Ibrahim Karbunara: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullim i gabimeve me referimet. (via JWB)
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Sheh-Karabunara-1.jpg|230px|thumbparapamje|Sheh Ibrahim Karbunara]]
'''Sheh Ibrahim Haki Karbunara''' ([[Karbunarë e Sipërme|Karbunara]], [[1879]] - [[1947]]) ka qenë [[Sheh|shejh]] i [[Tarikati|tarikatit]] [[Halveti|Halvetii]], [[Myftiu|myfti]] i [[Lushnja|Lushnjes]], veprimtar i çështjes kombëtare, përkrahës i [[Ismail Qemali|Ismail Qemal bej Vlorës]] në [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|Shpalljen e Pavarësisë]], nismëtar i [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]] dhe përkrahës i [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së Qershorit]].
 
Rreshti 7:
U lind më 1879 në Karbunarë të Lushnjes, i biri i Rushidit dhe Hamdijes,<ref>{{Cite web|url=http://www.rd.al/2017/10/aktakuza-rrezimi-force-pushtetit-popullor/|title=Aktakuza: Rrëzimi me forcë i pushtetit popullor|website=rd.al|date=10 tetor 2017|publisher=[[Rilindja Demokratike]]}}</ref> familja e tij kishin qenë brezpasbrezi shehlerët e vendit, me prejardhje nga Mehmet [[Alltunët|Alltuni]].<ref>{{Cite journal|last=Kotini|first=Albert|date=26 janar 2013|title=Sheh Ibrahim Karbunara, e vërteta e kërkesës drejtuar Enver Hoxhës për faljen e Bahri Omarit|url=https://issuu.com/gazeta_metropol/docs/metropol_25555_janar|journal=[[Metropol (gazetë)]]|volume=2881|pages=18-19|via=}}</ref>
 
Mësimet e mesme i mori në medresenë e [[Berati|Beratit]]. Pastaj shkoi për studime të larta teologjike në [[Stambolli|Stamboll]], ku mori një arsim të plotë, të lartë, dhe nxuri pesë gjuhë të huaja: [[Gjuha arabe|arabisht]], [[Gjuha osmane|osmanisht]], [[Gjuha perse|persisht]], [[Gjuha angleze|anglisht]] dhe [[Gjuha frënge|frëngjisht]]. Në kryeqytetin e perandorisë u njoh me veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare. Pasi kreu studimet u kthye në teqenë e tij në Karbunarë, në vitin 1909, autoritetet [[Xhonturqit|xhonturke]] e internuan në [[Peqini|Peqin]], duke e cilësuar si «turbullues i miletit».<ref name=":0">{{Cite journal|last=|first=|date=2018|title=Sheh Ibrahim Karbunara (1879-1947)|url=http://zaninalte.al/2019/03/sheh-ibrahim-karbunara-1879-1947/|journal=[[Zani i Naltë]]|volume=24|pages=100|via=}}</ref>
 
Në nëntorin e 1912 qe myfti i Lushnjes.<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=86nb}}</ref> Së bashku me [[Nebi Sefa|Nebi Sefën]] përkrahu dhe iu gjend Ismail Qemalit në rrugëtimin e tij përmes Myzeqesë për në Vlorë. Gjatë periudhës jetëshkurtër të [[Princ Vidi|Princ Vidit]], nënshkroi një notë proteste në mbështetje të Dibrës e Çamërisë e mbetej në protestën që i drejtohet [[Turhan pashë Përmeti|Turhan pashë Përmetit]], që kryesonte delegacionin në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes në Paris]], për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.<ref name=":0" /> Gjatë [[Kryengritja e Shqipërisë së Mesme (1914-1915)|Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme]] ndihmoi forcat vullnetare qeveritare që të lëviznin të pacënuar nga kryengritësit në Lushnje.<ref name=":1">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=97, 341, 427}}</ref>
Rreshti 13:
Me Besim Nurin, [[Ferit Bej Vokopola|Ferid bej Vokopolën]], [[Eshref bej Frashëri|Eshref bej Frashërin]] qe ndër nismëtarët e Kongresit të Lushnjes, e si delegatë të vendit pritës,<ref name=":0" /> Vokopola hapi punimet e Karbunara i mbylli duke bekuar qeverinë e dalur nga punimet e Kongresit.<ref>{{Cite book|title=Arsimi dhe Kultura në Myzeqe (1912 - 1990)|last=Dhana|first=Petraq|publisher=Lulu.com|year=2010|isbn=9780557583072|location=|pages=187}}</ref> Përgjatë jetës parlamentare të viteve 1920-'24 bënte pjesë në grupin demokrat të deputetëve<ref name=":1" /> dhe përkrahu [[Fan Noli|Fan Nolin]], përkrahje që vazhdoi edhe me Lëvizjen e Qershorit dhe me ardhjen e Zogut në dhjetor me Triumfin e Legalitetit, u arratis për në Itali si të tjerët.<ref name=":0" /> Përgjatë mërgimit antizogist u anëtarësua në organizatën "Bashkimi Kombëtar".<ref name=":1" />
 
Kthehet në [[Pushtimi italian i Shqipërisë|Shqipëri pas pushtimit italian]], më 1943 autoritetet fashiste ia dogjën shtëpinë dhe [[Teqeja|teqen]]. Më pas autoritetet e periudhës pas kapitullimit italian e burgosën më 1944. Teqja e tij bëhet nyje lidhëse e Frontit Nacional-Çlirimtar, të cilin e përkrahte.
 
Me marrjen e pushtetit nga FNÇ-ja, me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 doli deputet i rrethit të Lushnjes. U rreshtua me grupin opozitar të kohës, por u akuzua dhe u dënua me varje sepse me kolegët e vet sipas aktakuzës qe "duke formuar një organizatë tradhtare-sabotatore, të lidhur me kriminelët e luftës jashtë dhe brenda Shqipërisë dhe të shtyrë e të ndihmuar nga agjentët e imperializmit anglo-amerikan, kanë kryer akte sabotazhi, spiunazhi, terrorizmi për rrëzimin me forcë të pushtetit popullor dhe për sjelljen në fuqi të regjimit shtypës të Ballit e Legalitetit". Para se ta varnin i pushkatuan të birin para syve, eshtrat e tyre nuk dihen ende ku ndodhen.<ref name=":0" />