[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.7
Rreshti 18:
Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në [[Presheva|Preshevë]] ([[1965]]), ndërsa diplomoi në Fakultetin Filozofik të [[Prishtinë]]s, Dega e Gjeografisë (1970). Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit dhe drejtonte revistën shkencore të studentëve Dituria. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Universitetit të [[Zagrebi]]t, ku magjistroi ([[1973]]), ndërkaq doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të [[Lubjana|Lubjanës]] ([[1977]]). Që nga viti [[1974]] ligjërues, docent dhe profesor i [[Demografia|demografisë]] në [[Universiteti i Prishtinës|Universitetin e Prishtinës]]; mban mësim edhe në studimet posdiplomike, ku udhëheq magjistrantë dhe doktorantë. Ka qenë shef i Seksionit të Gjeografisë dhe prodekan i FSHMN-së. Në vitin [[1996]] u zgjodh anëtar korrespondent i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]], ndërsa në vitin [[2000]] anëtar i rregullt. Sot është sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie. Mori pjesë në shumë tubime shkencore në [[Kosovë]] dhe jashtë saj, me kumtesa dhe diskutime. Në vitin shkollor 1981/82 qëndroi në Universitetin e Toulouse-it ([[Franca|Francë]]) për perfeksionim profesional dhe shkencor. Në vitin [[2001]] sërish qëndroi në këtë Universitet, në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité), dhe me atë rast mbajti një cikël ligjëratash për çështjen e Kosovës.Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra dhe më se 100 studime e artikuj në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë. Në vitet ‘90 të shekullit të kaluar ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare<ref>[http://www.gazetatema.net/2018/01/19/dossier-fronti-i-jugut-rrefimi-pas-27-viteve/]</ref>. Në periudhën [[1990]]-[[1995]] drejtoi një parti politike. Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ([[1992]]-[[1998]]) dhe anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e [[Londra|Londrës]] ([[1992]]), i Delegacionit kosovar në Konferencën e [[Gjeneva|Gjenevës]] lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës.<ref name="ashak.org">[http://www.ashak.org/?cid=1,24,30]</ref><ref>[http://illyriapress.com/fronti-i-jugut-rrefim-pas-27-vjetesh/ “Fronti i Jugut”: Rrëfim pas 27 vjetësh]</ref>
 
Hivzi Islami ishte kryetar i ASHA të Kosovës në periudhën 2011- 2014<ref>2011-2014</ref> dhe 2014-2017<ref>[https://telegrafi.com/hivzi-islami-kryetar-i-ri-i-ashak-ut/]</ref>.<ref>[{{Cite web |url=http://www.gazetaexpress.com/lajme/hivzi-islami-perseri-ne-krye-te-ashakut-68935/?archive=1] |title=Kopje e arkivuar |access-date=20 janar 2018 |archive-date=29 tetor 2019 |archive-url=https://web.archive.org/web/20191029020748/http://www.gazetaexpress.com/lajme-hivzi-islami-perseri-ne-krye-te-ashakut-68935/?archive=1 |url-status=dead }}</ref>
 
==Libra të botuara==