[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.7
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 43:
== Historia ==
Në gastrën e quajtur Gavran ka ekzistuar edhe nji vendbanim , emri i të cilit nuk dihet. Supozohet se është vendbanim i xehtarëve gjatë kohës së eksploatimit të të xehes në Gllamë.
Sipas disa thënieve,(cito burimin e të dhënave?!) thuhet se në fshatin Depcë, të Kosovës Lindore, ana e Preshevës ekzistonte si vendbanim Gjinaj, tani lagje. Këta kanë bërë tregëti me Novobërdën. Për të qenë më afër tregut, si dhe kushteve më të mira për jetë ata tërhiqen nga ai vendmbanim dhe vendosën në tritorin e sotëm të Gjilanit, i cili në at kohë ishte livadhe, por që ishte i përshtatshëm për bujqësi, sidomos për blegtori. Në bazë tëkëtyre e ka marrë edhe emrin<ref name="Jusuf Osmani 2004">Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 81. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,</ref>.
Në Defterin osman të vitit [[1455]], thuhet se ky vendbanim ka patur 41 shtëpi,<ref>Vendbanimet e Kosovës Leksikon (2018) Vëllimi i I, Qendrat Urbane. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë. fq. 235</ref> ndërsa sipas defterit kadastral të vitit [[1566]]-[[1974]], kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhë përshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit [[Depca|Depcë]] të komunës së [[Presheva|Preshevës]], por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thotë se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga [[Artana]] (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin.<ref>Vendbanimet e Kosovës Leksikon (2018) Vëllimi i I, Qendrat Urbane. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë. fq 235</ref>