[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 186:
 
== Kultura==
=== Rrënojat e lashta: Mozaikukoqe ===
<ref name=":0" />Saranda e sotme, (që e ka origjinën nga Hagioi Saranda – manastiri i Dyzet Shenjtorëve, ndërtuar në shek. VI në majë të malit që ngrihet mbi qytet), është një nga portet bregdetar të Epirit të Vjetër, në ekstremin jugor të Shqipërisë, përball ishullit të Korfuzit, dhe 20&nbsp;km nga Butrinti. Njohja e urbanizmit të saj si dhe studimi konkret i monumenteve, paraqet vështirësi, fenomen ky që ndodh në pjesën më të madhe të qendrave ku qyteti modern zëvendëson atë antik. Mbetjet e konsiderueshme të një kompleksi sinagoge, të shek. V e VI në qendër të qytetit, ishin objekt i studimit dhe gërmimit arkeologjik të kryer gjatë vitit 2003.130 Bazilika paleokristiane, e gërmuar gjatë disa sezoneve arkeologjike, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Kosta Lako përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ndërkohë, kompleksi i sinagogës, brenda dhe krejtësisht pranë murit rrethues, rezultoi si një “skenë” e disa ndryshimeve, ku në fazën e saj të fundit u transformua në kishë. Interesi ynë më i madh, këtë vit u përqendrua, kryesisht në dy dysheme me mozaikë, njëra që mbart një shandan shtatë-krahës menorah dhe e dyta, ajo që mbulon pjesërisht nefet e bazilikës (e cila u ndërtua këtu gjatë historisë së kësaj qendre, mesa duket për të funksionuar si sinagogë). Shandani shtatë krahës, menorah, i përkiste një “tapeti” (kryesisht të zbukuruar me motive gjeometrike dhe florale). Ai përfshinte gjithashtu një etrog (qitro, pa shije por me aromë) së bashku me një shofar (bririn e dashit) — që të dy, janë simbole të rëndësishëm hebraikë që shoqërojnë zakonisht (menora-në dhe janë përdorur gjatë atë festave fetare
[[]]