por vetë arbëreshët). Ndërsa për Abacinë e Grotaferratës e vetmja kishë përdorë po ritin bizantin.
 
=== Gjuhët liturgjike ===
Riti bizantin përfshin, midis veçorive të tij, përdorimin e gjuhës greke e vjetër të traditës (si dhe për të gjithë Kishat Lindore në të kaluarën dhe në një masë të madhe ende edhe sot) dhe, aty ku ruhet, të gjuhës arbërishte të atravet, të përdorur zakonisht në shërbesat liturgjike, të mbajtura dhe të transmetuara me besnikëri.
 
Tek riti, së bashku me gjuhën arbëreshe, janë të rëndësishme për arbëreshët rrobat liturgjike, të ngarkuar me simbole të krishtera, midis të cilave shumë janë të lashta dhe të prodhuara në vend (shek. XVIII)<ref>Për shembull, këto veshje u qepën dhe u morën, në modelin e veshjeve të mëparshme, disa prej të cilave kanë mbijetuar deri më sot, nga murgeshat dhe vajzat e Kulexhit/Kolegji e Shën Mërisë së Dhitrjës (''Collegio di Maria dell'Odigitria'') në Horën e Arbëreshëvet pranë Palermës.</ref>, natyrisht të ndryshme nga ato të veshjeve të përdorura në Kishë latine-romake. Eparku,

=== Kleri ===
Kleri i Eparkisë është peshkopikryesuar nga një epark, i cili emërohet nga Selia Papale dhe ka gradën e peshkopit. Eparku vesh të gjitha rrobat e shenjta të përshtatshme për prifterinjt, por në vend të fullonjit (''felònion-it'') ai përdor ''sàkos-in'', ''homophorion'' (humeral, një shall i lashtë i dallimit ceremonial i mbështjellë rreth shpatullave të tij), mitra, shkopi (''pastorali-ravhdes'') e mbingarkuar nga dy kokat e gjarprit të kundërta përballë njëra-tjetrës, një simbol i maturisë ungjillore; përveç kësaj, peshkopi përdor ''trikerio'' dhe ''dicheriodikerio'', shandanë liturgjikë me dy dhe tre qirinj të përdorur për bekimin solemn në ritin Papnor. Kur peshkopi nuk merr pjesë tek shrbesa, sepse merr pjesë te një meshë të ritit latin, ai gjithmonë mban veshjet e tij bizantine me ''mandìas'', një villë/vello të gjerë prej mëndafshi në formën e një manteli bishtor, përgjithësisht me një ngjyrë vjollcë të mbyllur në gjoks dhe mbi gjunjë.
 
Priftërinjtë (papa/papàs apo zoti/prifti) zakonisht mbajnë flokë të gjatë me bisht (tupi), veshjnë tonkën (veshja e zezë prifterake), zakonisht mbajnë veshjen tipike cilindrike të zezë (kamalafji), stollën dhe kanë mjekër të gjatë.
 
=== Liturgjin dhe festat ===
Për besimtarët arbëreshë pasuria e simbolikës së ritit bizantin nuk është asgjë tjetër veçse një mjet për njohjen e thjeshtë dhe të menjëhershme të Zotit. Liturgjitë e shenjta janë ato të shkruara nga Atrave e Kishës: ajo e Shën Vasilit për të parin e janarit, mbrëmjen para e Krishtlindjeve dhe Epifanisë (Ujët e pagëzuam) në fund të agjërimit, të dielave të Kreshmës dhe të Enjten dhe të Shtunën e Madhe; dhe atë të Shën Gjon Gojartit në raste të tjera.
 
Ngjarjet fetare janë të shumta dhe të ndryshme në çdo qendër arbëreshe, dhe zhvillohen gjatë gjithë vitit, por arrijnë kulmin e tyre në kremtimin e Javës së Madhe, një ngjarje fetare me një shpirtshmëri shumë të fortë, ngjarja më e madhe në kalendarin bizantin. Në fakt, i gjithë ligjërimi eskatologjik dhe çdo arsye për shpresë gjejnë justifikim në të, kështu si këndon himni i famshëm "''Christòs anèsti''" / "Krishti u ngjall":
 
"''Cristòs anèsti ek nekròn, thanàto thànaton patìsas, ketis en tis mnìmasin zoìn charisà menos.''"<br />"Krishti u ngjall Ai tue vdekur, ndridhi vdekjen e shkretë e të vdekurëvet te varret i dha gjellën e vërtetë".
 
== Referime ==