[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
== Karriera ==
Në 1907, pasi përfundoi studimet e masterit në Universitetin e Pensilvanisë, Paul u transferua në Angli, ku u përfshi në lëvizjen e grave britanike për të drejtën e votës, duke marrë pjesë rregullisht në demonstrata dhe marshime të Bashkimit Social dhe Politik të Grave (WSPU). Pas një "eksperience konvertimi" teksa dëgjonte [[Christabel Pankhurst]] të fliste në Universitetin e Birmingham, Paul u dashurua me lëvizjen. Ajo u përfshi duke ndihmuar në shitjen e një revistë sufragjiste në rrugë. Kjo ishte një detyrë veçanërisht e vështirë duke marrë parasysh armiqësinë ndaj sufragjisteve, dhe i hapi asaj sytë ndaj abuzimit me të cilin përballeshin gratë e përfshira në lëvizje.<ref name=":0">{{Cite book|last=Adams|first=Katherine|title=Alice Paul and the American Suffrage Campaign|last2=Keene|first2=Michael|publisher=University of Illinois Press|year=2008|isbn=978-0-252-07471-4|location=Urbana-Champaign}}</ref> Këto përvoja, të kombinuara me mësimet e profesore [[Beatrice Webb]], e bindën Paulin se puna shoqërore dhe bamirësia nuk mund të sillnin ndryshimet e nevojshme shoqërore në shoqëri: kjo mund të arrihej vetëm përmes statusit të barabartë ligjor për gratë.
 
== Referenca ==
[[Kategoria:Vdekje 1977]]
[[Kategoria:Lindje 1885]]