Krahina Autonome e Korçës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim i stampës {{joref}} me {{pa referenca}}
No edit summary
Etiketa: Reverted
Rreshti 7:
Kështu, autoritetet franceze të pushtimit, u ndodhën përballë një lëvizjeje të fuqishme patriotike shqiptare, që kërkonte me çdo kusht largimin e pushtuesve grekë, nga Korça. Francezët ishin të interesuar të shuanin “vatrat e zjarrit” dhe të kishin siguri e qetësi, në prapavijat e tyre. Për këtë arsye, komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli [[Dekoen]], sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga [[Korça]], venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare.
 
Ishte pikërisht, [[10 dhjetor]]i [[1916]]. Sipas njoftimeve që jep gazeta “Adriatiku”,e cila dilte asokohe në Korcë, por jo shumë e njohur, ajo ditë u kthye në një festë të vërtetë. Njerëzit u mblodhën në shkollën e [[Shën Gjergji]]t, që në orën 9:00 të mëngjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korçës. Ndërsa përpara prefekturës, ushtarët francezë, veshur me uniformë festive, qëndronin për nder armë. Themistokliu u rrëfeu njerëzve shkakun e mbledhjes : - Do të deklarohet vetëqeverisja e Shqipërisë, - tha ai, - prandaj, duhet të kemi vëllazëri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.
 
Më tej, komisioni prej katërmbëdhjetë vetash, shtatë të krishterë dhe shtatë myslimanë, u nisën për në prefekturë. Në këtë komision, që mori përsipër barrën e kujdesjes për vendin dhe u paraqit përpara kolonelit, bënin pjesë : Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficerë të tjerë francezë, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qëllimin e ardhjes së tyre. Komandanti i priti me buzëqeshje, duke thënë, se duhet bërë protokoll. U bë protokolli.