Gjendja agregate: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
|||
Rreshti 16:
Meqë vlimi kryhet në temperatura të ulëta, gjellës nuk i jepet temperaturë e nevojshme për zierje. Por, me rritjen e shtypjes, rritet edhe pika e vlimit të ujit që ka zbatim të gjerë në termoteknikë, në sterilizimin e instrumenteve sanitare dhe në dezinfektimin e rrobave. Në enët e mbyllura hermetikisht, ushqimi zihet shumë më shpejt se në enët e hapura, sepse në to, duke rritur shtypjen, e rrisim edhe temperaturën e vlimit.
Masa e lëngut të vendosur në enë hermetikisht të mbyllur vetëm në fillim do të pakësohet ashtu që pas një kohe niveli i tij në enë nuk po të ndryshojë. Kësisoj [[masa]] e lëngut pakësohet, por rritet masa e avullit në hapësirë të-enës mbi sipërfaqe të tij. Disa molekula të avullit rikthehen në lëng ashtu që pas një kohe numri i molekulave të lëngut, që avullohen, është i barabartë me numrin e molekulave të avullit që kthehen në lëng. Ky baraspeshim dinamik ndikon që sasia e lëngut në enë të mos ndryshojë Avulli që ndodhet në baraspeshim dinamik me lëngun përkatës quhet avull i ngopur. Me fjalë të tjera, themi se avulli që ndodhet në hapësirën e lëngut përkatës quhet avull i ngopur.
Shndërrimi i avullit të ujit në lëng është i mundshëm, nëse ekzistojnë qendrat e [[Kondensimi|kondensimit]], të cilat mund të jenë grimcat e pluhurit, jonet etj. Për shembull në mungesë të këtyre qendrave të kondensimit nuk do zë formohen pikat e ujit, por një gjendje metastsbile, që quhet avull i tejngopur. Mbrojtja nga breshëri është e bazuar pikërisht në parimin e krijimit të qendrave të kondensimit. Efekti i predhës kunër resë breshërformuese nuk bazohet në ngritjen e temperaturës dhe të shkrirjes së kokrrizave të akullit në të, por në dërgimin e pluhurit të jodurit të argjendit AgJ. Predha zakonisht hudhë në lartësinë afro 6 000m afro 0.5 kg AgJ, kurse vetëm 1 g përmban
== Lidhje të jashtmë ==
|