[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 47:
'''Shqipëria''' ([[gegë]]risht: ''Shqipnia'' gjithashtu ''Shqypnia'', historikisht: ''Arbri'' ose ''Arbëria'', ndërkombëtarisht: ''Albania''), zyrtarisht '''Republika e Shqipërisë''', është shtet i pavarur në [[Evropa Juglindore|Evropën Juglindore]]. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të [[Gadishulli Ballkanik|Gadishullit Ballkanik]] dhe kufizohet në veriperëndim me [[Mali i Zi|Malin e Zi]], në verilindje me [[Kosova|Kosovën]], në lindje me [[Maqedonia e Veriut|Maqedoninë e Veriut]] dhe në jug me [[Greqia|Greqinë]]. Në perëndim laget me detet [[Deti Adriatik|Adriatik]] dhe [[Deti Jon|Jon]] dhe ndodhet vetëm 78&nbsp;km larg [[Italia|Italisë]] përgjatë [[Ngushtesa e Otrantos|ngushtesës (kanalit) së Otrantos]], 72&nbsp;km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748&nbsp;km² dhe rreth 2,9 milion banorë<ref name="instat2015" />.
 
Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë [[ilirët|ilir]], Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]] dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e [[NATO]]-s dhe aplikante për kandidate për anëtarësim në [[BE|Bashkimin Evropian]]. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në [[Ballkan]]. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.<ref name="Ambienti">{{Cite web |url=http://epi.yale.edu/Albania |title=Yale, "Albania's Environmental Performance" |accessdate=2 korrik 2009 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20110826211813/http://epi.yale.edu/Albania |archivedate=26 gusht 2011 |url-status=dead }}</ref>
 
Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin [[2011]] nga disa gazeta të njohura.<ref>[http://www.infoalbania.org/turizem/21219-la_repubblica_shqiperia_ne_vend_te_pare_per_pushime.html "La Repubblica": "Shqipëria ne vend te pare per pushime"] – infoalbania.org</ref><ref>[http://www.infoalbania.org/turizem/17517-Edhe-Financial-Times-zgjedh-Shqipërine-per-turizem.html Edhe "Financial Times" zgjedh Shqipërine per turizem] – infoalbania.org</ref><ref>{{cite web|url=http://www.lonelyplanet.com/albania/travel-tips-and-articles/76164#|title=Lonely Planet’s top 10 countries for 2011 – travel tips and articles – Lonely Planet|accessdate=2 nëntor 2010}}</ref>
 
== Gjeografia ==
[[Skeda:Satellite image of Albania in June 2000.jpg|thumbparapamje|leftmajtas|200px|Pamje satelitore e Shqipërisë <small>(qershor 2000)</small>]]
{{Kryesor|Gjeografia e Shqipërisë}}
 
Rreshti 64:
Në veri e verilindje ka 529&nbsp;km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271&nbsp;km. Në perëndim Shqipëria laget nga [[Deti Adriatik]] e në jug-perëndim nga [[Deti Jon]].
 
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e [[Anadolli|Azinë e Vogël]] dhe kontrollon kalimin përmes [[Ngushtica e Otrantos|kanalit detar të Otrantos]]. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit[[Ballkani]]t me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i [[Durrësi]]t, i Karavastasë dhe i [[Vlorë]]s, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.
 
=== Relievi ===
Rreshti 71:
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.
 
[[Skeda:Albanian Riviera.jpg|thumbparapamje|250px|djathtas|Riviera shqiptare]]
[[Skeda:Krujë3.jpg|thumbparapamje|250px|djathas|Malet në Shqipërinë e mesme, afër [[Krujë]]s]]
[[Skeda:Albania pasture.jpg|thumbparapamje|250px|djathtas|Fushë në Alpet shqiptare]]
 
; Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike)
Rreshti 187:
 
== Historia ==
[[Skeda:Apollonia Ruins near Fieri (Albania).jpg|thumbparapamje|190px|majtas|[[Apolonia]]]]
{{Kryesor|Historia e Shqipërisë}}
'''Historia e Shqipërisë''' në të vërtetë nuk përfshin vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden territoret shqiptare por edhe hapësirat e tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kanë qenë një tërësi.
Rreshti 196:
 
=== Pellazgët ===
[[Skeda:Via Egnatia-en.jpg|thumbparapamje|djathas|200px|Via Egnatia]]
{{Kryesor|Pellazgët}}
[[Pellazgët]] ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve të lashta të lëna nga ([[Homeri]], [[Herodoti]], [[Thukididi|Tukididi]] etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
 
Në mesin e mijëvjeçarit të tretë dhe në fillim të mijëvjeçarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e [[Gadishulli Ballkanik|Gadishullit Ballkanik]]. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin paraardhësit e [[Ilirët|ilirëve]].
 
