[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 19:
 
[[Skeda:WilhelmPrinceAlbania.jpg|parapamje|majtas|250px|Princ Vidi në fronin e Shqipërisë]]
Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë<ref>{{Cite web |url=http://licodu.cois.it/547/view |title=Albania {{!}} Costituzione {{!}} Generale {{!}} Statuto organico d'Albania 1914<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën --> |accessdate=8 nëntor 2011 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20120227135048/http://licodu.cois.it/547/view |archivedate=27 shkurt 2012 |url-status=dead }}</ref>, (ligji i parë themelor i shtetit shqiptar), i cili u përgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në [[Londra|Londër]] më 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 të këtij Statuti, shqipëria shpallej:”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. . . Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipëria ndahej në 7 [[Sanxhaku|sanxhaqe]] (prefektura), të cilat ndaheshin në [[Kazaja|kaza]] (nënprefektura) dhe kazatë në [[nahije]] (komuna). Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të shtetit, përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, të financave, të drejtësisë, të arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike.
 
Me tu vendosur në fronin e Shqipërisë, princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar të vendit, atë të largimit të trupave greke nga Shqipëria e jugut dhe të vendosjes së administratës shqiptare në këto vise . Por qysh në fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur të mbronte deri në fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Për të zgjidhur këtë çështje ai hyri në bisedime me qeverinë”vorio-epirote” të shpallur në Gjirokastër. Dhe për këtë qëllim Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm për shqipërinë e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare. Ky shkoi në Korfuz dhe më 10 mars zhvilloi bisedime me përfaqësuesin e”vorio-epirotëve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitë e Mëdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje, u premtoi grekëve disa të”drejta të veçanta”për popullsinë e”Epirit të Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrësit/e Turhan Pashës/poashtu nuk e pranoi këtë kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundër çdo lloj autonomie për krahinat e jugut.
Rreshti 77:
"Regjenca" e Parë, 1920-1925 Periudha nga Kongresi i Lushnjës që rinjohu formën monarkike të shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit.
Me largimin e '''Princ Vidi'Vidit''t nga [[Durrësi]], për [[Shqipëria|Shqipërin]]ë do të vijojnë 6 vite të gjata lufte, kaosi, rrëmuje, pushtimesh, dhe rreziku për zhdukje nga harta e Ballkanit. Hapin vendimtar për t‘i dhënë fund këtij kaosi dhe rreziku që po bëhej real, e ndërmori Kongresi i Lushnjës, me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Ndër të tjera, Kongresi vendosi që, duke ruajtur regjimin monarkik, deri në kthimin e Princ Vidit ose vendosjen e një Mbreti tjetër, të krijohej një organ regjence, i quajtur Këshilli i Naltë i Regjencës, që përbëhej nga 4 anëtarë, nga një për secilin komunitet fetar të vendit. Ky sistem vijoi të funksiononte, megjithëse me disa dorëheqje apo ndryshime të parakohshme, deri në janar të vitit 1925. Po ashtu, në këtë kohë vlen të përmendet fushata elektorale dhe zgjedhjet e para parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri në pranverën e vitit 1921.
 
== Shiko edhe ==