Genti: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 11:
==Mbretërimi dhe jeta e mbretit Gent==
Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror. Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij.
Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti. Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve . Kjo zgjeroi shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë. Një rëndësi të dorës së parë patën përpjekjet e Gentit për vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë e tij. Ai ndërpreu prerjet e vjetra të monedhave në Skodrë dhe në vend të tyre hodhi në treg monedhat e reja. Monedha kryesore e Skodrës në kohën e Gentit mban në faqe portretin e mbretit, kurse në shpinë ka si simbol anijen ilire. Monedha që u pre qysh prej kohës së Pleuratit me mburojë përkrenare, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e vjetër dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin e vet. Mund të themi pa frikë se Genti i kishte hequr Skodrës autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore.
Rreshti 23:
Genti grumbulloi në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15 000 vetash dhe u drejtua kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi të nënshtrohej, e rrethoi. Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisë dhe të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut. Romakët, të cilët kishin përqendruar forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania.
Qëndresën e fundit Genti e bëri në
|