[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
File
vNo edit summary
Rreshti 3:
'''Graham Greene''' (lexohet Graham Grin, 2 tetor 1904 – 3 prill 1991), ka qenë një prej prozatorëve më të rëndësishëm anglezë të shekullit XX. Shkrimtar po aq i vlerësuar nga kritika sa ç'ishte dhe popullor, Grini u pat cilësuar nga shkrimtari tjetër i njohur anglez, Kingsley Amis: "deri në momentin kur vdiq, ai ishte shkrimtari ynë më i madh."<ref>[https://www.theguardian.com/books/2004/sep/18/classics.grahamgreene Zadie Smith on the genius of Graham Greene], The Guardian, 18 shtator 2004</ref>
 
Grini pati shkruar romane, novela, tregime, drama, ese, shënime udhëtimi si dhe shumë skenarë filmash. Filmi me skenar të tijin origjinal, ''The Third Man'' ("I treti"), me regji të Carol Reed-it, konsiderohet sot një klasik i kinematografisë. Një pjesë e madhe e romaneve të tij janë kthyer në filma, përfshirë "Amerikanin e qetë," "Komedianët," "Shkëmbi i Brajtonit".<ref name="mcgowin">[http://www.eclectica.org/v8n4/mcgowin_greene.html Graham Greene, The Major Novels: A Centenary] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20140127085400/http://www.eclectica.org/v8n4/mcgowin_greene.html |date=27 janar 2014 }} by [[Kevin McGowin]], ''[[Eclectica Magazine]]''</ref>
 
Grini e ndau krijimtarinë e tij në letërsi fiksionale në dy grupe, në romane serioze dhe në të ashtuquajturat zbavitje, "entertainments", romane kryesisht të zhanrit thriller, një pjesë e të cilave kishin dhe aspekte komike.