Jahja Ballhysa: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.7
Rreshti 1:
'''Jahja Ballhysa''' ishte politikan shqiptar i shekullit të XIX dhe firmëtar i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës të Pavarësisë së Shqipërisë]] për qytetin e [[Durrësi]]t<ref>"History of Albanian People" Albanian Academy of Science.ISBN 99927-1-623-1</ref> dhe kryetar i [[Bashkia Durrës|Bashkisë Durrës]]<ref>{{cite web|url=http://www.bashkiadurres.com/content/view/9/9/lang,sq/|title=Mayors of Durrës|publisher=Durrës Municipality|accessdate=25 January 2011|archive-date=7 korrik 2011|archive-url=https://web.archive.org/web/20110707213309/http://www.bashkiadurres.com/content/view/9/9/lang,sq/|url-status=dead}}</ref>. Veprimtar i periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pasi kreu studimet në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën – Mitër (Kalabri) u kthye në vendlindje, në Durrës, ku u lidh me rrethet atdhetare të qytetit. Mori pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit të v.1909. Duke kapërcyer pengesat e autoriteteve xhonturke, hapi në Durrës klubin “Bashkimi” (1909) dhe u zgjodh kryetar i tij. Në shtëpinë e Jahja Ballhysës dhe me mjetet e tij financiare u hap shkolla e parë shqipe në Durrës. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të v. 1910-1912. Dha ndihmesë të vyer edhe në fushën e publicistikës, në mënyrë të veçantë, duke i bërë thirrje popullit të mbështeste kryengritjen e malësorëve më 1911. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28.11.1912. Jahja Ballhysa nënshkroi në emër të parisë së Durrësit peticionin që paritë e qyteteve kryesore të Shqipërisë më 12 korrik 1928 i drejtuan presidentit të ShBA Wilson, të cilit i kërkuan të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për të vënë në vend padrejtësitë e Traktatit të Londrës ndaj Shqipërisë. Në vitet 1922-1923 u vu në krye të forcave përparimtare të qytetit të Durrësit, u zgjodh kryetar bashkie nga opozita dhe u përfshi në lëvizjen e marsit 1922. Për këtë u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë nga qeveria e A. Zogut. Në revolucionin Demokratik të qershorit mbështeti qeverinë e Nolit. Vdiq në Durrës.<ref>"Fjalori Enciklopedik i Shqipërisë" Albanian Academy of Science.ISBN 978-99956-10-27-2</ref><ref>dokumentari tv -misteret e 28 nëntorit- dhe -nënshkruesit e deklaratës se pamvarësisë- te wkp</ref>
 
== Referimet ==