Muhammed esh-Shejbaniu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Infobox person
| emri = Muhammed ibën Hasan esh-Shejbani
| emër tjetër =
| foto = تخطيط_اسم_محمد_بن_الحسن.png
Rreshti 32:
| çmime =
}}
'''Muhammed ibën Hasan esh-ShejbaniuShejbani''' - dijetari i njohur [[Medh-hebi Hanefi]] dhe nxënësi i Imam [[Ebu Hanife]]s.
 
'''Muhammed esh-Shejbaniu''' - dijetari i njohur [[Medh-hebi Hanefi]] dhe nxënësi i Imam [[Ebu Hanife]]s
 
== Hyrje ==
Çfarëdo çasjeje që do t’i bëhej historisë të së drejtës islame, dhe vetë të drejtës islame, emri i Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniut është i pashmangshëm. Kjo veçanerisht vlenë për studimet rreth shkollës juridike [[Medhhebi Hanefi|hanefite]], por edhe të shkollave tjera, si për shembull, të shkollës shafiite, malikite e hanbelite.
 
Për më tepër, kur emri i Muhammed ibn Hasanit hyn në analet e së drejtës botërore si themelues i së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, nëse emri i tij ka depërtuar qysh para gjysmë shekulli në Evropë, kjo nuk ka ndodhur edhe tek ne në trojet shqipare. Ndonëse pasojmë [[Shkolla Juridike Islame|shkollën juridike]] hanefite në trojet shqiptare, thuajse ende nuk kemi asgjë të shkruar për viganët e kësaj shkolle, një ndër të cilët është edhe muhammedi, e mos të flasim për studime të segmenteve të caktuara apo monografike, përkatësisht për përkthime të veprave të tij në mënyrë kritike. Prandaj, lëshimi që është bërë në të kaluarën, nuk guxon të përsëritet. Neve na obligon, ndër të tjera, edhe ekzistimi i disa [[Medreseja|medreseve]] dhe fakultetit islam në Prishtinë e Shkup dhe nevoja gjithnjë e më e theksuar e besimtarëve te ne e më gjërë për sheriatin[[sheriati]]n islam. Kurse asnjë studim serioz nuk do të mundë të përfundohej me sukses e të mos konsultohet imam muhammediMuhammedi.[1]
 
Synimet tona me këtë punim janë modeste dhe pretendojnë të ofrojnë një pasqyrë reale të jetës dhe të veprave të tij dhe ca karakteristika më të theksuara shkencore brenda shkollës hanefite dhe përgjithësisht të së drejtës islame, të cilat muhammed ibn Hasanin e vendosën në pijedestalin më të lartë të shkencëtarëve islam. Me këtë dëshirojmë të hapim shtigje për hulumtime më të specializuara.
 
== Jeta dhe veprimtaria ==
muhammedi[2]Muhammedi (emri i tij i plotë është muhammedMuhammed ibn Hasan ibn Ferdek esh-Shejbaniu) lindi në vitin 132 hixhrij / 748 gregorian, në qytetin Vasit. Kjo kohë karakterizohet me një zhvillim të hovshëm të shtetit islam të udhëhequr nga abasitët në shumë fusha jetësore, që përcillej me trazira e konflikte politike, sektare, kulturoro-shkencore e të tjera. Babai i tij Hasani ishte ushtarak. Familja e tij mbanin prejardhjen prej një fshati në paralagjen e Damaskut, të quajtur Hursta.
 
