[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: Reverted
Rreshti 6:
| Datëvdekja =
| Vendvdekja =
| Kombësia = Arbër
| Profesioni = Prift, shkrimtar
}}
'''Gjon Buzuku '''ka qenë një [[Prifti|prift]] [[Kisha Katolike Romake|katolik]] [[shqiptarëtArbërit|shqiptararbër]] (vetëquhet ''arbënesh''). Ai jetoi në shekullin e XVI, vitet e sakta nuk dihen. Buzuku është autori i librit të parë të shtypur shqip që njihet. Ai e ka ndërtuar vetë, ashtu si e ka menduar, duke pasur si qëllim që të përmbushte disa synime, jo vetëm si meshar. ''[[Meshari]]'' nuk është libër i mirëfilltë liturgjik kishtar, largohet prej një tipi të tillë kanonik. Buzuku është idealisti i parë i librit shqip[[Gegërishtja|gegënisht]], i gjuhës shqipe.
 
== Jeta dhe vepra ==
Rreshti 19:
 
Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] që nuk i ka [[latinisht]]ja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesë [[shkronja]] të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të [[alfabeti cirilik|alfabetit cirilik]]. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve [[Dialekti|dialektore]] të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.
 
== Referimet ==
<references />
 
== Lidhje të jashtme ==
 
* [http://www.albasoul.com/letersia/Doreshkrime/meshari.htm Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut (1555)]
* [https://web.archive.org/web/20031226134330/http://www.shkoder.net/en/buzuku.htm Meshari në anglisht]
* [http://titus.uni-frankfurt.de/texte/etcs/alban/buzuku/buzuk.htm?buzuk001.htm Meshari i Gjon Buzukut]
* [https://wiki.shqipopedia.org/buzuku-gjon Gjon Buzuku - Shqipopedia]
* [https://forum.shqipopedia.org/threads/meshari-i-gjon-buzukut.572/ Meshari i Gjon Buzukut - Orgjinali në pdf - Shqipopedia]
 
== Referimet ==
<references />
 
{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}