Gjin Zenebishi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 9:
Zenebishi u martua me një bijë [[Shpatajt|Shpatajsh]], të cilës nuk i dihet emri, kësodore ishte baxhanak me despotin e Epirit, [[Esau de' Buondelmonti|Esau de Buondelmonti]] qysh më 1396. Ky i fundit e sulmoi Zenebishin prillin e 1399 me ndihmën e disa prijësve fisnorë arbërorë, por u thye në [[Mesopotami|Mesopotam]] dhe u shpie i zënë rob në Gjirokastër. Për lirimin e baxhanakut të vet, Zenebishi i vjeli 10,000 florinta qytetit të [[Firencia|Firences]].<ref>{{Cite book|last=Fine|first=John Van Antwerp|title=The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest|publisher=University of Michigan, Ann Arbor MI|year=1994|isbn=0-472-08260-4|location=|pages=355|language=en}}</ref>
 
Më 1411 dhe 1412 i lidhur në aleancë me [[Despotati i Artës|Despotin e Artës]], [[Murrik Shpata|Murrik Shpatën]], mposhtën ushtrinë e [[Karl Toko|Karl Tokos I]], i porsashpallur [[Despotati i Epirit|Despot i Epirit]]. Sidoqoftë nuk mundën ta zinin Janinën.<ref name="Fine-1994-356" /> Në fillim të vitit 1413 Shehzade [[Musa Çelebi|Musa Çelebiu]] i bëri thirrje t'i lironte arhondët e Janinës, të cilët i kishte keqtrajtuar.<ref>{{Cite journal|last=Trapp|first=Erich|last2=Walther|first2=Rainer|last3=Beyer|first3=Hans-Veit|date=1978|title=Prosopographisches Lexikon der Palaiologenzeit|url=|journal=Faszikel|language=de|volume=3|issue=6521|pages=148|via=}}</ref> Më 1414 Murriku vdiq,<ref name="Fine-1994-356" /> dhe pasi DepaGjini u mund nga osmanët e nga 1416 u vendos në Korfuz, ku ndërroi jetë më 1418.<ref name=":022">{{Cite book|last=Vlora|first=Eqrem bej|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri: skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri]]|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-83-6|volume=1|location=Tiranë|pages=46|language=sq|authorlink=Eqrem bej Vlora|author-link2=Marie Amelie von Godin|origyear=1955-56}}</ref>
 
== Pinjollët ==
I martuar me një bijë Shpatajsh, emri i së cilës nuk dihet, patën fëmijë:
 
* A1. Kyrianen, zonjën e Grabossës, martuar me Andrea Muzakën e III.
* A2. Marinë, martuar me Petrotto d'Altavilla, baronin e Korfuzit.
* A3. Topi apo Depë Zenebishin, zot i Gjirokastrës.
** B1. Simon Zenebishin, kështjellar i Strovilos.
*** C1. Alfonson, peng razie tek osmanët që shkoi në Napoli dhe u bë vasal i tyre.
*** C2. Lekën, kështjellar i Strovilos, ua shiti venedikasve më 1473.
*** C3. Filipi, në shërbim të Lekës.
 
* A4. Hamza bej Zenebishi, peng razie tek osmanët, i konvertuar në Islam u bë komandant osman.
* A5. Hasan bej Zenebishi, subash i Tetovës.
 
==Referimet==