Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Pejës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.7
Rreshti 9:
[[Konaku i Jashar Pashes]] paraqet një shembull të zhvilluar të banesës qytetare, pjesë e një kompleksi me Kullën e Haxhi Zekës. Ndërtesa e tanishme është rindërtim i konakut të vjetër, i cili ishte i ngritur mbi bazën e murit të gurit, me hatulla, me mure të trasha qerpiçi në sistemin “bondruk”. Shtëpia ka bazë me dimensione prej: 19.50 x 13.80 m. Nga pikëpamja kompozicionale kjo shtëpi veçohet me praninë e një gjysmëkati në formë suterreni me tri kthina, e dy kateve me holl qendror dhe dy qoshqeve në katin e dytë. Gjysmëkati ka tri hyrje ndërsa në katet e sipërme qasja bëhet kah hyrja qendrore e theksuar me një lloj hajati nën qoshkun e katit të sipërm. Të dy katet zhvillohen rreth një holli të parregullt. Kati i parë ka tri dhoma dhe një qoshk ndërsa në katin e sipërm arrihet përmes shkallëve dykrahëshe, tek i cili holli zvogëlohet në dobi të një dhome. <ref>https://amck.eu/2019/09/09/kulla-e-haxhi-zekes/</ref>
 
[[Mulliri i Haxhi Zekës]] gjendet në pjesën veriore të qytetit, afër Tregut të Vjetër, Kompleksi i Mullirit, sipas të dhënave kadastrale të vitit 1934, ishte i gjerë 45 ari. Në aspektin kompozicional ai përbëhej nga mulliri, depoja e miellit, hambari, ahuri i kuajve dhe konaku, i cili përbëhej nga një shtëpi dykatëshe. Nga kompleksi i ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX kanë mbetur vetëm ndërtesa e mullirit dhe ajo e hambarit, të cilat dikur ishin të lidhura me urë dhe konaku i adaptuar për nevoja të banimit. Ky kompleks paraqet objektin e parë industrial të këtij tipi në Kosovë, me mekanizëm për bluarje të importuar nga Austria, i cili në fillim punonte me ndihmën e ujit e pastaj me anë të rrymës elektrike. Mulliri është i punuar në tri etazhe mbi bazë drejtkëndëshe (14x12x10 m). <ref>{{Cite web |url=https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=10 |title=Kopje e arkivuar |access-date=20 gusht 2020 |archive-date=20 gusht 2020 |archive-url=https://web.archive.org/web/20200820213534/https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=10 |url-status=dead }}</ref>
 
== Shih edhe ==