Të dhënat për fëmijërinë dhe rininë e tij janë të pakta dhe jo të sigurta. Megjithatë është e njohur se një kohë jetoi në Kufe, në vatrën e shkollës irakiane, ku edhe i mori mësimet e para mbi shkencën, e pastaj u shpërngul në [[Bagdad]]. Këtu u njoftua me mësuesin e tij të ardhshëm Imamu’l- A’dhamin, ebu Hanifen. Një kohë ka dëgjuar ligjëratat e tij, apo, më drejt, ka marrë pjesë në punën shkencore e intelektuale të kësaj shkolle, dhe ishte nxënësi më i ri i ebu Hanifes. Mirëpo, në vitin 150 H. / 767 g. ebu Hanifeja vdiq, kurse muhammedi atëbotë ishte vetëm 18 vjeçarë. Mësimet i vazhdoi te nxënësi më i madh i ebu Hanifes ebu Jusufi. Po ashtu muhammedi ka mësuar edhe nga dijetarët tjerë të mëdhënj të asaj kohe, [[Sufjan eth-Theuri|Sufjan eth-Thevriu]] dhe Evzaiu. Gjatë qëndrimit të tij trevjeçar në [[Medine]], muhammedi u njoftua rrënjësisht me [[Fëkëh|fikhun]] dhe pikëpamjet e [[Imam Malik ibn Enes|Malik ibn Enesit]] dhe të shkollës së tij.[3]
 
muhammediMuhammedi i uritur për dituri, shoqërinë e tij me dijetarin e madh Evzaiun në [[Siria|Siri]], dhe me dijetarët tjerë në atë vend, e shfrytëzoi për arsimim solid e të gjerë dhe arriti të formojë një shikim të plotë edhe mbi drejtimet tjera ideore,[4] qofshin ato juridike, akaidologjike, filozofike, apo dhe të feve tjera.
 
muhammedMuhammed ibn Hasani është preokupuar me disa disiplina shkencore, ndër të tjera është marrë me studime letrare e gjuhësore: me poezi, gjuhë e sintaksë, pastaj është marrë me studime fetare: me Kur’an, [[Hadith]], fikh etj. Arsimimi i gjithanshëm i ndihmoi të zgjerojë dhe thellojë dituritë e veta, sidomos në legjislacionet e ndryshme të mëhershme dhe të kohës së tij.[5]
 
Rrëfehet se muhammedi nuk i ka pasur vështirësitë materiale të ebu Jusufit, por ka qenë në gjendje materiale të mirë, dhe nuk ka kursyer kur është fjala për dituri. Kështu, thuhet se, për mësimin e sintaksës, poezisë hadithit dhe fikhut pagoi 30.000 dirhemë. Thuhet po ashtu, se materialisht e ka ndihmuar edhe ebu Jusufin, mësuesin e vet dhe mëpastaj kolegun e vet nga shkolla hanefite.[6]
 
Biografët shënojnë se prej muhammedit mësuan dijetarë shumë të mëdhënj, ndër të cilët edhe Imam Shafi’u (themeluesi i shkollës juridike shefi’ite), ebu Sulejman el-Xhurxhani, Hisham ibn Abdullah er-Rraziu, Jahja ibn Mujini, Ahmed ibn Hafsi dhe Ahmed ibn Hanbeli (themeluesi i shkollës juridike hanbelite). Ky i fundit, i pyetur më një rast se prej kah i posedon këto njohuri të larta, u përgjigj qartazi: “Prej librave të Imam muhammedit”.[7]
 
Po i permendim edhe disa emra të mëdhënj që mësuan prej tij: Ibrahim ibn Rrustem el-Merviu, i cili fikhun e mësoi nga Imam muhammedi; Ahmed ibn Hafsi, i cili mësoi fikhun prej tij dhe i transmetoi veprat e muhammedit, Isa ibn Ebane, muhammed ibn Semaati, Hilad ibn Jahja etj.[8]
 
Nga biografët kemi, gjithashtu, shënime se Imam muhammedi kishte shoqëri të ngushtë me malikitët. Përkundër kontakteve dhe marrëdhënieve të mira, muhammedi i mbeti besnik shkollës së vet hanefite, e madje edhe shkroi një libër kundër shkollës së tyre me titull “Err-Rreddu ’ala ehl’il-Medineti” (Përgënjeshtrimi i shkollës Medinase).[9]