Dallime mes rishikimeve të "Ali Asllani"

111 bytes added ,  3 muaj më parë
| webfaqja =
}}
'''Ali Asllani''' ([[Vajza (fshat)|Vajzë]] të [[Vlora|Vlorës]], [[28 nëntor]] [[1884]] - [[Tirana|Tiranë]], [[20 Dhjetor|20 dhjetor]] [[1966]]) qe poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar.
 
== Biografia ==
I biri i [[myftiu]]t dhe [[myderizi]]t Asllan efendi Sylejmani ndhe Hyries së Isuf Meminajt, nga fshati [[Trevllazër]]. Ngeli jetim në moshë të re, kur ishte ende 6 vjeç.<ref>Llojdia G., ''Reportazh nga fshati Vajze - atje u rrit poeti Ali Asllani'', artuniversi.blogspot.al, 27 gusht 2012.</ref> Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të ndiqte ruzhdijen e Vlorës. Gjithashtu ndiqte shkollën greke që të mund të nxënte alfabetin grek. Më 1898 nisi të studiojë në idadinë e Janinës. Gjatë kësaj periudhe nisi të thurte poezi në turqisht dhe persisht.
 
Shkoi të studionte mjekësi në Stamboll, por pas një viti e la. Me ndihmën e [[Ismail Qemali|Ismail Qemal Vlorës]] dhe [[Mollà|Mulla]] Xhaferr Drashovicës mundi të kalonte ekzaminimprovimin hyrës në Institutin e Lartë administrativ "[[Mejtepi Mylkie|Mülkiye]]" në [[Stambolli|Stamboll]], ku u diplomua më 1906.
 
Pas shkollës kreu stazhin në Janinë. Në vitin [[1908]] zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e [[Delvina|Delvinës]] dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "[[BashkimiKomiteti (klub)"Bashkim e përparim"|Bashkimi]]". Për mbështetjen që i dha [[Ismail Qemali]]t filloi të persekutohej nga organet qeveritare turkeosmane, madje u dha urdhër të internohej në [[Halepi|Halep]] të [[Siria|Sirisë]]. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në [[Korfuzi|Korfuz]] dhe prej andej në [[Vlora|Vlorë]]. Mori pjesë në [[Kuvendi i Dibrës|Kuvendin e Dibrës]], si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.
 
Në vitin [[1910]] u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt me ndërhyrjen e [[Shahin bej Kolonja|Shahin bej Kolonjës]], por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në [[1912]] punoi si nënprefekt në [[Akseqi]], [[Ellgen]] dhe [[Boskër]] të [[Vilajeti i Kolonjës|Vilajetit të Konjës]] në [[Anadoll]].
 
Pas shpalljes së Pavarësisë, [[Ismail Qemali]], i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më [[22 janar]] të vitit [[1914]]. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i [[Fieri]]t e kajmekan i [[Ballshi]]t. Pas largimit të [[Princ Vidi]]t shkoi disa kohë në [[Italia|Itali]] e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm ([[10 nëntor]], [[1915]] - [[1 janar]], [[1917]]). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna.
[[Kategoria:Njerëz nga Vlora]]
[[Kategoria:Kryetarë të Bashkisë Vlorë]]
[[Kategoria:Përkthyes prej osmanishtes në shqip]]