=== Ilirët ===
[[Skeda:Gjergj Kastrioti.jpg|thumbparapamje|200px|djathas|[[Skënderbeu]]]]
{{Kryesor|Ilirët}}
[[Ilirët]], paraardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të mëdha shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% [[shqiptare]], vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, SHBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e [[Deti Adriatik|Detit Adriatik]] deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me [[Dalmatët]], Maqedonasit dhe Hellenët të lashtë.
Rreshti 212:
 
=== Rilindja Kombëtare ===
[[Skeda:League of Prizren building.jpg|thumbparapamje|djathas|200px|Pamja e sotme e kompleksit, ku u mbajt Lidhja e Prizrenit]]
{{Kryesor|Rilindja Kombëtare}}
Nga mesi i shekullit të 19-të [[Turqia]] ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në [[Prizren]], një qytet i [[Kosovës]], në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si [[Lidhja e Prizrenit]]. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare – atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e [[Manastiri (qytet)|Manastirit]], e Janinës – në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehu një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, Maqedoni e Veriut) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshirë alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim. Në 28 Nentor 1912 Shqipëria nen drejtimin e Ismail Qemalit shpalli pavaresine nga Perandoria Osmane. Ismail Qemali dhe njerezit e tij krijuan një qeveri katërmbëdhjetë mujore që veproi në kushte shumë të veshtira. Në 1913 në Konferencen e ambasadoreve në Londer u njoh shteti shqiptar dhe kufijte e sotme të tij.
Rreshti 262:
Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, me 82.58%.<ref name="censusi">{{Cite web |url=http://www.instat.gov.al/al/census/census-2011/t%C3%AB-dh%C3%ABnat-e-census-2011.aspx |title=Të dhënat e Census 2011 |accessdate=22 dhjetor 2015 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20151217114157/http://www.instat.gov.al/al/census/census-2011/t%C3%AB-dh%C3%ABnat-e-census-2011.aspx |archivedate=17 dhjetor 2015 |url-status=dead }}</ref>
 
Shqiptarët ndahen në dy grupe mëdha gjuhësore: [[Gegë]]t edhe [[Toskë]]t, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në [[Myslimanët|Myslimanë]] (Suni[[Islami Synit|Syni]] dhe [[Bektashijtë|Bektashi]]) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese SuniSyni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.
 
==== Romët ====
Rreshti 296:
 
== Politika ==
[[Skeda:Selia Kuvendit.jpg|thumbparapamje|djathas|230px|Kuvendi i Shqipërisë]]
{{Kryesor|Sistemi shtetëror në Shqipëri}}
Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeministrit. Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarësisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.
Rreshti 305:
 
== Ekonomia ==
[[Skeda:07Tirana Sheshi Skenderbej03.jpg|thumbparapamje|djathas|230px|Qendra e [[Tirana|Tiranës]] ose [[Sheshi Skënderbej]]]]
 
{{Kryesor|Ekonomia e Shqipërisë}}
Rreshti 320:
 
== Transporti ==
[[Skeda:Terminal jashte.jpg|thumbparapamje|djathas|230px|Terminali i ri nga jashtë]]
 
=== Autostradat ===
=== Aeroporti ===
[[Skeda:Patrol Boat Iliria.jpg|thumbparapamje|djathas|230px|Marina në bregdetin para Durrësit]]
{{Kryesor|Aeroporti Nënë Tereza}}
Aeroporti Nënë Tereza në Rinas është [[aeroporti]] i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Ai ndodhet rreth 20&nbsp;km nga kryeqyteti [[Tirana]]. Nga [[Rinasi]] ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të [[Evropa|Evropës]], dhe prej pikave të transitit për në disa qytete të tjera joevropiane. Gjate periudhës se sistemit komunist ne Shqipëri ka pasur edhe aeroporte te tjera te cilat ishin te karakterit aeroporte ushtarake. Me i madhi ishte ne qytetin e [[Kucoves]], ku ishte edhe një nga bazat me kryesore te forcave ajrore te Shqipërisë dhe një nga bazat ajrore me te medha ne Ballkan. Ne aeroportin e Kucoves kryheshin dhe shërbime servisi për avionët luftarak Mik 17 dhe Mik 19 me një cilësi dhe profesionalizem te larte. Aeroport tjetër i rëndësishëm ka qene edhe aeroporti i [[Vlores]], ne te cilin u krijua edhe shkolla e pare e aviacionit ne Shqipëri.
 
