Mali i Munellës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v 1l2l3k zhvendosi faqen Munella tek Mali i Munellës
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Munella landscape.jpg|300px|Mali i Munellës]]
 
Mal në kufirin [[Pukë]] - [[Mirditë]], që në majën e Kryqit arrin lartësinë më të madhe, 1996 metra. Shtrihet midis luginës së Fanit të Math në veripërendim dhe Fanit të Vogël në juglindje. Zgjatimi i këtij mali që bie në sy ngado është 6  km në gjatësi dhe 3 kilometra në gjërësi. Pjesa kulmore ka sipërfaqe të valëzuar, kurse shpatet formojnë rrëpira. Munella është kurrizujëndarës midis dy Fanajve. Deri në ll101100 metra ka pyll dushku, më lart deri në l6001600 metra pyje pishe dhe ahu, kurse mbi këtë lartësi mali është i zhveshur nga pyjet. Pjesa e sipërme ka kullota alpine të begata. Si dhe ne vise të tjera malore të Mirditës, ka arinj, derra të egër, gjela ta egër e kafshë të tjera me gëzof. Në brendësi ruan minerale të pasura, bakri etj.
 
Pyjet e Munellës janë tejet të dëmtuara nga prerja masive gjatë viteve 1997-2013, dhe më pas djegia e tyre. Vetëm një pjesë e vogël e arrnave të vjetër qindravjeçar i ka mbijetuar prerjeve dhe zjarreve, dhe i njëjti krim është kryer edhe ndaj pyjeve të ahut, ku ahet qindravjeçarë janë prerë të gjithë. Masivet me pisha të zeza janë dëmtuar rëndshëm nga proçesionarja, si pasojë e temperaturave të larta përgjatë dimrave. Fauna e mbetur e malit po masakrohet nga kriminelë të armatosur që kanë mbështetjen nga pushtetarë vendorë e qendrorë. Vetë mali dhe përrenjtë që rrjedhin nga mali, po dëmtohen nga minierat e shumta që u janë dhënë me konçesion firmave turke, duke mos treguar ndonjë kujdes për ekosistemet ujore apo florën e malit.
 
=== Përshkrimi ===