Alexander Payne: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:alexanderAlexander Payne payne2.jpg|parapamje|Alexander Payne (në Festivalin e Filmit në Karlovy Vary, 2005)]]
'''Alexander Payne''', lexohet Aleksandër Pejn (Omaha, Nebraska, Sh.B.A., 10 shkurt 1961- ) është një regjisor i njohur amerikan fitues i çmimit Oskar, filmat e të cilit janë çmuar nga kritika. Payne vlerësohet për trajtimin humoristik por dhe empatizues të amerikanit të zakonshëm.<ref>https://www.imdb.com/name/nm0668247/bio</ref><ref>https://www.britannica.com/biography/Alexander-Payne</ref><ref>https://www.rottentomatoes.com/celebrity/alexander_payne</ref><ref>https://www.notablebiographies.com/newsmakers2/2005-La-Pr/Payne-Alexander.html</ref>
[[Regjisori|Regjisor]] nga [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]]-ja ishte kandidat për çmimin [[Golden Globe]] të vitit [[2005]] në kategorin regjia më e mirë si dhe së bashu me autorin [[Jim Taylor]] është kandiduar për kategorin e autorëve më të mirë të skenografis. Alexander Payne u kandidua me regjinë dhe skenarin e filmit [[Sideways]].
 
Biri i një babai me origjinë greke dhe gjermane i cili e ktheu mbiemrin nga Papadopoulos në Payne, dhe nëne me origjinë greke (Peggy Costantine) mësuese të frengjishtes dhe spanjishtes. Ai studioi për letërsi latinoamerikane në Universitetin e Stanfordit, pastaj mori një master në kinematografi prej Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles. Filmi 50-minutësh që bëri vitin 1996 për tezën e masterit, ''The Passion of Martin'' ("Pasioni i Martinit"), i dha mundësinë të nënshkruante kontratë si regjisor për kompaninë kinematografike Universal Studios.<ref>https://www.newyorker.com/magazine/2013/10/28/home-movies-4</ref>
 
Në vitin 1996, nxjerr filmin e tij të parë komercial, ''Citizen Ruth'' ("Qytetarja Ruth") me aktoren Laura Dern, satirë mbi debatet mbi abortet në Amerikë. Filmi i tij i tre vjetëve më pas, Election ("Zgjedhjet"), një komedi mbi përpjekjen e dështuar të një mësuesi gjimnazi të sabotonte zgjedhjen e një studenteje ambicioze të egër, i dha kandidaturën e parë për çmim Oskar për skenar dhe popullaritet në qarqet profesionale. Filmi mbështetej në romanin me të njejtin titull të shkrimtarit amerikan Tom Perrotta.
 
Në vitin 2002, nxjerr filmin ''About Schmidt'' ("Mbi Shmidin"), mbështetur në romanin e shkrimtarit Louis Begley, me aktorin Jack Nicholson që luante personazhin e titullit të filmit, një pensionist kompanie sigurimesh nga Omaha i cili gjatë një udhëtimi me autobuzin-apartament të tij kuptoj se nuk arrin të kuptojë më gjërat që e rrethojnë. Në vitin 2005, përshkroi krizën e mesmoshës të dy shokëve, me Paul Giamattin në rolin kryesor. Të dy këta filma fituan çmimin [[Golden Globe]] për skenarin më të mirë, dhe patën qenë kandidatë për Oskar në kategori të ndryshme.
 
Një pjesë e mirë e filmave të Payne-it ndodhin në shtetin e tij të Nebraskës.
 
Në vitin 2012, ai fitoi çmimin Oscar për skenarin e filmit ''The Descendants'' ("Pasardhësit") me George Clooney, film që mori çmimin Golden Globe si filmi më i mirë dramatik.<ref>https://www.omahamagazine.com/2018/02/13/302165/alexander-payne-s-homecoming</ref>
 
[[Kategoria:Regjisorë amerikanë]]