==[[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|Forcat e Armatosura]]==
Më 9 korrik 1945 ajo mori emrin Ushtria Kombëtare dhe numri i saj u reduktua në 40 000, në dhjetor në 35 000 ndërsa në 1948 ky numër ra në 27 000 ushtarakë aktiv. Në të njëjtën kohë ajo filloi transformimin në një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Struktura organizative esaj përbëhej nga [[Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë|Ministria e Mbrojtjes]], [[Shtabi i Përgjithshëm]], [[Forcat Tokësore Shqiptare|FT]], [[Flota Luftarake Detare|FD]], [[Forcat Ajrore Shqiptare|FA]], FR dhe ato Territoriale. Në vitin 1951 Ushtria krijoi për herë të parë aviacionin ushtarak, në vitin 1953 armën e Kimisë, shërbimin e Komunikimit, Zbulimin etj. FD, tanket, artileria, transporti, logjistika dhe disa shërbime të tjera u riorganizuan. Shqipëria ishte anëtare e Traktatit te Varshavës nga vitet 1950 deri 1968. [[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|Ushtria shqiptare]] u pajis me armatim dhe teknikë nga [[Bashkimi Sovjetik]]. Kjo periudhë shënoi fillimet e stërvitjeve të mëdha, sië ishte ajo e vitit 1950. Në vitin 1966 sipas udhëzimeve të [[PPSH]] me qëllimin e bërjes së ushtrisë më pak të kushtueshme dhe të lidhur me popullin për mos lejimin e krijimit të ëKastës Ushtarakeë, u realizua nxjerrja e ushtrisë nga kazermat, heqja e sistemit të gradave dhe shpërndarja e saj ne cdo pjesë të territorit të vendit. Komisari politik u vendos për të përfaqësuar vijën e partise në komandat e të gjitha niveleve të Forcave të Armatosura. Gjate periudhës së Luftës së Ftohtë, në vitet 70 dhe 80, [[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|Forcat e Armatosura]] patën një rritje të madhe numerike duke arritur shifrën 61 000 forca aktive, dhe 260,000 rezerviste dhe një numër i madh i Forcave Vullnetare. Ato u riorganizuan disa herë në njësi të përmasave dhe formave joeficente. Në fund të viteve 80 kishte 22 divizione që përbënin 3 fronte. Bazuar në konceptin e ëmbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbëë Ushtria u shpërnda në 2200 pika në tëgjithë vendin dhe fortifikimi u kthye në qëllim më vete. Për herë të parë në historinë ushtarake botërore Shkollat e Lira ushtarake filluan në Shqipëri. Në vitet 90 me ndryshimin e sistemit politik, edhe Ushtria u bë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në FA filloi me vendosjen e kontrollit civil në to, heqjen e simboleve komuniste nga uniformat ushtarake dhe zëvëndësimi e tyre me simbolet kombëtare, vendosjen e gradave dhe depolitizimin e departizimin. Në bazë të koncepteve të reja për përdorimin e FA u bë ristrukturimië e riorganizimi i tyre me tendencë kryesore zvogëlimin e sasisë dhe rritjen e cilësisë. Hapja ndaj botës ishte një aspekt tjetër që i shërbeu modernizimit të FA dhe rritjes së shkallës së ndërveprueshmërisë së tyre me partnerët ndërkombëtar. Në vitin 1992 Shqipëria shpalli publikisht dëshirën e saj për tëu bërë anëtare e [[NATO]]-s, dëshirë e cila u pasua me ndërmarrjen e hapave konkret në këtë drejtim. Kështu në vitin 1994 firmoset Dokumenti në kuadrin e PP dhe në qershor [[1995]], Shqipëria është zyrtarisht pjesë e nismës PP. Në vitin [[1999]] u përgatit për herë të parë Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP). Megjithëse në vitin 1997, si pasojë e krizë, FA rezultuan më të dëmtuarat, në një kohë relativisht të shkurtër ato u ringritën dhe u bënë kontribuese të denja për sigurinë e paqen në rajon e më gjerë. Gjeografia e kontributeve të FA në mbështetje të paqes e sigurisë i kaloi kufijtë e rajonit të Ballkanit për tu shtrirë edhe përtej kontinentit. Proceset integruese të [[Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë|FA]] të nisura në vitin [[1992]] u ridimensionunan pas vitit [[1997]], në përputhje me realitetet e krijuara, dhe arritën pikën e tyre kulmore me ftesën për anëtarësim në [[NATO]] që vendi ynë mori në Samitin e Bukureshit në prill 2008.
 
=== Portet e [[Shqipërisë]] ===