Dallime mes rishikimeve të "Dobroshti"

10 bytes removed ,  1 vit më parë
v (→‎Burimet: Rregullim, zëvendësova: }1 → } duke përdorur AWB)
=== Arsimi ===
[[Skeda:FshatiDobrosht.JPG|parapamje|300px|Pamje nga fshati Dobrosht, 2005.]]
Në shkollën fillore qendrore "Faik Konica" të Dobroshtit, mësojnë 480 nxënës në dy ndërrime me 19 paralele, ku drejtor i shkollës është Qenan Nesimi. Kjo shkollë për herë të parë u ndërtua në vitin [[1926|1936]] ku mësimi është ndjekur në gjuhën sërbo-kroate. Është rindërtuar në vitin 2000 prej Shoqatës italiane "ICRM" në shumë prej 25 mijë euro, ku me 20 % të mjeteve financiare ka marë pjesë edhe shkolla. Më 13.11.2002 në Lagjen e Poshtme, solemnisht u inaugurua objekti i ri i shkollës lu do të mësojnë 117 nxënës në 5 paralele ; një fsohnjore, tri fillore dhe një të klasë e përzier në gjuhën maqedonase. Në praninë e shumë mysafirëve dhe sirtarëve eminent nga vendi dhe jashtë, solemnitetin e shpalli të hapur Ramadan Azemi- drejtor i shkollës fillore "Faik Konica". Në këtë solemnitet përshëndetën me fjalë rasti shumë personalitete të shquara si përfaqësues nga shoqatat e ndryshme donatore për ndërtimin e këtij objekti. Shkollën e re e lëshuan në përdorim Lorens Batler-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni dhe Ramadan Azemi drejtor i shkollës. Objektin e ri e kanë financuar Ministria e Arsimit të Republikës së Maqedonisë dhe donatorët USAID, IOM, CRS, UNCHR e të tjerë, të cilëve për kontributin e dhënë iu ndanë mirënjohje publike. Kjo godinë e re paraqet gëzim të madhpër vogëlushët e Lagjës së Poshtme të Dobroshtit, sepse mësimet do t'i vijojnë afër shtëpive të tyre. Gjithashtu me nder të veçantë i kujtojnë mësimdhënësit e parë si : Muhamet dhe Istref Mahmuti, Nexhat Pustina, Adile Pustina, Selajdin Qazimi, Enver Shala, Enver Murati, nga Dobroshti: Zelfi Aliti, Jakup Aliti, Menaf Elmazi, Kurtish Aliti, Jumni Elmazi, Selim A. Selimi, Bajram Jashari, Setki Azemi e të tjerë.<ref name=tetova.de/>
 
=== Sporti ===
 
Bashkëpunimi me komunën e Tearcës Bashkësia vendore e cila ka anëtarë të cilët janë thuajse të gjihtë me fakultete si dhe me tituj shkencorë, kanë dy këshilltarë komunal e i kanë të harmonizuara qëndrimet dhe kërkesat për të mirën e vetë fshatit, të cilën gjë e konfirmon edhe kryetari i kësaj komune Llokman Elezi, i cili deklaron: "Bashkpunimi me Bashkësine vendore dhe me komunën e Tearcës nëpërmjet këshilltarëve nga ky fshat janë shumë të mira, edhe pse fsahti Dobrosht i ka karakteristikat e veta. Për nevojat dhe kërkesat jetika i kanë të harmonizuara veprimet dhe qëndrimet që dëshmon se edhe Këshilli i bashkësisë vendore thuajse të gjitha projektet i koordinon në interes të ndërsjelltë, pra komunë-bashkësi vendore, që bashkërisht të ndihmojnë në të mirën e të gjithve edhe pse presin ende investime në rrafshin e infrastrukturës. Për të ardhmen shprehin dyshim, por prapëseprap ka shenja optimizmi se do të bëhet mirë nëse jetësohet Marrëveshja e Ohrit. Si shumë fshatra, edhe ky fshat me banorët e vetë shpresojnë në ditë më të mira".<ref name=tetova.de/>
 
<!-- == Historia == -->
 
== Shih edhe ==
=== Personalitetet ==
Anonymous user