[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v heqje e ma
Rreshti 7:
U lind në Gur të Bardhë të trevës së Matit, u shkollua në [[Kolegji Ilirik|Kolegjin Ilirik]] të Loretos dhe më pas u urdhërua prift në Kosovën dhe Maqedoninë e kohës, asokohe në provincën kishtare të Serbisë nën jurisdiksionin kishtar të Arqipeshkvisë së Tivarit.<ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" />
 
Në Kosovë ra në kontakt me françeskanët e Bosnies, kontakt që vite më vonë i shërbeu sprovave të tij politike për të mbështetur kryengritje shqiptare ndaj [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Më 1599 u emërua Vikar i Përgjithshëm i provincës së Serbisë, post që e mbajti për shtatëmbëdhjetë vjet. Sipas [[Robert Elsie|Elsie]], petku fetar i tij nuk ishte gjë tjetër përpos një mbuloje për synimet politike që kishte ndaj gjendjes gjeopolitike të viseve shqiptare. Ai ra në kontakt me domenikanin dhe hospitalierin Franjo Antun Brtučević ([[Gjuha italiane|it]]. Francesco Antonio Bertucci) si dhe me kryengritësit shqiptarë.<ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" />