Sulltanesha Kosem: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Etiketa: Manual revert
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:KösemKöszem Sultanaszultána.jpg|200px|parapamje|Qësem Sulltana Hanëm]]
'''Qësem Sulltana Hanëm''' (1589-1651) e njohur në fillimet e saj edhe si '''Sulltanesha Mahpejqer''', ishte sulltanesha më e fuqishme e historisë së [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] pas sulltaneshes Hyrrem dhe nëna e 3 sulltanëve. Ajo fitoi reputacion gjatë sundimit të Sulltan [[Ahmeti I]] si konkubina e preferuar e tij dhe më vonë gruaja e tij legale. Që atëherë Kosem ndikonte në politikat e perandorisë duke u bërë edhe këshilltarja e sulltanit. Sulltanesha Kosem ishte nënë sulltaneshë gjatë regjimit të 3 sulltanëve, [[Murati IV]], [[Ibrahimi (sulltan)|Ibrahimi]] dhe nipit të saj sulltan [[Mehmeti IV]]. Sulltanesha Kosem ishte e para grua që kishte të drejtë legjitime të merrte vendime në emer të padishahut, në rolin e regjentes, si fillim nga 1623-1632 në epoken e Muratit IV dhe pastaj nga 1648-1651 në epoken e Mehmetit IV.
 
== Vitet e para të jetës ==
Sulltanesha Kosem lindi në një ishull të [[Greqi]]së që quhet Kefalonia[[Qefalonia]]. Ajo ishte vajza e një [[prifti]] [[ortodoks]] që quajtur Enzo. Emri i saj i fëmijërisë ishte Anastasia. Anastasia ishte një vajzë tipike [[grek]]e e kohë, e cila merrej me bujqësi dhe blegtori por ngaqe ishte vajza e një intelektuali, ajo edhe studionte. Anastasia njihej për bukurinë e saj dhe sytë e saj me ngjyre, gojëdhënat tregojnë se ishte një pikturë e portretit të saj të cilen e kishte [[Sulltan]] Ahmeti që bëri këtë të fundit të dashurohej me të. Anastasia dinte të këndonte dhe kishte një zë të fuqishëm. Në moshën 14 vjeçare në 1603, ajo u grabit me forcë nga ushtarët osmanë me urdhër të sulltaneshës Safije, për tu dërguar në sarajet e sulltanit si [[Konkubinati|konkubinë]] e tij.
 
== Jeta si sulltanesha e preferuar e sulltanit ==
[[Skeda:Kösem Sultana.jpg|parapamje|majtas|200px|Qësem Sulltana Hanëm me femi]]
Kur Sulltanesha Kosem atëherë me emrin Anastasia erdhi në haremin e Sulltan Ahmetit I, fillimisht Sulltanesha Safije i vëndosi emrin Mahpejqer. Ajo ishte e ndrojtur, e sinqertë dhe nuk ishte përballur kurrë me intrigat dhe jeten e sarajeve. E mërzitur nga kjo, Anastasia tentoi disa herë të arratisej deri kur u takua me sulltan Ahmetin. Ajo mendonte se sulltani ishte një burrë i vjetër që do ta përdorte si konkubinë dhe nuk e dinte se djali qe ajo filloi të dashuronte ishte vetë Sulltan Ahmeti. Anastasia apo Mahpejqer mbajti këtë emer deri kur Sulltan Ahmeti i vëndosi emrin Kosem, që do të thotë "udhëheqëse". Këtë emer Ahmeti ia vëndosi sepse ishte Kosem ajo që e shpëtoi atë kur ai u sëmur nga sëmundja e lisë dhe askush nuk e mendonte se do të shpëtonte. Në 1605 ajo lindi djalin e saj të parë dhe djalin e dytë të sulltanit, Mehmetin, duke u bërë kështu sulltaneshë e Perandorisë Osmane. Duke këshilluar Sulltan Ahmetin ajo filloi të ndikonte në politikat e perandorisë dhe jo vetëm, Sulltanesha Kosem bënte bamirësi dhe dëgjonte hallet e popullit dhe u bë kështu një sulltaneshë shumë e dashur nga populli. Fuqia e saj nuk mbeti me kaq, me një zgjuarsi që e karakterizonte, Sulltanesha Kosem arriti të rrisë influencën e saj në ushtri dhe në këshill, kjo bëri që fjala e saj të dëgjohej më shumë. Ajo "fitoi" luftën me kundërshtaren e saj të betuar Sulltaneshën Safije, duke e dërguar këtë të fundit në sarajet e vjetra për shumë vite.