Taxhedin Bislimi: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Përpilim i artikullit
Etiketa: përpunim burimi 2017
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 11 shkurt 2021 15:31

Taxhedin Bislimi (19 Prill 1961, Grushinë, Haraçinës). Është doktor i shkencave islame, imam dhe ligjërues në Fakultetin e Shkencave IslameShkup.

Biografia

Dr. Taxhedin Bislimi u lind më 19 Prill të vitit 1961 në fshatin Grushinë të komunës së Haraçinës - Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Siri, Fakultetin e sheriatit pran Universitetit të Damaskut në Damask- Siri. Disertacionin e magjistraturës e mbrojti në Universitetin “Imam Evzai” në Liban vitin 2002, Vakëfi në Maqedoni, kurse doktoratën në Novi Pazar 2016 me titullin: "Kontrata e pajtimit sipas sheriatit islam me ndikim te shqiptarët”. I punësuar si Vaiz dhe Mualim në fshatin e lindjes dhe njëkohësisht edhe ligjërues i lëndës së Usuli Fikhut dhe Fikhut në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Për një kohë të gjatë ka qenë edhe ligjërues nëpër disa xhami të Shkupit. Prej vitit 2006 është zgjedhur Mufti i Muftinisë së Shkupi, ku qëndroi për një mandat katër vjeçar.

Veprat shkencore

Krahas punëve të përditshme është marrë edhe me shkrime, të shumtë, e veprat e tij kryesisht e karakter të shkencës së fikhut dhe Usuli fikhut, e më të njohura janë: 1. Hyrje në shkencën e Usuli Fikut (bot. i parë) 2003 2. Pesë shtyllat e Fesë islame (bashkautor) 1998 3. E drejta Familjare në Islam (bashkautor) 1996 4. Tre vendet e shenjta, Mekë, Medinë, Kuds, 2013 5. Vakëfi në Maqedoni, 1391-2000 , 2007 6. Medreseja Medah e Ataulla ef. dhe nxënësit e saj, 2011 7. Gazi Isa Beu dhe bamirësitë e tij, 2012 8. Mevludi, historiku dhe dispozita e tij, 2007 9. Atributet e hipokritëve në suren Teuvbe, 2011 10. Talkini mbi të vdekurin, 2003 11. Grushina në të kaluarën dhe sot, 2013 12. Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, vëllimi I-II, 2018 13. Teoria e kontratës, 2019 14. Drejtëleximi i Kur’anit, 2019 15. Kontrata e Pajtimi mes myslimanëve sipas së drejtës islame dhe roli i saj te populli shqiptar, 2020 16. Punime të ndryshme me qasje fikhore, 2020,