Kongresi i Durrësit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Shpëtim i burimeve 1 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
No edit summary
Rreshti 6:
Lëvizjet për mbledhjen e krerëve shqiptarë ishin shfaqur që në fillim të tetorit. Por në organizimin e shqiptarëve në Itali ishin duke u përgatitur si [[Mehdi Frashëri]], [[Mustafa Kruja]], të cilët ishin të orientuar nga politika italiane. Këta i kërkonin më 6 tetor 1918 "Vatrës" të dërgonin në Itali përfaqësuesit e tyre, për të përcaktuar atë platformë të përbashkët politike, me të cilën do të dilnin përpara Konferencës së Paqes. Ndërsa [[Mehmet Konica]] arriti në Romë më 19 nëntor, i pritur me ngrohtësi nga italianët. Ndërkaq, qeveria italiane kishte hequr dorë nga mendimi, që kishte në fillim, për të lejuar formimin e një qeverie shqiptare. Ndërkaq, shqiptarët që erdhën nga Roma për në Shqipëri ishin të këshilluar të formonin jo një qeveri, por një këshill ose komitet kombëtar. Ky komitet nuk duhej të bënte një politikë të pavarur as brenda vendit as jashtë tij, por duhej të gjente një vegël në duart e politikës italiane. Në fund të nëntorit 1918 u aprovua formimi i këshillit kombëtar i ideuar nga Gaetano Manconi, duke porositur që këshilli të formohej sa më parë në Durrës me persona shqiptarë që të jenë njerëzit tanë dhe me autoritet në të gjithë Shqipërinë e pushtuar prej nesh me përjashtim të Vlorës dhe të hinterlandit të saj. Por në të dyja rastet, si një qeveri po edhe një këshill, për t'i formuar këto organe duhej të mblidhej kongresi kombëtar. Mehmet Konica, [[Myfit Libohova]], Mehdi Frashëri u nisën në Shqipëri në fund të dhjetorit 1918, të shoqëruar nga koloneli Etore Lodi, i cili do të kryente detyra politike si gjatë kongresit ashtu edhe më vonë.
 
Faza e përgatitjes brenda vendit për Kongresin e Durrësit u shoqërua me iniciativën për mbledhjen e një kongresi në [[Shkodra|Shkodër]], por ishte francezi B. Furto që nuk lejoi mbajtjen e tij. Kjo mbledhje u arrit të bëhej në [[Lezha|Lezhë]] më 9 dhjetor 1918, e cila u organizua nga klerikë katolikë dhe nga kryetari i bajraktarëve të [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]], [[PrênkPreng BibëBib Doda]]. Por si një lëvizje e cila përfshinte vetën Shqipërinë e Veriut nuk kishte gjetur mbështetjen e pjesës tjetër. Një përpjekje tjetër ishte ajo e [[Tirana|Tiranë]]s, që u mbajt më 19 - 20 dhjetor, në të cilën morën pjesë vetëm përfaqësues nga disa krahina të Shqipërisë së Mesme. Por kjo lëvizje politike u shkri në Kongresin e Durrësit, organizuesit e të cilit kishin marrë qysh më parë miratimin e Italisë. Ky kongres u hap në pasditen e 25 dhjetorit 1918 me pjesëmarrjen e 53 delegatëve. Ata vinin nga pjesa më e madhe e vendit, e cila ishte nën pushtimin e Italisë. Por në kongres nuk merrnin pjesë nga qyteti i Vlorës, sepse autoritetet italiane kishin marrë udhëzime nga Roma që të mos njiheshin delegatët e këtij qyteti. Në kongres mungonin edhe përfaqësuesit e krahinës që ishin nën pushtimin serb, Peshkopia e Lumës dhe as ata që ishin nën pushtimin francez, si qyteti i Korçës. Këta kanë qenë faktorët të cilët bënin të mundur elektrizimin e zhvillimeve në Kongresin e Durrësit. Por në Durrës nuk kishin ardhur vetëm delegatët, por edhe shumë figura të tjera politike. Ja si e pasqyron gazeta "Agimi",
 
: "''Në kongres arritën të bënin propozime dhe të merrnin fjalën edhe njerëz të cilët nuk figuronin në listën e personave që kishin mandatin e të deleguarit". Por përfaqësuesit e Durrësit, pa kaluar ende në diskutimin e rendit të ditës, shprehën shqetësimin edhe për mungesën e pjesëmarrjes së delegatëve e të gjitha krahinave të Shqipërisë. Delegatët, që në fillim të punës shfaqën besim ndaj fituesve të luftës, duke e shoqëruar me një përshëndetje e në mënyrë të veçantë Wilsonit, "i cili kishte shpallur parimet e vetëvendosjes së popujve".