[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Përcjellim te Psalmet
Etiketa: Ridrejtim i ri
Removed redirect to Psalmet
Etiketa: Hoqi ridrejtimin
Rreshti 1:
[[Skeda:Bhs psalm1.png|thumb|Psalmi i parë nga [[Bibla Hebraike]].]]
#RIDREJTO [[Psalmet]]
'''Psalmet''' apo '''libri i psalmeve''' ([[Greqishtja|greq.]] ''Ψαλμοί'', Emri i këtij Libri a i këtyre këngëve vjen nga vegla muzikore, me të cilën përcilleshin këto këngë kur këndoheshin. Kjo vegël quhej >Psalterion< e ishte vegël muzikore me korda. Hebraisht quhet: >Sefer tehil'lim< ose thjesht >Tehil'lim< - >Libri i Himneve< ose >Himnet<. Vulgata si dhe Vulgata e re e quajnë:>Libri i psalmeve< që do të thotë : >Libri i këngëve të punuara për tu kënduar të përcjella me vegël muzikore me korda<. Psalmet po ashtu është emërtim që tregon 150 këngët fetare në [[Bibla|Bibël]] në [[Besëlidhja e Vjetër|Besëlidhjen e vjetër]]. Pasiqë libri përmban një mbledhje himnesh e këngësh, emërtimi psalm mund të përdoret për të treguar një këngë fetare apo një poezi lëvdimi.
Në [[Bibla Hebraike|Biblën Hebraike]] libri i psalmeve renditet mes Shkrimeve apo agiografëve ([[Ketuvim]]) dhe ka qenë libër lutjesh i [[judaizëm|judenjve]] dhe të [[Krishterimi|krishterëve]] të hershëm.
Sot psalmet përdoren në [[Liturgjia|liturgjinë]] e [[Sinagoga|sinagogës]] judaike, në [[Liturgjia e orëve]] në [[kisha]]t [[kisha Katolike|katolike]], [[Kisha ortodokse|ortodokse]] dhe [[kisha Anglikane|anglikane]], si edhe në këngët gregoriane, zakonisht edhe në liturgjinë hyrëse si lutje e përbashkët apo lutje shkëmbyese në kishat protestante.
[[File:Psalms scroll.PNG|right|thumb]]
 
== Përmbajtja e psalmeve ==
Psalmet ishin këngët fetare të Izraelit të lashtë dhe kështu liturgjia, shpeshherë në formë lutjesh, e caktuar për kultin e Tempullit. Kjo shpjegon udhëzimet e ndërlikuara për ekzekutimin e disave prej tyre nga koret e ndryshme. Përdorimi i tyre i përgjigjet: a) ceremonialit të shtetit, b) festave popullore, c) devocionit të individit (p. sh. në rastin e flijimeve të mirënjohjes, betimit, lutjes, ndërmjetësimit e të tjera).
Si këngët fetare e Izraelit, ato na paraqitin një mikrobotë të preokupimeve fetare të Izraelit të lashtë. Kështu ato shërbejnë si hyrje në botën e Dhiatës së Vjetër.
 
Psalmet citohen më shumë herë (rreth njëqind) në DhR se ndonjë libër tjetër i DhV. Ato përmbajnë shumë lëndë profetike që ose u plotësua në kohën e Jezusit, Mesisë së Izraelit, ose do të plotësohet në të ardhmën e afërme. Kështu dëshmojnë për karakterin e tyre të frymëzuar nga Shpirti i Perëndisë.
Mesia pasqyrohet te Psalmet si Mbreti i shuguruar (Mesia). Te Ps 110 dhe 145 flitet për Mesinë si për Perëndinë (shih zhvillimin e argumentimit tek Letra drejtuar Hebrenjve). Ai pasqyrohet, gjithashtu, si Shërbëtori i Zotit. Flitet për zelinë reformuese e Mesisë (69a), flijimin e vetvetes (40,6- 8), përjetimin e izolimit (69,8), tradhtinë, urrejtjen dhe mospranimin e tij (41,9; 69,4; 35,19; 118,22), pësimin e përbuzjes (69,9), talljen (22,7; 69,21), zveshjen e tij (22,18), dhe gozhdimin në kryq (22,16). Fjalët e tij të fundit ishin një citim nga Ps 22,1 dhe 31,5. Jezusi shihet, gjithashtu te Psalmet, si njeriu që zëvendëson njerëzimin (8,4), mbreti që është njëkohësisht edhe kryeprift (110,4), guri që hodhën tej ndërtuesit (118,22), mbi të cilin thyhet njeriu (shih edhe Jeshaj/Isaia 8,13-15) dhe guri që dërrmon perandoritë e botës (Dn 2,34). Shih edhe Lk 20,18.
 
Psalmet janë shkruar në formë poezie hebraike, sipas rregullave të poezisë orientale të lashtësisë. Kjo gjini letrare karakterizohet, jo nga rima, por nga ritmi, d.m.th. nga numri i rrokjeve të theksuara në çdo varg. Megjithëse s’është e mundshme të riprodhohet në përkthim një strukturë e tillë, mund të vihet re një tipar tjetër i poezisë hebraike, d.m.th. paralelizmi që shihet në përsëritjen e vargut si jehonë, si kontrast, sintezë, ose gradacion.
 
Mbishkrimet e shtypura në krye të psalmeve do të jenë meloditë, sipas këtyre duhej kënduar psalmet. Shënimet e shkruara në tekstin e psalmeve (p.sh. Sela) do të jenë udhëzimet për këndimin e psalmeve (si alegretto, fortissimo) ose ndoshta ndryshimet e celësit.
 
Sipas traditës së çifutëve, këto pesë ndarje janë përgjigjja e Izraelit, në formë lutjesh, të pesë librave të Torës. Një shpjegim tjetër i mundshëm është se librat e Psalmave pasqyrojnë disa mbledhje që qarkullonin para se të mblidheshin në një libër i vetëm. Kjo do të shpjegonte, p.sh. pse ka dublikata psalmesh.
 
Disa psalme janë shkruar në formë akrostike: çdo pjesë e këtyre psalmeve fillon me një shkronjë të alfabetit hebraik. Këto janë: 9-10, 25, 34, 37, 111, 112, 119, 145. Kjo formë duhet të ketë ndihmuar adhuruesin t’i mësojë përmendsh.
 
==Psalmet në ritualin judaik==
 
== Psalmet në adhurimin e krishterë ==
 
==Psalme të mirënjohura==
 
== Numërimi i Psalmeve ==
Janë gjithsenj 150 psalme në [[Bibla|Bibël]].
 
==Shiko edhe==
* [[Psalteri]]
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.mechon-mamre.org/p/pt/pt2601.htm Psalmet hebraisht të përkthyera në anglisht.]
* [http://shkrimet.com/Libri.php?ID=19 Shkrimet - Libri i Psalmeve]
 
[[Kategoria:Bibël]]
[[Kategoria:Besëlidhja e Vjetër]]