Mustafa Kruja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 11:
 
=== Pavarësia ===
Ishte veprimtar aktiv i [[Kryengritja e vitit 1912|Kryengritjes së 1912]] si sekretar i çetave të [[Abdi bej Toptani|Abdi bej Toptanit]].<ref name=":1" /> Me [[Neki Ruli|Neki Rulin]], Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe [[Sali Nivica|Sali Nivicën]], priti në Durrës përfaqësuesit e [[Peja|Pejës]], [[Gjakova|Gjakovës]], [[Plava|Plavës]] dhe [[Gucia|Gucisë]]: [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep bej Mitrovicën]], [[Bedri Pejani|Bedri Pejanin]], [[Salih Gjuka|Salih Gjukën]] dhe [[Mid'hat bej Frashëri|Mid'hat bej Frashërin]]. Pasi iu bashkuan Abdi dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom [[Nikollë Kaçorri|Nikollë Kaçorrit]], ku Abdi beu u lexoi një letër nga [[Syrja bej Vlora]] për një kuvend mbarëshqiptar.<ref name=":2">{{Cite book|title=Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit|last=Ikonomi|first=Ilir|authorlink=Ilir Ikonomi|publisher=Uet press|year=2012|isbn=9789995639761|location=Tiranë|pages=109}}</ref> Priti dhe shoqëroi [[Ismail Qemali|Ismail Qemalin]] për në Vlorë ku u mbajt [[Kuvendi i Vlorës|kuvendi]] dhe vetë përfaqësoi Krujën,<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2012|page=193}}.</ref> kuvend në të cilin nënshkroi [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (Deklarata)|Shpalljen e Pavarësisë]] me siglën ''Mustafa Asim Kruja'''''<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=99}}</ref>''' dhe u caktua sekretar i parë i qeverisë. Më 1913 qe nënprefekt i Vlorës.<ref name=":122">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=165-166}}</ref> Më pas, gjatë administratës së qeverive në kohën e [[Princ Vidi|Princ Vidit]], qe këshilltar i arsimit publik<ref name=":02" /> dhe inspektor i arsimit në Elbasan.<ref name=":122" /> Pas shpërthimit të [[Kryengritja e Shqipërisë së Mesme (1914-1915)|Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme]], [[Thanas Floqi]] shkruan se e takoi në [[Rrësheni|Rrëshen]].<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=307}}.</ref> Me kthimin e Esad Pashës, Merlika nuk i bindet, Pashai e burgos dhe autoritetet italiane e internojnë në ishullin e Favinjanës. Me shtjellën e ngjarjeve të [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]], lirohet dhe lejohet të shkojë në Caserta, ku ishte me shkollë i vëllai.<ref name=":3">{{Harvnb|Pandelejmoni|2011|pages=60-62}}.</ref>
 
Nëntorin e 1918 u rikthye sërish në vendlindje dhe më 25 dhjetor qe përfaqësues<ref name=":3" /> i Durrësit<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=289}}.</ref> në [[Kongresi i Durrësit|Kongresin e Durrësit]] të nxitur nga Italia. Gjatë punimeve të Kongresit të Durrësit propozoi që Shkodra të ishte kryeqytet i Shqipërisë.<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|pages=296-297}}.</ref> Në qeverinë [[Turhan pashë Përmeti|Përmeti]] të dalur prej kongresit qe emëruar ministër i Postë-Telegrafeve. Mori pjesë në delegacionin qeveritar që shkoi të përfaqësonte çështjen shqiptare në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]], ku bashkë me Gurakuqin hartoi disa memorandume dhe nota drejtuar konferencës.<ref name=":3" /> Pas ndërrimit të përfaqësuesve në konferencë, kthehet në atdhe ku bie në kontakt me idetë e organizimit të një tjetër kongresi kombëtar. Pasi nuk u ujdisën në bisedime që kongresi të mbahej në Krujë dhe Merlika të merrte post kryesor, sipas kujtimeve të bashkëkohësve bën pjesë në komplotin e vrasjes së Abdyl bej Ypit, që ishte ndër zërat për mbajtjen e kongresit.<ref name=":12">{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=14-17}}</ref> Nuk mori pjesë në punimet e [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]], por u mor me organizimin e qëndresës antiserbe në Dibër, Lumë dhe në [[Lufta e Koplikut|Luftën e Koplikut]] me 200 krutanë. Ndërhyri edhe në mbrojtje të Tiranës me forcat e komanduara nga Bajram Curri kundra esadistëve të Osman Balit.<ref>{{Harvnb|Pandelejmoni|2011|page=68}}.</ref>
Rreshti 34:
Qeveria kukull e drejtuar nga Mustafa Kruja, në 16 dhjetor 1941 u shpalli luftë [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Shteteve të Bashkuara të Amerikës]]. Mbi këtë akt, gazeta fashiste shqiptare «Tomori» në 17 dhjetor do të shkruante në faqe të parë me shkronja të mëdha:«''Shqipëria solidare me Italinë në luftë kundër Amerikës.''»<ref>{{cite book|last=Milo|first=Paskal|title=Shqiptarët në luftën e dytë botërore|year=2014|language=sq|pages=80}}</ref> Në shkurt 1942 shkoi në Romë, ku u takua me [[Benito Musolini|Duçen]], me [[Galeazzo Ciano|Çianon]] dhe me [[Viktor Emanueli III|Viktor Emanuelin III.]] U kërkoi korrigjimin e kufinjve me [[Mali i zi|Malin e Zi]], heqjen e simboleve të shtëpisë së Savojës nga flamuri shqiptar, një regjim më të lirë të autonomisë lokale,<ref>{{Harvnb|Milo|2014|page=212}}.</ref> rivendosjen e Ministrisë së Jashtme shqiptare, rikrijimin i Forcave të Armatosura dhe Milicisë shqiptare.<ref>{{Harvnb|Pandelejmoni|2011|page=78}}.</ref> Më 19 shkurt mbajti fjalim në senatin italian, i cili u transmetua në radio dhe u dëgjua edhe në Shqipëri. Fjalimi qe një apologji e fashizmit dhe e politikës italiane, ngjalli pakënaqësi në Shqipëri dhe u shfrytëzua nga [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partia Komuniste]] për ta diskredituar atë.<ref>{{Harvnb|Milo|2014|page=213}}.</ref> Mëkëmbësi Jakomoni i dërgoi Duçes një promemorie në mbështetje të kërkesave të Krujës per flamurin, për rikrijimin e xhandarmërisë shqiptare, per shkrirjen e [[Partia Fashiste Shqiptare|Partisë Fashiste]] dhe për amnistinë e pjesshme të elementëve antifashistë. Në 4 maj u miratua kërkesa e Krujës për flamurin dhe u hoqën shenjat e shtëpisë së Savojës.<ref>{{Harvnb|Milo|2014|page=213}}.</ref><ref>{{Harvnb|Fischer|1999|page=116}}.</ref> Kjo qe e vetmja nga kërkesat e tij që u plotësua nga Italia.<ref>{{Harvnb|Pandelejmoni|2011|page=78}}.</ref>
 
