[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 66:
<ref>I. Azizi:Qëndresa shqiptare ndaj terrorit serb, Shenja, e përmuajshme mbarëkombëtare politike, ekonomike dhe kulturore, nr 92, dhjetor 2018, Shoqata Kulturore VIZIONI M, Shkup</ref>
 
Popullata e Kosovës, e Sanxhakut dhe viseve të ndryshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ndonëse u gjind nën sundimin e pushtuesit të ri nazifashist, e përjetuan këtë si lehtësim, madje edhe si shpëtim. Bashkimi i pjesës më të madhe të tokave shqiptare me Shqipërinë, u prit me një entuziazëm të madh nga popullsia shqiptare. Këtë bashkim, edhe pse erdhi si rrjedhojë e interesave strategjike të shteteve të Boshtit, shqiptarët, të cilët kishin përjetuar dhunë e terror të paparë, e konsideronin si çlirim kombëtar.<ref>Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 148</ref> Pra, pajtimi i shumicës së shqiptarëve me situatën e re të krijuar ishte si rrjedhojë e politikës gjenocidale që kishte zbatuar Mbretëria Jugosllave, përkatësisht pushteti serb. Ky diskriminim kishte arritur deri në ato përmasa, saqë te shqiptarët ishte krijuar bindja se cilido pushtues që do të vije, nuk mund të t’ishte më i egër se ai serb.<ref>I. Azizi: Si funksionoi Shqipëria natyrore gjat Luftës së Dytë Botrore. Nacional, gazetë javore, letrare dhe kulturore, e përditshme online Nr. 406, 17-24 mars 2019, Botim i “ nacional grup! Tiranë. fq 16.</ref>
Ndonëse Lufta e Dytë botërore mund të ishte një fat historik për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë Etnike e të kombin shqiptar, sepse shpërbëu Jugosllavinë versajase, aleatët nazifashist: Italia, Gjermani dhe Bullgaria e ndanë Shqipërinë Etnike në pjesë të interesit. Komitët bullgarë e grekë dhe çetnikët serbo-malazez në viset kufitare të [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipërisë Etnike]] skenuan vrasje e [[ploja]] mbi individët dhe masat shqiptare. Megjithatë, [[Masakra e Bihorit]], në Sanxhak, për nder të "Bozhiçeve serbe", në natën e [[5 janar|5]]/[[6 janar]]it [[1943]], mbetët masakra më e madhe në Ballkan gjatë Luftës së Dytë botërore. [[Çetnikët]] serbo-malazez të mbështetur në logjistikën e ushtrisë fashiste italiane, plaçkitën dhe i kallën me zjarr 82 fshatra shqiptare e boshnjake therën, pushkatuan dhe kallën në shtëpia rreth 4.600 shqiptarë e boshnjakë dhe morën me vete 251 vajzë dhe nuse të reja dhe të gjitha i masakruan. Me të vranë e të therët edhe në vise të Peshterrit, të Tutinit, të Pazarit etj., numri i të masakruarëve kalonte 6.000-shin. Reagimi i botës ndaj kësaj masakre ishte i ngjajshëm me reagimet për pastrimet e tjera nga popullsia myslimane në teritorin e ashtuqujturës "[[Korita e Ballkanit|Koritës së Ballkanit]]". Por kjo nuk është e tëra ka edhe shumë analiza dhe argumenta që vertetojne spastrimet etnike të boshnjakëve të Novi Pazarit dhe rretheve me popullsi etnikisht të pastër boshnjake dikur edhe shqiptare.
Lidhje e Sanxhakut me Serbinë është kujtesa për dhunën dhe gjenocidin serb mbi Sanxhakun iliro-bosnjak, sikurse qe mbeti edhe për shumicën shqiptare qe dikur jetuan në tokat stergjyshore të [[Sanxhakut të Nishit]].