[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rregullova perseritjen e fjaleve
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rregullova fjalet
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
'''Monarkia''' është një formë e qeverisjes në të cilin sovraniteti, i plotë apo nominal, mishërohet në 1 ose 2 individë (monarku osembretet, monarkët).<ref>Stuart Berg Flexure and Lenore Carry Hack, editors, ''Dictionary, 2nd Ed., Random House, Neë York (1993)</ref>. Format e monarkisë ndryshojnë bazuar në nivelin e autonomisë juridike të monarkut në qeverisje, mënyra e përzgjedhjes së monarkut, dhe kufizimet e paracaktuara për gjatësinë e mandatit të tyre. Kur monarku nuk ka asnjë apo ka pak kufizime ligjore në çështjet shtetërore dhe politike, ajo quhet monarki absolute dhe është një formë e autokracisë. Rastet në të cilat kompetencat e monarkut janë të kufizuara (forma më e zakonshme e monarkisë), atëherë quhet monarki kushtetuese. Në monarkitë trashëguese posti kalon përmes trashëgimisë brenda një grupi të familjes, ndërsa monarkitë zgjedhore përdorin disa sisteme votimi. Ka pasur raste ku termi i mbretërimit të një monarku është i kufizuar në vite fikse, apo i kufizuar deri në realizimin e ndonjë qëllimi. Kështu pra, ka mënyra dhe tradita të ndryshme që e përcaktojnë monarkinë.
 
Monarkia ishte forma më e përhapur e qeverisjes deri në shekullin e 19. Tani, kjo formë e qeverisjes është shumë pak e përhapur në botë dhe zakonisht është monarki kushtetuese, në të cilën monarku ruan një rol unik ligjor dhe ceremonial, duke ushtruar pushtet politik të kufizuar ose duke mos pasur fare pushtet politik: sipas kushtetutës së shkruar ose të pashkruar. Por ka dhe monarkë që ende ushtrojnë pushtet politik të gjerë, që shkon deri në autokraci. Aktualisht, 44 kombe sovrane në botë kanë monarkët si krerë shteti, 16 prej të cilave janë pjesë e Komonveltit që njohin monarkun britanik si shef shteti. Të gjitha monarkitë evropiane janë kushtetuese, me përjashtim të qytetit të Vatikanit. Monarkët e Kampuçisë, Japonisë dhe Malajzisë “mbretërojnë, por nuk sundojnë” edhe pse ka dallime të konsiderueshme në shkallën e autoritetit të tyre. Gjithashtu ka monarkë që mbretërojnë përmes kompetencave kushtetuese si psh. monarkët në Brunei, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Svaziland.