Kruja ngadalësoi procesin e fashistizimit dhe italianizimit të vendit, premtoi se do të viheshin në vend gabimet e qeverisë së mëparshme kolaboracioniste dhe la të kuptohej se pushtimi do të ishte i përkohshëm. U përpoq të përçajë frontin e rezistencës antifashiste.<ref name="Kruja"/> Ndryshimet e vogla që siguroi nga Roma ishin vetëm kozmetikë e lehtë e regjimit të pushtimit dhe politika e tij paqësore dështoi. Shqiptarët e kishin kaluar dehjen e përkohshme nacionaliste që solli bashkimi i tokave shqiptare nën pushtimin italian dhe pakënaqësia e tyre ishte në rritje. Premtimet për mirëqenie nuk u realizuan dhe varfëria mbeti problem i madh. Partizanët dhe Myslim[[Myslym Peza]] hodhën poshtë ofertat e Krujës që t'i bashkohen atij hapur, dhe kështu vepruan edhe miqtë e tij të vjetër nacionalistë, [[Abaz Kupi]], Ali Këlcyra dhe [[Muharrem Bajraktari]], prandaj Mustafa Kruja ashtu siç kishte paralajmëruar zhveshi shpatën e qeverisë së tij kundër gjithë kundërshtarëve të regjimit fashist.<ref name="Milo214215>{{Harvnb|Milo|2014|pages=214-215}}.</ref> Partia komuniste organizoi njësitet e saj guerile dhe çetat partizane të cilat në pranverë 1942 u shtrinë në çdo qytet të Shqipërisë. Në mars Partia Komuniste lëshoi direktivën për organizimin e aksioneve të luftës së armatosur kundër pushtuesve italianë. Në përleshje me fashistët me 5 maj 1942 u vra [[Qemal Stafa]], drejtuesi i Rinisë Komuniste, ndërsa një muaj më vonë në Shkodër ranë dëshmorë antifashistët Perlat Rexhepii, Branko Kadia dhe Jordan Misja.<ref name="Milo214215/> Fryma e antifashizmit përfshiu një pjesë të mirë të qyteteve dhe u përhap shpejtë edhe në fshatra. Të rinjtë iu bashkuan çetave partizane ose atyre kaçake. Një numër çetash të reja u krijuan mbi baza familjare.<ref>{{Harvnb|Milo|2014|pages=216}}.</ref>
 
Për shkak të rritjes së rezistencës antifashiste, italianët mbetën të pakënaqur nga Mustafa Kruja dhe menduan ta shkarkonin mirëpo ai dha dorëheqje vetë në fund të vitit 1942. Me vrasjen e [[Qazim Koculi|Koculit]] dhe prefektit Lele Koçi në Vlorë, Merlika-Kruja i paraqiti dorëheqjen Jakomonit.<ref>{{Harvnb|Pandelejmoni|2011|pages=76-79}}.</ref>