Diskutim:Jahja Sadiku: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 7:
:Arsyeja përse unë gjithmonë këto shkrime nuk i kam grisur që në fillim është 'shpresa' se ndokush, ndonjëherë do të merret seriozisht dhe do të përpilojë artikuj enciklopedik nga këto shkrime ose kopjime. [[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] ([[Përdoruesi diskutim:Puntori|diskutimet]]) 11 shkurt 2021 14:48 (CET)
::Titulli me sa di une duhet te merret siç njihet personazhi historik, pra nga '''shquarsia'''. Keshtu e shoh se i perdor edhe Nathalie Clayer apo Jashar Rexhepagiq nder punimet e tyre per fene islame me tarikatet e veta neper viset shqiptare. Qe artikulli nuk ka strukture enciklopedike, kjo eshte afermendsh, por une po diskutoj per zhvendosjen ne emertim. Ndaj po e perseris, kjo figure e shek. XIX nuk kishte si te njihej emer mbiemer sepse nuk ishte kriter taksionomik i kultures se kohes, ndaj ka mbijetuar dhe ende njihet thjesht si Mulla Jahja. Sa per grisjen, ti shume mire mund ta nisesh duke e vene stampen. --[[Përdoruesi:Ikranjani|Ikranjani]] ([[Përdoruesi diskutim:Ikranjani|diskutimet]]) 11 shkurt 2021 15:08 (CET)
:::E kuptoj shqetësimin tënd, por argumentimi është jo i plotë. Është lloj i shpërndarjes së emrave të personaliteteve të ndryshme shqiptare kudo që jetojnë. Shquarsia të cilën shfrytëzojnë Nathalie Clayer, Jashar Rexhepagiq, e të tjerë është vetëm e përcjellë nga gojëdhënat e rrethit ku kanë jetuar personalitetet. Le të marrim si shembull një personalitet tjetër "Molla Jakupi" ose "Mulla Jakupi" si do që të thuash është personalitet i cili vërtetë kështu njihet ndër muslimanët e të gjitha trojeve shqiptare (për ata të cilët kanë dëgjuar për të). Sidoqoftë, nëse hulumtojmë biografinë e tij në mënyrë profesionale, duhet të merremi me arkive të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe atje njihet jo si Molla Jakupi, por si Jakup Asipi. Sidoqoft, në gjuhët tjera si anglishtja, gjermanishtja, arabishtja e të tjerë merren shquarje të tilla, por fjala është për një personalitet i cili është një dhe i vetëm i njohur me atë shquarje. Shembull në anglisht "Billi the Kid" është një dhe i vetëm. Në literaturën arabe imamët njihen në forma të tilla, por janë të njohura për të gjithë studiuesit dhe nuk janë të përgjithshme ku përfshihen persona të ndryshëm. Psh Mulla Jahja, Mulla Jahja Plava, Mulla Jahja Nikushtaku etj.
:::Sidoqoftë këto janë ndër arsyet të cilat më kanë shtyrë që gjithmonë të krijohet një rregull i paraqitjes së personaliteteve dhe punimeve tjera në sq.wiki. Në të kundërtën, mund të bëhet kërkesë për rikthimin e artikullit.
:::Më vije keq, me kaq do ta përmbyllë këtë diskutim mbi këtë temë.
:::Përshëndetje të sinqerta. [[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] ([[Përdoruesi diskutim:Puntori|diskutimet]]) 11 shkurt 2021 16:23 (CET)
Return to "Jahja Sadiku" page.