Dallime mes rishikimeve të "Memoriali i Skënderbeut"

U kthye versioni 2194275 i bërë nga Urisbiy (diskutimet)
v (pov)
Etiketa: Reverted
(U kthye versioni 2194275 i bërë nga Urisbiy (diskutimet))
Etiketa: Undo
 
== Historia ==
Katedralja e dikurshme e Lezhës, e cila i kushtohej [[Nikolla i Mirës|Shën Nikollës]], qe një ndërtesë e stilit gotik kolonial. Qe në duart e të krishterëve deri në çerekun e fundit të shekullit XVI, dhe gjatë viteve '80 të atij shekulli aty u ndërtua [[xhamia]]. Gjatë viteve 1620-1630 kjo xhami u braktis dhe mbeti rrënojë deri nga fundi i shekullit XVIII, kohë gjatë së cilës, u rindërtua nga [[Sulltani|Sulltan]] [[Selimi III]].<ref name=":Kiel">{{Cite book|last=Kiel|first=Machiel|title=Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912)|publisher=IRCICA|year=2012|isbn=9789290632429|location=Stamboll|pages=282, 285-286|language=sq|translator=Holta Vrioni|authorlink=Machiel Kiel|origyear=1990}}</ref>[[Skeda:Alessio (Archivio fotografico Società Geografica Italiana).jpg|parapamje|Xhamia Selimije në çerekun e parë të shekullit XX, foto Antonio Baldacci.|majtas]]Deri me [[Revolucioni Kulturor|Revolucionin Kulturor]], objekti ishte në pronësi të [[Komuniteti Mysliman i Shqipërisë|Komunitetit Mysliman të Shqipërisë]], duke qenë xhami. Më pas kaloi në pronësi të Institutit të Monumenteve në Tiranë.<ref name=":1">{{Cite web|date=18 gusht 2017|title=Misteri i varrit të Skënderbeut, si qëndron e vërteta|url=https://www.kultplus.com/trashegimia/misteri-varrit-te-skenderbeut-si-qendron-e-verteta/|url-status=live|website=Kultplus|language=sq}}</ref> [[Minareja]] qëndroi deri më 1978, por me [[Tërmeti në Mal të Zi|tërmetin e 1979]] u shemb.<ref name=":Kiel" />
Me gërmimet e bëra më 1968 u nxorrën në pah mbetjet e një katedraleje të shekullit XV.<ref name=":1" /> Prej gërmimeve të drejtuara nga [[Frano Prendi]] dhe [[Koço Zheku]], u mendua se gjurmët e kishës ishin pikërisht të katedrales së Shën Kollit - megjithëse këtë e ka kundërshtuar [[Kristo Frashëri]]. Më tej u zbuluan themele ndërtimesh pagane të shekullit të III, disa pagëzimore paleokristiane të ndërtuara në gjysmën e parë të shekullit të VI dhe dy faza ndërtimi kishtar të periudhës bizantine.<ref>{{Cite journal|last=Hoxha|first=Gëzim|date=2011|title=Një pagëzimore paleokristiane nën themelet e kishës së Shën Kollit në Lezhë|url=https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2011_num_35_1_1111|journal=Iliria|language=sq|issue=35|pages=285-306}}</ref>
 
Gjatë rindërtimit të qytetit pas tërmetit të 1979, u vendos heqja e shtresës [[Perandoria Osmane|osmane]] dhe shndërrimi i themeleve të kishës së vjetër në një monument madhështor modern.<ref name=":Kiel" /> Punimet u kryen në vitet në vazhdim dhe përfunduan më 1981<ref name=":0" /> ose pak para 1983.<ref name=":Kiel" />
 
== Shiko edhe ==