[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 14:
 
== Biografia ==
U lind më 1914 në gjirin e një familjeje qytetare tiranase,zanatlinjsh ushtarakësh, zanatlinjshtiranas, i biri i Osman Kacelit. I ngelur jetim herët, i ati ndërroi jetë nga një e ftohur që kishte marrë në [[Rrethimi i Shkodrës (1912-13)|mbrojtjen e Shkodrës]].<ref name=":0">{{Cite web|url=http://gazetashqiptare.al/2021/02/08/intervista-familja-kaceli-nje-institucion-arti-vete/|title=Familja Kaceli, një institucion arti më vete|date=8 shkurt 2021|journal=Gazeta shqiptare|interviewer=Fatmir Terziu|language=sq|author=Buron Kaceli}}</ref> Ekonominë e shtëpisë e mbarështuan të vëllezërit, Ismaili (vd. 1932), Aliu, Ramazani dhe [[Jonuz Kaceli]], i të cilëve ishte më i vogli.<ref>{{Cite web|url=http://www.radiandradi.com/familja-tironase-kaceli-nga-marsida-t-najdeni/|title=Familja tironase Kaceli|author=Marsida T. Najdeni|website=radiandradi.com|date=10 shkurt 2020|language=sq}}</ref> Në pazarin e vjetër të Tiranë, pas [[Kulla e Sahatit, Tiranë|sahatit]] pranë [[Xhamia e Et'hem Beut|xhamisë së Et'hem Beut]] kishin dyqanin e kartolerisë në godinën e ngritur në vitet '20 "Vllazën Kaceli".<ref>Eli Xoxa, Kaceli : 1914 - 2000 : monografi / red. Arben Xoxa. - Tiranë : Botimet Enciklopedike, 2008. - 138 f : me il ; 28 cm</ref>
 
Në vitet 1932-1936 ndoqi në Tiranë "Shkollën e Vizatimit", ku kishte mësues [[Andrea Kushi|Andrea Kushin]], [[Mario Ridola|Mario Ridolan]] dhe [[Abdurrahim Buza|Abdurrahim Buzën]]. Më 1934 u zgjodh ndër nxënësit e shkëlqyer të “Shkollës së Vizatimit” dhe sëbashku me një grup nxënësish të Gjimnazit të Shtetit u shpërblyen me një udhëtim në [[Stokholmi|Stokholm]], ku u pritën nga Konsullata Shqiptare atje.<ref name=":1">{{Cite web|url=https://sot.com.al/kultura/%E2%80%9Csadik-kaceli-retrospektiv%C3%AB%E2%80%9D-gka-ekspozon-krijimtarin%C3%AB-70-vje%C3%A7are-t%C3%AB-artistit|title=“Sadik Kaceli- Retrospektivë”, GKA ekspozon krijimtarinë 70 vjeçare të artistit|author=Julia Vrapi|journal=Sot|date=16 tetor 2014|language=sq}}</ref>
Rreshti 21:
 
U kthye në Tiranë më 1941,<ref>{{Cite interview|url=https://shqiptarja.com/lajm/i-biri-buroni-nje-rrefim-per-veprat-e-panjohura-te-sadik-kacelit|title=I biri, Buroni: një rrëfim për veprat e panjohura të Sadik Kacelit|author=Dhurata Hamzai|date=31 janar 2019|website=shqiptarja.com|language=sq}}</ref> me disa metodika për mësimdhënien dhe pasi u hap Liceu Artistik "Jordan Misja", dha mësim aty deri në pension.<ref name=":0" />
 
Më të vjetrit, tregtarë midis Milanos dhe Tiranës. Nga piktorët e kahershëm të mureve e arkave tek pinjollët piktorë, koreografë e arkitektë. Rrëfen [[Buron Kaceli]], pinjoll i kësaj familjeje, nënkryetar i PD-së në Tiranë.<ref>Eli Xoxa, Kaceli : 1914 - 2000 : monografi / red. Arben Xoxa. - Tiranë : Botimet Enciklopedike, 2008. - 138 f : me il ; 28 cm</ref>
 
