[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 7:
| Vendlindja = [[Korça|Korçë]], [[Perandoria Osmane]]
| Kombësia = shqiptar
| Profesioni = rrobaqepës, tregtar
|Zhanri=folklor|Datëvdekja=22 mars 1890|Vendvdekja=Beni Suef, Kedivati i Egjiptit, PO}}
}}
'''Efthimi Mitko''' i njohur më së shumti si '''Thimi Mitko''' ([[Korça|Korçë]],<ref name="Skendi83152">{{harvnb|Skendi|1967|pp=83, 152.}}</ref> [[1820]] - Beni Suef, [[22 Mars|22 mars]] [[1890]]) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, folklorist e publicist shqiptar.<ref name="Skendi153">{{cite book|last=Skendi|first=Stavro|title=The Albanian national awakening|year=1967|location=Princeton|publisher=Princeton University Press|url=https://books.google.com.au/books?hl=en&lr=&id=8QPWCgAAQBAJ&oi=fnd&pg=PR15&dq=The+Albanian+National+Awakening&ots=zGjQbVyql8&sig=xsmbL-yAAtc-ny3v0E4vN87JOBY&redir_esc=y#v=snippet&q=Thimi%20Mitko&f=false|isbn=9781400847761|pages=153.|language=en}}</ref> Përmbledhja e tij [[Bleta shqiptare|''Alvaniki melissa'']] është përmbledhja e parë e këngëve folklorike toske.<ref name=":Pipa183">{{Cito web|url=https://books.google.al/books/about/Let%C3%ABrsia_Shqipe.html?id=kdfaoQEACAAJ&hl=en&output=html_text&redir_esc=y|title=Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives|publisher=Princi|last=Pipa|first=Arshi|year=2014|pages=184|trans-title=Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore|isbn=978-9928-4090-9-6|authorlink=Arshi Pipa|origyear=1978|translator=[[Primo Shllaku]]|language=sq}}</ref>
 
Rreshti 14:
U lind në Korçë më 1820, i pari i shtatë fëmijëve të Kostë Mitkos. Mësimet e para i mori në shkollën greke të qytetit të lindjes.<ref name=":0">{{Cite book|last=Kotherja|first=Niko|title=Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos (botim anastatik i transkriptimit të vitit 1924 i dr. Gjergj Pekmezit)|publisher=Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale|year=2020|pages=V-XI|language=sq|chapter=Rreth Thimi Mitkos dhe Gjergj Pekmezit}}</ref> Xhaxhai i tij, Peti Mitko kishte qenë një ndër krerët e [[Kryengritja shqiptare e 1847|kryengritjes së 1847]] kundër [[Tanzimati|Tanzimatit]].<ref name="BernathSchroeder1979">{{cite book|author1=Mathias Bernath|author2=Felix von Schroeder|author3=Gerda Bartl|title=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|url=https://books.google.com/books?id=I_sb13u8AyoC&pg=PA224|accessdate=7 May 2011|year=1979|publisher=Oldenbourg Wissenschaftsverlag|isbn=978-3-486-48991-0|pages=224–|language=de}}</ref> Të dy e lanë atdheun në vitin 1850, duke vajtur së pari në [[Athina|Athinë]], më pas në [[Plovdiv (rajon)|Plovdiv]], dhe së fundi në [[Vjena|Vjenë]], ku Thimi ushtroi zanatin e tij të terziut (rrobaqepësit). Në Vjenë nisën edhe sprovat e tij të para për mbledhjen e folklorit si dhe nisi korrespodencë me [[Jeronim de Rada|De Radën]], [[Dhimitër Kamarda|Kamardën]], etj. Më 1865 u vendos në Egjipt, ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare dhe ngritjes së një biznesi të suksesshëm tregtie pambuku.<ref name=":0" />
 
Ndihmoi financiarisht botimet në gjuhën shqipe si dhe qe themelues i shoqërisë së parë shqiptare në Egjipt, të quajtur "Vëllazëria e shqiptarëve". Qëndrimet e tij mësohen nga ç'ka mbetur prej letërkëmbimeve me Anastas Bykun, Thimi Thoma Krejin, De Radën, [[Elena Gjika|Dora d'Istrian]], [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhin]], [[Abdyl Frashëri|Abdyl Frashërin]], [[Orhan Pojani|Orhan Pojanin]], [[Visar Dodani|Visar Dodanin]], [[Nikolla Naço|Nikolla Naçon]], Thimi Markon, [[Panajot Kupitori|Panajot Kupitorin]], Kamardën dhe [[Françesko Krispi|Françesko Krispin]], etj.<ref name=":0" /> Kishte letërkëmbim po ashtu me gjuhëtarët [[Gustav Meyer]] dhe [[Urban Jarnik]].<ref>{{Cite book|last=Clayer|first=Nathalie|url=https://books.google.al/books?id=umotBF3KFWgC&pg=PA232&dq=Koupitoris&lr=&redir_esc=y#v=onepage&q=Koupitoris&f=false|title=Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe|publisher=Karthala Editions|year=2007|isbn=9782845868168|pages=317|language=fr}}</ref> Po ashtu bashkëpunoi me Anastas Kulluriotin në botimin e gazetës ''I foni tis albanias'' ("Zëri i Shqipërisë"), Athinë 1879-1880; si dhe me ''[[Fiamuri Arbërit|Fiamurin e Arbërit]]'' të De Radës. Më 1878 botoi përmbledhjen ''Alvaniki melissa'' dhe ka lënë në dorëshkrim tre fjalorë, greqisht-shqip, shqip-greqisht dhe italisht-greqisht-shqip. Shkroi për Skënderbeun kundër tezave për prejardhjen e tij sllave, përktheu i pari fabulat e Ezopit në shqip dhe ka lënë përshkrime për Korçën, jetës shoqërore, zanateve, bujqësisë, blegtorisë dhe emrave e mbiemrave shqiptarë.<ref name=":0" />
 
Ndërroi jetë në Beni Suef më 22 mars 1890,<ref name="BernathSchroeder1979" /> pasi qe i sëmurë nga tumori i laringut.<ref name=":0" />