Hans Kristian Andersen: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Smallem: Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet
Adding 4 books for Wikipedia:Vërtetueshmëria (20210227)) #IABot (v2.0.8) (GreenC bot
Rreshti 1:
 
{{Infobox shkrimtar|emri=Hans Christian Andersen|image=HCA by Thora Hallager 1869.jpg|caption=Andersen në vitin 1869|occupation=[[Shkrimtar]]|citizenship=nënshtetësia e Danimarkës|ditëlindja=2 Prill 1805|ditëvdekja=4 Gusht 1875 (70 vjeç)|vendvdekja=[[Østerbro]], [[Kopenhagen]], [[Mbretëria e Danimarkës]]|Gjuha=[[Gjuha daneze]]|vendvarrimi=Varrezat Assistens, [[Kopenhagen]]|nënshkrimi=[[File:Hans Christian Andersen Signature.svg|Hans Christian Andersen Signature]]|notable works=[["Sirena e Vogël"]]
 
Line 41 ⟶ 40:
Broshura e dytë u botua më 16 dhjetor të vitit 1835 dhe përmbante këto përralla: ''"Gishtëza"'', ''"Djali i Keq"'' dhe ''"Shoku Udhëtues"''. ''"Gishtëza"'' ishte plotësisht krijim i Andersen edhe pse i frymëzuar nga ''"Tom Thumbi"'' dhe histori të tjera të njerëzve të vegjël. ''"Djali i Keq"'' ishte bazuar në një poezi të Anakreonit për Kupidin, dhe ''"Shoqëruesi Udhëtues"'' ishte një histori fantazmë me të cilën Andersen kishte eksperimentuar në vitin 1830.<ref name=":2" />
 
Broshura e tretë përmbante 2 përralla të titulluara: ''"Sirena e Vogël"'' dhe ''"Rrobat e reja të Mbretit"'' dhe u botua më 7 prill të vitit 1837. ''"Sirena e Vogël"'' ishte krijim i plotë i Andersenit megjithëse u ndikua nga ''"Undine"'' i De la Motte Fouqué (1811) dhe njohuritë për sirenat. Kjo përrallë krijoi reputacionin ndërkombëtar të Andersen. <ref>{{cite book|last=Wullschläger|first=Jackie|date=2002|title=Hans Christian Andersen: The Life of a Storyteller|url=https://archive.org/details/hanschristianand0000wull|language=en|location=Chicago|publisher=University of Chicago Press|page=[https://archive.org/details/hanschristianand0000wull/page/174 174]|isbn=0-226-91747-9}}</ref> E vetmja përrallë tjetër në broshurën e tretë ishte ''"Rrobat e reja të Mbretit"'', e cila bazohej në një histori mesjetare spanjolle me burime arabe dhe hebraike. Në prag të botimit të pjesës së tretë, Andersen rishikoi përfundimin e historisë së tij, (Perandori thjesht ecën në procesion) në finalen e tij tashmë të njohur të një fëmije që thërriste: "Perandori nuk ka veshur ndonjë rrobë!"<ref>{{cite book|last=Wullschläger|first=Jackie|date=2002|title=Hans Christian Andersen: The Life of a Storyteller|url=https://archive.org/details/hanschristianand0000wull|language=en|location=Chicago|publisher=University of Chicago Press|page=[https://archive.org/details/hanschristianand0000wull/page/174 174]|isbn=0-226-91747-9}}</ref>
 
Vlerësimet daneze të dy broshurave të para u shfaqën në vitin 1836 dhe ato nuk ishin entuziastë. Kritikët nuk e pëlqyen stilin bisedor, informal dhe imoralitetin që fluturonte përballë pritjeve të tyre. Letërsia për fëmijë kishte për qëllim të edukonte më tepër sesa të argëtonte. Kritikët e dekurajuan Andersen të ndiqte këtë lloj stili. Andersen besoi, se ai ishte duke punuar kundër nocioneve të paramenduara të kritikëve rreth përrallave dhe ai u kthye përkohësisht në shkrimet e romaneve. Reagimi i kritikut ishte aq i ashpër sa që Andersen priti një vit të plotë para se të publikonte botimin e tij të tretë.<ref>{{cite book|last=Wullschläger|first=Jackie|date=2002|title=Hans Christian Andersen: The Life of a Storyteller|url=https://archive.org/details/hanschristianand0000wull|language=en|location=Chicago|publisher=University of Chicago Press|page=[https://archive.org/details/hanschristianand0000wull/page/150 150],165|isbn=0-226-91747-9}}</ref>
 
Nëntë përrallat e tre broshurave u kombinuan dhe më pas u botuan në një vëllim dhe u shitën me shtatëdhjetë e dy shilinga. Një faqe titulli, një tabelë e përmbajtjes dhe një parathënie nga Andersen u botuan po ashtu në këtë vëllim.<ref>{{cite book|last=Wullschläger|first=Jackie|date=2002|title=Hans Christian Andersen: The Life of a Storyteller|url=https://archive.org/details/hanschristianand0000wull|language=en|location=Chicago|publisher=University of Chicago Press|page=[https://archive.org/details/hanschristianand0000wull/page/178 178]|isbn=0-226-91747-9}}</ref>
 
Andersen zakonisht nuk llogaritet si një shkrimtar i trillim-shkencës - ende nuk njihet si zhanër në kohën e tij - por në fakt disa nga veprat e tij mund të kategorizohen si të tilla. Për shembull, në ''"Princi i Ligë"'' i Andersenit (1840) [http://hca.gilead.org.il/wicked_p.html], pushtuesi botëror i historisë, me ambicie dhe mizori të pakufishme, urdhëron "që të ndërtohet një anije madhështore, me të cilën ai mund të lundrojë nëpër ajër". Princit, i ulur në qendër të kësaj anije fluturuese, "iu desh vetëm të prekte një burim në mënyrë që të bënte mijëra plumba të fluturonin në të gjitha drejtimet nga tytat e armëve të anijes, ndërsa armët u ngarkuan menjëherë përsëri - një parashikim të mitralozit. Më vonë, Princi zhvillon një model të përmirësuar, i aftë për të shkrepur "Rrufe çeliku" dhe urdhëron shumë mijëra prej tyre të ndërtohen për të formuar një flotilë masive ajrore të drejtuar nga trupat e tij - një parashikim i Forcave Ajrore që do të bëhej realitet në shekulli i ardhshëm.