== Profesioni i vjetër i familjes ==
Sipas gojëdhënës familjare, Kacelët kanë zbarkuar në Tiranë përpara më shumë se 300 vjetësh. Nga fshatrat, malësia apo nga kolonitë gjermane (Kasel !) atje ? Kjo nuk është histori arkivash ndërsa këto pyetje janë thjesht hamendësime. Sa më shumë i rreh me mend, aq më të pakapshme bëhen për Buron Kacelin, pinjoll i familjes tiranase, Kaceli. Faktet janë tretur në të shkuarën e largme. Ka mbetur vetëm një kujtesë e përmbledhur në 14 breza, pema gjenealogjike e familjes Kaceli, që daton qysh përpara më shumë se 300 vjetësh. Profesioni më i vjetër i kësaj familjeje është tregtia. Në fototekën e familjes ruhen plot fotografi dyqanesh me emrin e vëllezërve Kaceli. Buroni tregon se ka pas ekzistuar edhe një tren i quajtur treni i Kacelëve në Milano, që transportonte mallrat tregtare të Kacelëve. “Tregtoheshin mobilje, rroba e mallra nga më cilësoret për kohën dhe të gjitha silleshin nga Italia”, - thotë Buroni. “Kartoleri, Kinkaleri, Parfumeri etj”, ishte [[dyqani]] i Ali dhe vëllezërve Kaceli në pazarin e dikurshëm të Tiranës, të cilin Buroni e përmend si një pazar nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë e Ballkanit. Si dokument të aktivitetit tregtar të familjes pinjolli i Kacelëve tregon një licencë tregtie, e para e lëshuar nga shteti shqiptar në Tiranë, Licencë tregtie nr.1. “Shpresojmë dhe besojmë që numri 1 nuk ka qenë thjesht një rastësi, por një vlerësim për tregtinë e familjes Kaceli”, - thotë Buroni. Një nga fotot më të vjetra dhe më të çmuara të fototekës Kaceli është pikërisht një fotografi e vitit 1914 e një dyqani të Kacelëve në qendër.
 
Breznitë e piktorëve Kaceli. Nga dekoruesit e mureve dhe piktorët e arkave deri tek portretet dhe peizazhet e Sadik Kacelit dhe të birit. Pinjollët e tjerë artistë të familjes deri në ditët e sotme.
 
== Piktura ==
Piktor i Popullit, autorAutor i stemës së Republikës, një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, me studime të kryera jashtë vendit, Sadik Kaceli është një nga piktorët më të njohur të familjes Kaceli. Por në faza rudimentare artistët e parë të pikturës në këtë familje kanë qenë dekoruesit e mureve të banesave, apo ata që pikturonin arkat e sëndukët në të shkuarën. Ndërkaq edhe vetë Buroni ka ndjekur udhën e të atit dhe merret me pikturë vazhdimisht. Autor i një sërë ekspozitash kombëtare jashtë vendit para ‘90, ai vazhdon të merret me pikturë dhe të çelë ekspozita ndonëse më rrallë. Ndër pinjollët e tjerë të familjes Gëzim Kaceli është gjithashtu Artist i Popullit dhe figurë e njohur e koreografisë shqiptare, profesionin e të cilit e ka trashëguar i biri, Renis Kaceli i cili është pedagog koreografie në Itali ndërsa e motra studion po aty për kanto. Te katërt fëmijët e Sadik Kacelit Sadikut: Ermali, Buroni, Heroina e Lumnika jane marre me art ne një mase a tjetër qofte kjo ne drejtim te artit figurativ apo letërsi. Omeri, një tjetër pinjoll i familjes ka përfunduar shkëlqyeshëm për pikturë në Artet e Bukura në Tiranë. Ndërsa Buroni preferon peizazhin, Sadiku, i ati ka preferuar edhe portretin. Në studion e tij të vjetër të cilën e gjetëm në rikonstruksion gjenden veç pikturave me temë nga dasmat tiranase edhe portrete të mrekullueshme pleqsh me mustaqe dhe qeleshe si edhe ndonjë skulpturë e vogël në mur ashtu si edhe një autoportret i piktorit.
 
== Referime ==