Vladimir Lenini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Reverted Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v Undid edits by Diiefly (talk) to last version by Tigerzeng
Rreshti 36:
}}
'''Vladimir Iliç Uljanov – Lenini''' ([[Rusishtja|rusisht]]: Влади́мир Ильи́ч Ле́нин; [[10 prill]] [[1870]] Simbiski – [[21 janar]] [[1924]] Gorki, [[Moskë]]) ishte një revolucionar rus, politikan komunist, pjesëmarrës dhe lider në [[Revolucioni i tetorit|Revolucionin e tetorit]], udhëheqësi i parë i [[Republikës Sovjetike Socialiste Ruse]] dhe që nga viti 1922 lideri i parë i [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimit Sovjetik]]. Më [[1999]] ai u emërua nga revista ''[[TIME Magazine]]'' si një prej 100 njerëzve më me ndikim të [[Shekulli XX|shekullit XX]]. Kontributet e tija në teorinë [[Marksizmi|marksiste]] përgjithësohen si [[Leninizmi|Leninizëm]].
 
== Jeta e hershme ==
[[Skeda:Lenin-circa-1887.jpg|thumb|Vladimir Iliç Uljanov (Lenini) 1887]]
Lindur në Simbirsk (nga 1924, [[Uljanovsk]]), pranë [[Vollga|Vollgës]] në [[Mbretëria Ruse|Mbretërinë Ruse]]. Lenini ishte i biri i [[Ilja Nikolaevic Uljanov]] dhe [[Maria Aleksandrovna Uljanova]]. Babai i tij ishte një aristokrat i ri që kishte depërtuar në shtresat e larta si inspektor shkolle. Familja e tij ishte një përzierje etnike, paraardhësit e tyre ishin: rus, [[mordovian]], [[kalmyk]], hebre, [[gjermanë të Vollgës]] dhe suedezë, dhe sipas biografit Dimitri Volkogonov prejardhja e familjes së tij mund të jetë e përzier edhe me etni tjera. Lenini që i pagëzuar në [[Kisha Ortodokse Ruse|Kishën Ortodokse Ruse]].
 
Në vitin [[1886]], babai i Leninit, vdiq nga një sëmundje (''[[hemorragji cerebrale]]''), dhe në maj të vitit [[1887]], kur Lenini ishte 17 vjeçar, vëllai i tij i madh Aleksandëri, u arrestua dhe u ekzekutua me varje për pjesëmarrje në një atentat me bombë që kërcënoi jetën e [[Car Aleksandri III]]. Motra e tij [[Ana]] e cila ishte me Aleksandrin gjate arrestimit, u dëbua drejt pronës së familjes së saj në fshatin Kokushkino, rreth 40 km larg [[Kazani]]t.
 
Kjo ngjarje radikalizoi Leninin, dhe biografët e tij zyrtar sovjetik e përshkruan këtë si shkak për vazhdimin e veprimtarisë revolucionare. Nuk është për tu përjashtuar mundësia që ndoshta nga kjo trazirë emocionale ndodhi që në të njëjtin vit ai të shihte vetën të regjistruar në [[Universitetin Shtetëror në Kazan]]. Një pikturë e famshme e [[Pjeter Beluzov]]it, ''Ne do të ndjekim një rruge tjetër'' e riprodhuar në miliona libra sovjetik, e përshkruan Leninin e ri dhe të ëmën e tij të hidhëruar. Shprehja '''''Ne do të ndjekim një rruge tjetër''''' i referohet zgjedhjes që Lenini i bëri [[Marksizmi]]t për të përkrahur revolucionin popullor, në vend të metodave anarkiste ose atyre individualiste.
 
Pas ngrijës së kureshtjes për Marksizëm, ai u përfshi në protesta studentore dhe më pas edhe u arrestua. Ai u përjashtua dhe nga Universiteti i Kazanit, për shkak të ideve të tija politike. Ai vazhdoi të studionte si autodidakt të cilat shkaktuan mishërimin e tij me pikëpamjet e paraqituar në veprën [[Kapitali]] të [[Karl Marksi]]t.
 
Leninit më vonë, iu dha e drejta për të studiuar, kësaj herë në [[Universitetin e Shën Pjetërsburgut]]. Në janar të vitit [[1892]], ai u vlerësua nga universiteti me diplomën e klasës së parë për drejtësi. Ai gjithashtu u dallua për gjuhët që njihte si latinisht dhe greqisht dhe ato që i mësoi, gjermanisht, frëngjish dhe anglisht. Por njohuria e këtyre dy gjuhëve të fundit me kalimin e kohës iu kufizua: ai kërkoi ndihmën e [[Anesa Armand]] për ti përkthyer një artikull në frëngjisht dhe në anglisht në [[1917]]. Në të njëjtin vit ai i shkroi ''S. N. Ravicit'' në Gjeneve: ’’Ndihem i pa aftë për të mbajtur një fjalim në frëngjisht’’.
 
== Aktiviteti revolucionar, udhëtimet dhe përndjekjet ==