[[Skeda:LocationSouthAmerica.png|parapamje|Pozicioni i Amerikës Jugore]]
[[Skeda:South_America_satellite_orthographic.jpg|parapamje|250px|right|Amerika Jugore: Pamje satelitore]]
'''Amerika Jugore''' është me një sipërfaqe prej 17.843.000 [[Kilometër katror|km²]] dhe një [[popullsia|popullsi]] prej 355.070.540 banorësh, [[kontinenti]] i katërt më i madh i [[Toka|tokës]].
Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të [[Amerika (kontinent)|Amerikës]]. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, [[Oqeani Atlantik|Oqeanit Atlantik]], në lindje dhe [[Oqeani Paqësor|Oqeanit Paqësor]], në perëndim. Është i vetmi kontinenticili i afrohet më shumë [[Antarktiku]]t – 1000 km. Ekuadori e ndan në dy pjesë jo të barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i ngjan shumë kontinentit të [[Afrika|Afrikës]].Afrika dhe Amerika Jugore kane qene nje e vetme.Kur toka levizi me nje grade drejt diellit Amerika Jugore u nda nga Afrika dhe njera pjese mbeti Amazon ndersa tjetra Sahara.Me pas Meksika u bashkua me Ameriken Jugore.
Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me [[Kanali i Panamasë|kanalin e Panamasë]] dhe detin e karaibeve, ndërsa [[Oqeani Atlantik]] e lidh me [[Afrika|Afrikën]] dhe [[Evropa|Evropën]]. Amerika Jugore bashkë me [[Amerika e Mesme|Amerikën e Mesme]] ndryshe quhet [[Amerika Latine]], për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.
== Relievi ==
Relievi i Amerikës Jugore është shum i ngjashëm me relievin e Amerikës Veriore. Në relievin e Amerikës Jugore dallojmë tri tërësi natyrore: Malet [[Andet|Ande]], Ultësirat Qendrore dhe Pllajat e Guajanës, Brazilit dhe pllajën e Patagonisë.
* Andet (Kordileret) janë vargmale të rrudhosura të cilat kanë shtrirje përgjatë bregdetit perëndimor të Oqeanit Paqësor në një gjatësi prej 7200 km.
Andet janë mjaft labile dhe njëherësh janë zonë vullkanike.
Vullkane aktive dhe më së shumti të shuara ndërmjet Kolumbisë dhe Ekuadorit. Vullkani më i njohur është [[Chimborazo]]. Anët lindore të Andeve janë të pasura me minerale, ndërsa në Andet veriore janë të vendosura vendbanimet me lartësi më të madhe mbidetare në botë.
[[Chimborazo]] është maja më e lartë malore në [[Ekuadori|Ekvador]], me një lartësi 6,267 metra, vullkan i shuar, ju takon vargmaleve të [[Andet|Andeve]].
Sipas disa gjeografëve , Chimborazo është maja më e lartë në botë (nëse llogaritet lartësia nga bërthama e Tokës, e jo lartësia mbidetare). Kjo është për shkak se Toka nuk është krejtësisht sferike, por është e zgjeruar në ekuador dhe e shtypur në pole. Për shkak të zgjerimit (i cili arrin rreth 20 km) maja Chimborazo e cila ndodhet pothuajse në ekuator, e që është më larg nga bërthama e Tokës - mesi i Tokës se sa Mali Everest. Edhe majat e tjera të larta malore janë më larg nga mesi i Tokës se sa [[Mali Everest]].
[[Aconcagua]] (në gjuhën spanjolle Cerro Aconcagua) është një mal në Argjentinë jo larg nga kufiri me Kilin me majën me të njejtin emër Ande 6.960 metra në hemisferën jugore.
* Ultësira Qendrore
* Fusha e Orinokos
* Fusha e Amezonit
* Fusha Grand Çakos
* Fusha e La Platës
* Rrafshnalta e Guajanës
* Pllaja e Brazilit
* Rrafshnaljta e Patagonisë
== Klima ==
* Zona e klimës ekuatoriale
* Zona e klimës subekuatoriale
* Zona e klimës tropikale
* Klima subtropikale
* Zona e klimës mesatare
Tempreatrurat mëtë ulëta janë shunuar në Sarmiento në Argjentinë prej -33 gradë celsius. Ndërsa ato maksimale në Rivadavia (po ashtu në Argjentinë prej 49 grdaë celsius.
Më së shmti të reshura në Amerikën Jugore bien në Quibdo të Kolumbisë prej 899 mm, ndërsa më së paku të reshura bien në Arica të Kilit prej vetëm 0.08 mm të reshura në vit.<ref>Svijet, Skolkski Atlas Robert. Davids.Nacionalna sveucelisna knjizica Zagreb. ISBN 912 44 (0785) faqe 94</ref>
== Hidrografia ==
[[Amazoni (lum)|'''Amazoni''']] (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazoni rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonit gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perëndimor. Amazoni i ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazoni bashk me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonit me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazoni bartë emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në second (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s). Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazon e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana në vitin 1542.Amerika jugore, dallohet me rrjet shumë të zhvilluar dhe të pasur lumor.
|