[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 4:
Prof. dr. Naser Ferri është lindur më 1955 në Pejë në Kosovë.Arsimin fillor dhe të mesëm e fitoi në vendlindje. Studimet e arheologjisë i ka filluar në vitin 1973. në Degën e Arkeologjisë në Fakultetin Filozofik në Zarë të Kroacisë, të cilat të njëjtin vit i ka vazhduar në Fakultetin Filozofik të Zagrebit<ref>https://www.uni-pr.edu/</ref>.
U diplomua në vitin 1978., ndërsa në vitin 1987. ka magjistruar.Në vitin 1988. në Degën e Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik në Zagreb i është aprovuar teza e disertacionit : "Rimski vojnički natpisi u Gornjoj Meziji", të cilin, për shkaqe objektive, si pasojë e ngajrjeve të luftës në rajon, nuk ishte në gjendje ta mbron në Zagreb dhe e ka mbrojtur në vitin 1997. në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. <ref>Naser Ferri: [http://hrcak.srce.hr/file/118575 Štovanje domaćih i uvezenih božanstava u nastambama i na javnim mjestima u rimskoj Dardaniji], Histria Antiqua, 20/2011</ref>
 
Në vitin 1979. kishte filluar punën në Sektorin e Arkeologjisë pranë Degës së Historisë së Institutit Albanologjik [3] në Prishtinë ndërsa nga viti 1998. kishte filluar të ligjëroi në Universitetin e Prishtinës, së pari në Fakultet Filozofik e pastaj në Fakultet të Edukimit, dhe në Fakultet të Filologjisë lëndët: Numizmatikë dhe epigrafi, Mitologji e përgjithshme (botërore), Mitologji Shqiptare, Histori e Etnologjisë, Gjuhë latine, Histori e kohës së vjetër, Histori e ilirëve, Histori e artit dhe Histori e Kulturës Shqiptare.
 
Që nga viti 2003. është Këshilltar Shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës<ref>http://www.institutialbanologjik.com/index.aspx?LID=2&SID=1&AID=1&Ctype=1&ACatID=1</ref>, ndërsa në vitin 2004. është zgjedhur Profesor i rregulltë në Universitetin e Prishtinës. Është autor i katër veprave shkencore në gjuhë shqipe dhe të një vepre shkencore në gjuhë kroate si dhe i rreth 100 studimeve shkencore dhe një numri të konsiderueshëm të artikujve, recensioneve e të ngjashme në gjuhë shqipe, kroate, italiane, gjermane dhe angleze.
Pos në revista shkencore në Kosovë, studimet e veta shkencore i ka publikuar edhe nëpër revista prestigjioze evropeiane: Arheološki Vestnik Ljubljana (Slloveni), Opuscula Archaeologica Zagreb (Kroaci), Histria Antiqua Pula (Kroaci), Živa Antika Skopje (Maqedoni e Veriut), Godišnjak CBI ANUBiH Sarajevo (Bonje e Hercegovinë), Tibiscum Caransebeş (Rumani), Dardania Wien (Austri), Classica et Christiana, editată de Centrul de Studii Clasice şi Creştine a Universităţii din Iaşi (Rumani), si dhe në shumë përmbledhje punimesh nga Konferencat dhe Simpoziumet Ndërkombëtare të mbajtura në: Pejë, Prishtinë, Prizren (Kosovë), Žalec(Slloveni), Bled(Slloveni), Pulla (Kroaci), Zagreb (Kroaci), Tiranë (Shqipëri), Split (Kroaci), Caransebeş (Rumani), Ferrara (Itali), Doha (Qatar) e tj.
 
Line 16 ⟶ 17:
Në vitin 2017. Prof. Dr. Naser Ferri ishte propozuar nga Instituti Albano¬lo¬gjik i Prishtinës me përkrahjen e kolegëve eminentë nga fusha e arkeologjisë nga Kro¬a¬cia, Italia e Rumania për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ko¬sovës (ASHAK), ndërsa në vitin 2019. po ashtu nga Instituti Albanologjik është propozuar për çmimin për veprimtari jetësore “Dea Dardanica” që e ndanë Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Kosovës.
Prej vitet 1999. deri më 2005. Prof. Ferri ishte anëtar i Redaksisë së revistës “Dardania Sacra” të Prishtinës, e nga viti 2013. i Redaksisë të revistës “Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike” të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ndërsa që nga viti 2019. është Kryeredaktor i kësaj reviste.
Jeton dhe vepron në Prishtinë. Politikisht është i paangazhuar.
 
==Lista e botimeve të veçanta==