[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 3 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 79.106.204.245) dhe riktheu rishikimin 2018112 nga Klein Muçi
No edit summary
Rreshti 2:
Gent Sejko është [[Lista e Guvernatorëve të Bankës së Shqipërisë|Guvernator i Bankës së Shqipërisë]] dhe njëkohësisht  Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj. Ai u zgjodh në këtë pozicion nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 5 shkurt 2015, bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
 
Z. Sejko ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]], [[Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës|Fakulteti i Ekonomisë]], i diplomuar si ekonomist industrie. Në vitin 1997, kreu studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAcc), nga Universiteti i Glasgow-t, Skoci, ku ka mbrojtur temën e disertacionitmasterit: “Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion”.
 
Zoti Sejko e ka filluar karrierën bankare në vitin 1992 pranë Bankës Kombëtare Tregtare si Përgjegjës i Sektorit të Kredisë. Më pas, ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë si inspektor mbikëqyrjeje në Departamentin e Mbikëqyrjes, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1998, me shkëputje për studimet pasuniversitare.