[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 12:
 
Shumë nisma dhe përpjekje politike të deputetëve të Xhemijetit në [[Beograd]], kishin si qëllim që të mbronin pronat e mëdha të ish-çifligarëve osmanë, për këtë arsye kjo organizatë shpesh herë edhe quhej si njëlloj partie e “bejlerëve”. Mirëpo, deputetët e saj (si edhe deputetët e tjerë myslimanë nga Kosova, që i ishin bashkëngjitur formalisht radikalëve dhe demokratëve) , herë here kishin zhvilluar veprimtari politike dhe kishin bërë protesta, duke reaguar ndaj kushteve të përgjithshme të jetesës në Kosovë. Më 1921, deputetët myslimanë u ankuan në kuvend për dhunën policore dhe arrestimet arbitrare, duke pretenduar se policia në rajonin e Prishtinës: “E trajton popullsinë e pafajshme myslimane në një mënyrë që ta kujton inkuizicionin e mesjetës”. Në prillin e vitit të ardhshëm, në kongresin e tij të tretë, Xhemijeti, kërkoi publikisht nga qeveria që t’u lejonte refugjatëve që të ktheheshin në pronat e tyre të mëparshme. Para zgjedhjeve të vitit 1923, lideri i radikalëve, Nikolla Pashiq, shkoi në Shkup për t’i bërë për vete politikanët e Xhemijetit. Ata kërkuan hapjen e shkollave shqipe, kështu që me atë rast u bënë edhe premtime të përgjithshme nga pala serbe ; kur u numëruan votat, u konstatua se radikalët mund të formonin qeverinë vetëm me përkrahjen e Xhemijetit dhe të Partisë së Gjermanëve Etnikë; këtë përkrahje ata e siguruan; premtimet e dhëna nga Pashiqi për të drejta të shqiptarëve nuk u përmbushen kurrë. Në fund të po atij viti, në shtator, Xhemijeti dërgoi një kërkesë formale që të ndalej programi i kolonizimit, por kjo kërkesë u injorua. Më në fund, më 1925, deputetët e Xhemijetit votuan kundër buxhetit kur morën vesh se asnjë nga kërkesat, e parashtruara prej tyre (mbi të gjitha, shkollat shqipe) nuk ishte miratuar. Që atëherë, marrdhëniet e Xhemijetit dhe radikalëve u keqësuan me shpejtësi. Politikani më i shquar i Xhemijetit, Ferat Draga, dëshironte t’i ndërpriste marrëdhënjet me të menjëherë. Një vit më parë, ai ishte ankuar për terrorin serb të ushtruar në Kosovë, duke përfshirë edhe kërcënimin me vdekje kundër tij. Tashti ai vendosi që ta bënte Xhemijetin një pjesë përbërëse të aleancës së opozitës anti Beogradase, me ç’rast edhe vizitoi Kongresin e Partisë Popullore fshatare Kroate- e cila ishte forca më e madhe e politikës kundërcentraliste në vend, në teritorin e vitit 1924. Ndërkaq, një fraksion i Xhemijetit, refuzoi ta përmbushte politikën e tij kështu që partia u përça. Nga fundi i vitit 1924, Pashiqi dërgoi njeriun e tij më të besueshëm, Punisha Raçiq, në Kosovë që ë takohej me zyrtarë vendës serbë, si dhe për të përgatitur kushtet paraprake për një fushatë opstrukcioni dhe frikësimi, me qëllim që të shkatërrohej Xhemjeti në këtë rajon. Në janar të vitit 1925, dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, u arrestua Ferat Draga, së bashku me aktivistë të tjerë të dalluar, duke përfshirë edhe gazetarët e revistës së Xhemjetit në gjuhën turke, ”Hak”, në prag të zgjedhjeve, Ferat Draga u dënua me 20 vjet burgim. Më pas pasi u lirua nga burgu dhe u ftua në Beograd që të bënte një ujdi politike me Pashiqin; por asgjë s’doli nga kjo marrëveshje, kështu që në vigjilje të zgjedhjeve të reja, më 1927, ai u burgos sërish dhe u dënua edhe një herë me 20 vjet burgim. Partia e Xhemijetit u dobësua nga ky sulm, si dhe nga përçarjet e brendshme, u shthur dhe pushoi së ekzistuari si forcë politike. Revista "Hak" pushoi së botuari; u arrestuan edhe disa liderë tjerë, të kësaj partije, kurse një ndër intelektualët e spikatur të kësaj kohe, [[Nazim Gafurri]], u vra gjatë majit të vitit 1927, me siguri për shkak se kishte kritikuar publikisht metodat e kërcënimit që u zbatua gjatë zgjedhjeve lokale nga zyrtarët serbë.
 
=== Zgjedhjet e vitit 1923 ===
Në zgjedhjet parlamentare të [[Mbretëria Jugosllave|Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve]], Xhemijeti morri 71,453 vota ose 3.3% të votave, që rezultuan në 14 deputetë. Këto deputetë ishin të gjihtë të besimit islam, ndërkohë 10 deputetë deklaroheshin si [[Shqiptarët|shqiptarë]], ndërsa nga dy si [[Serbët|serb]] dhe [[Turqit|turq]]. Dy shqiptarë të tjerë gjendeshin në listën e Partisë Radikale.<ref>{{Cite book|title=Statistika izbora narodnih poslanika kraljevine Srba, Hrvata i Slovenaca održanih 18 marta 1923. godine|last=Kostiç|first=Laza|publisher=Državna Štamparija|year=1924|isbn=|location=Beograd|pages=|language=sr|url=http://www.dlib.si/details/URN:NBN:SI:DOC-H7YACKNJ}}</ref>
 
==Aktiviteti i Xhemijetit==