[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga Bashkim Qafderri) dhe riktheu rishikimin 2188204 nga Ikranjani: duhet nuanca e kohes kur ka vepruar
Etiketa: Manual revert
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 36:
 
== Biografia ==
U lind në Novi Pazar më 1887, i biri i Emin HaxhiahmetoviqitBlytës dhe Jaldëzës, familja ishte me prejardhje nga [[Gjakova]] dhe njiheshin me emrin e të gjyshit Ahmetit që kishte qenë [[haxhì]] (hadziahmetovic). Dhjetë vjeç shkoi në [[Izmiri|Izmir]], ku vazhdoi shkollimin në ''[[Ryzhdie|ryzhdijen]]'' e vendit.
 
 
Rreshti 42:
U regjistrua dhe u diplomua në Akademinë Ushtarake në [[Manastiri (qytet)|Manastir]], prej ku doli me gradën nëntoger. Më 1913 shkoi në [[Turqia|Turqi]], ku e gjeti [[Lufta e Parë Botërore]]. Si oficer aktiv në gradën e kapitenit, luftoi në [[Ushtria osmane|ushtrinë osmane]] gjatë luftës. Sipas Zhivkoviq, fitoi Kryqin e hekurt gjerman të klasës së dytë për trimëri".<ref> Azizi. I. Aqif Blyta – Figurë kryesore e organizatës Xhemijeti dhe rezistencës së saj kundër kolonizimit (Konferencë shkencore mbajtur më 17.12.2017, Shkup) 20 SCUPI , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, Vëllimi 20 – 2018 fq. 145</ref>[[Skeda:Acif efendija.JPG|thumb|250px|Aqif Blyta me babain Emin Blyta|alt=|majtas]]Verën e 1919 u kthye në vendlindje, ku u martua me Mahijen e Halit Komanit, po nga Gjakova.<ref>http://gazetadielli.com/aqif-efendi-bluta-sinonim-i-burerise-shqiptare/</ref> Mori pjesë në Shkup në Kongresin themelues të ”[[Xhemijeti|Xhemijetit]]”. U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 iu ndalua veprimtaria.<ref>{{Cite web |url=http://gazetakritika.com/Forumi/index.php?itemid=7624#sthash.r5FxXbLu.dpuf |title=Kopje e arkivuar |accessdate=10 mars 2015 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20160304230725/http://gazetakritika.com/Forumi/index.php?itemid=7624#sthash.r5FxXbLu.dpuf |archivedate=4 mars 2016 |url-status=dead }}</ref><ref>http://www.mesazhi.com/new/?p=53095</ref>
Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Haqf-efendiaBlyta është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga [[çetnikët]].
 
Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të [[Mbretëria Serbo Kroate Sllovene|Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene]], përkatësisht të [[Mbretëria Jugosllave|Mbretërisë së Jugosllavisë]] (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i [[Ferat Draga|Ferhat Dragës]]; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.
Rreshti 50:
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në [[Gjakovë]], të cilët e çuan në [[Pazari i Ri|Pazarin e Ri]]. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë [[Ahmet Daca|Ahmet Dacën]] me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar [[1945]] nga [[OZN-a]] jugosllave.
 
Aqif Blyta, nuk ka qenë simpatizues i ideologjisë fashiste. Këtë nuk e ka shprehur në asnjë shkrim ose në asnjë tubim. Gjatë takimeve me palën serbe në krye me Nediqin, Aqifi është treguar shumë i matur e parimor. Ndonëse ka pasur post të lartë në Pazar të Ri e pastaj edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, ai asnjëherë nuk ka ushqyer ndjenja shoviniste dhe hakmarrëse ndaj popullatës civile serbe. Ka organizuar mbrojtjen kundër sulmeve të forcave çetnike, ka organizuar administratën, shkollat etj. Aqif Blyta ka qenë antikomunist, por asnjëherë nuk ka ushqyer armiqësi të - skajshme ndaj njerëzve që kanë përqafuar atë ideologji. <ref>Azizi, Ismet (2019) Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, Logos-A, Shkup,ISBN 978-9989-58-782-5 faq 341.
</ref>