Dallime mes rishikimeve të "Wikipedia:Kuvendi"

 
Përshëndetje, jam duke përkthyer artikullin e tramvajeve nga versioni Anglez i Uikipedia-s, por kam hasur në një problem: ka shumë terma të cilët nuk kanë përkthime 1:1 në shqip. Kjo është për shkak se në trojet shqiptare nuk kemi sistem të tillë transporti. Alternativa e vetme është përshkrimi me disa fjalë i këtyre objekteve/koncepteve, por kjo e bën artikullin të tingëllojë shumë të panatyrshëm, sidomos kur flitet për të njëjtën gjë disa herë. E vetmja mundësi tjetër që po më vjen në mend është shpikja e fjalëve të reja, por s'besoj se do të pranohej (+ kjo është punë e Akademisë kompetente, jo e ndonjë personi të panjohur në internet). Çka duhet të bëj në këtë rast? Po ashtu, kam edhe një pyetje: A është e mundur që të mbaj emrat origjinalë të organizatave dhe personave? Më duket pak i panevojshëm shkrimi fonetik i *çdo* fjale të huaj. --[[Përdoruesi:KushËshtëAi|KushËshtëAi]] ([[Përdoruesi diskutim:KushËshtëAi|diskutimet]]) 30 dhjetor 2020 18:25 (CET)
:{{ping|KushËshtëAi}} me të vertetë është një problem i madh mungesa e disa fjalëve në gjuhën shqipe. Megjithatë unë të sugjeroj që në fillim t'i përshkruash objektet/konceptet me disa fjalë dhe të vendosësh në kllapa ose një fjalë të përafërt në shqip, ose nëse nuk është e mundur, një fjalë të huaj, të cilën mund ta përdorësh më pas më poshtë në artikull, por gjithnjë duke e shkruar me shkrim të pjerrët. Shpikja e fjalëve të reja është ide e mirë, por nëse këto fjalë nuk kuptohen nga ata që kuptojnë shqip, atëherë s'kanë ndonjë vlerë. Sa i përket shkrimit të emrave të personave apo organizatave, në Wikipedian shqip ata shkruhen në gjuhën e tyre origjinale, përveç rasteve kur këta emra përmbajnë shkronja jolatine. --[[Përdoruesi:Olsi|Olsi]] ([[Përdoruesi diskutim:Olsi|diskutimet]]) 3 janar 2021 22:49 (CET)