Lidhja e Pejës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 1:
('''Lidhja e Pejës'' ishte nga [[23 janar]] [[1899]] - [[maj]] [[1900]]).
 
Në fund të [[shekulli XIX|shekullit 19-të]] tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i [[Maqedonia|Maqedonisë]], kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Aty morrën pjesë rreth 500 përfaqsues nga shumë vise shqiptare.Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit [[1896]]. Takimi i parë u mbajt në mars [[1897]] në [[Gjakova|Gjakovë]] kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër në [[Peja|Pejë]] ku morën pjesë 500 veta pas së cilës [[Stambolli]] intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen.
Më [[23 janar]] [[1899]] nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të [[Manastiri (Qyteti)|Manastirit]] dhe të [[Janina|Janinës]]. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill '''Lidhja e Pejës''' ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar [[Haxhi Zeka|Haxhi Zekën]]. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe [[Besa (betim)|Besa]] për një vjet.
 
Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë. Në maj [[1899]] përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në [[Prizreni|Prizren]] u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.
 
==Rrethanat e brendshme dhe të jashtme politike në pragun e themelimit të Lidhjes (1898)==
 
Gjatë vitit 1898, ndërsa Porta e Lartë vazhdonte të shtypte me të njëjtën ashpërsi lëvizjen shqiptare, atdhetarët rilindës e shtuan veprimtarinë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit, për bashkimin dhe organizimin e tij në qëndresën kundër sunduesve osmanë. Më 1 janar të vitit 1898 shoqëritë atdhetare të mërgimit (Komiteti i Stambollit, Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit, “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt, Shoqëria “Dëshira” e Sofjes dhe Shoqëria Kombëtare Shqiptare e arbëreshëve të Italisë) botuan një thirrje të përbashkët me titullin “Në emër të popullit shqiptar”, që u drejtohej qeverisë së Stambollit dhe Fuqive të Mëdha. Në thirrje dënoheshin intrigat e shteteve fqinje në Shqipëri, pretendimet e tyre aneksioniste ndaj vilajeteve shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, si edhe politika e verbër e Portës së Lartë, që u kishte lejuar grekëve, serbëve e bullgarëve të hapnin kisha e shkolla në vilajetet shqiptare dhe u kishte bërë atyre lëshime të njëpasnjëshme politike në dëm të Shqipërisë.
 
Line 28 ⟶ 27:
 
==Kuvendi i Pejës dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare (23-29 janar 1899)==
 
Në këto rrethana të ndërlikuara rifilluan përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhjeje të re, e cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do t’i udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për çlirimin e saj.
 
Line 195 ⟶ 193:
Në fundin e vitit 1900 Lidhja e Pejës u shtyp pa arritur të përmbushte detyrat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithatë, ajo la mbresa të thella në ndërgjegjen e popullit dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në organizimin e mëtejshëm të luftës së armatosur kundër sunduesve osmanë.
 
== Shiko edhe këtë ==
* [[Lidhja e Prizrenit]]
* [[Lidhja e Dytë e Prizrenit]]
* [[Lidhja e Lezhës]]
 
==Lidhje të jashtëme/Burimi i të dhënave==
Line 204 ⟶ 202:
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
 
 
{{his-cung}}