[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Haxhi aliu4.jpg|parapamje|150px|[[Shpella e Haxhi Aliut]]]]
'''Haxhi Ali Ulqinaku''' ose shkurt '''Haxhi Aliu''' (1569 – 1625) ka qenë [[kapiten]] [[detar]] [[ulqinak]] me emër në [[Deti Mesdhe|Mesdhe]].
 
== BiografiaJeta ==
U lind në [[Ulqin]] rreth vitit [[1569]], por origjinën e kishte nga [[Arbëreshët|shqiptarët e Kalabrisë]]. Në vitet [[1587]]-[[1593]] kreu shërbimin ushtarak në Forcat Detare osmane. Gjatë viteve [[1594]]-[[1597]], vazhdoi studimet në shkollën ushtarake të Detarisë në [[Stamboll]]. Disa vite shërbeu në Flotën Detare Ushtarake të [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] në [[Mesdhe]]. Në ato kohë Mesdheu rrihej kryq e tërthor nga [[piratët]] e huaj: [[italianët|italianë]], [[grekët|grekë]], [[portugezët|portugezë]], [[spanjollët|spanjollë]] e [[francezët|francezë]] që popullli i njihte me emrin ''“frëngj”''. Pikërisht të njëjtën gjë rrëfen edhe misionari [[italian]] ''De Camilis'', udhëtues në brigjet tona e gati në gjithë [[Mesdheu]]n. ''“Gjatë udhëtimit tim në këto vise nuk hasa pengesa , megjithëse Deti Mesdhe gjatë asaj kohe ishte plot me piratë”'' - do të shkruante ai, për udhëtimin e tij në brigjet tona. Bëhet fjalë për vitin [[1668]], kur ''[[De Camilis]]'' udhëtoi nga [[Italia]] për në [[Dhërmiu|Dhërmi]] e [[Himarë]], ku edhe shërbeu si misionar.
 
[[Skeda:Shpella e Haxhi Aliut..JPG|thumb|150px|'''''[[Shpella e Haxhi Aliut]]''''' |lidhje=Special:FilePath/Shpella_e_Haxhi_Aliut..JPG]]
 
Në vitet [[1609]]-[[1624]], në [[Gadishulli i Karaburunit (Shqipëri)|gadishullin e Karaburunit]], Haxhi Aliu u vendos së bashku me te birin dhe dy testana (anije me vela), që përdoreshin nga detarët [[shqiptarë]] në [[shekulli XVI|shekujt XVI]]-[[Shekulli XVIII|XVIII]]. Luftoi kundër [[Ushtria franceze|Ushtrisë franceze]] e [[venecianët|veneciane]] që kërkonin zotërimin e brigjeve të [[Adriatiku]]t e [[Joni]]t. Në të dy anët e [[Karaburuni]]t, Haxhi Aliu bashkëpunoi me kapedanët himariotë të [[deti]]t dhe me barinjtë vendas kundër piratëve të huaj që sulmonin këto brigje. Pylli i Karaburunit ishte furnizuesi i [[Haxhi AliutAliu]]t me lëndë druri për ndërtimin e anijeve luftarake, anije, të cilat me veprimtarinë e tyre ishin përqendruar kryesisht në mezokanal. Sipas gojëdhënave, Haxhi Aliu me anijet e tij të shpejta rrihte brigjet veriore të [[Afrika|Afrikës]] deri në [[Egjipti|Misir]] e [[Spanja|Spanjë]].
 
Rreth viteve [[1623]]-[[1624]], në brigjet e [[Otranto]]s u ndesh me anijet e [[Republika e Venedikut|Venedikut]] dhe të [[Anglia|Anglisë]], në një ekspeditë ushtarake të pabarabartë, e cila kishte për qëllim eleminimin e të gjithë piratëve nga brigjet e Mesdheut. Megjithëse ata ishin të shumtë e të pajisur me mjete të fuqishme lundrimi, Haxhi Aliu u rezistoi dhe ata nuk arritën ta thyenin apo ta zinin rob. Kjo qëndrese ndaj një fuqie të tillë u përhap gojarisht brez pas brezi. Pleqtë tregonin se shumë shtete e ndiqnin për ta vrarë këtë pirat dhe shoket e tij. Çdo dimër në Ulqin e [[Tivar]] bëheshin kaq dasma, martoheshin kaq vajza të varfra me ndihmën e Haxhi Aliut.
 
Megjithë trimërinë që kishte dhe zotësinë e rrallë në njohjen e [[deti]]t, fati i tij nuk kishte vendosur që ta thyente atje ku ai kaloi shumicën e betejave. Ishte vera e vitit [[1625]] dhe barinjtë kishin dalë në male me kopetë e tyre. Karaburuni kishte mbetur pa njeri ato ditë dhe Haxhiu ndodhej në det. Aty ai do të ndeshej me disa anije, të cilat ishin superiore në numër e në njerëz. Aliu arrin që të çajë rrethimin dhe e çon anijen afër [[bregu]]t duke arritur kështu që të zbriste në tokë. Megjithatë edhe piratët e vazhduan ndjekjen pa u shkëputur asnjë çast. Beteja që ndodhi në det u pasua nga ajo në tokë, në të cilën Haxhiu u vra tek vendi i quajtur “[[maja e Frëngut]]”. Kur u mësua lajmi i zi, barinjtë derdhën lot, sepse u kishte vdekur shpata e mburoja e brigjeve shqiptare. Në vjeshtën e atij viti, barinjtë vendas në shenjë zie, respekti e nderimi u hoqën bagëtive zilet e këmborat, gjë që ndodhte rrallë në këto anë , veç në ndonjë gjëmë të madhe. Heshtja mbuloi [[Karaburuni]]n, por jo zemrat e banorëve vendas, të cilët e përjetësuan Haxhi Aliun trim në këngët e tyre. Që nga ajo kohë nga detarët e bë zakon që kur kalonin afër shpellës, i binin sirenave të anijeve, hidhnin në det [[buka|buke]] e shishe me vaj në kujtim të Haxhi Aliut. Ishte hapur fjala se e kishte [[varri]]n në [[Ishulli]]n e [[Sazani]]t, por gojëdhënat thonë se varri i tij ndodhet në det të hapur, aty ku nxin fundi i detit midis Kepit të Karaburunt dhe ishullit të Sazanit. Ekziston [[Shpella e Haxhi Aliut]] dhe flitet për varrin e tij dhe të birit të tij në ishullin [[Sazani|Sazan]].
Ekziston '''''[[Shpella e Haxhi Aliut]]''''' dhe flitet për varrin e tij dhe të birit të tij në ishullin [[Sazani|Sazan]].
 
== Referime ==
 
[[Kategoria:Ushtarakë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Ulqini]]