[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 36:
 
== Jeta ==
Isak Njutoni lindi (sipas kalendarit Julian në përdorim në Angli në atë kohë) në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 1642, në Woolsthorpe Manor në [[Woolsthorpe-nga-Colsterworth]], një fshat i vogël në qarkun e [[Lincolnshire]]. Ai ka lindur tre muaj pas vdekjes së babait të tij, një bujk i begatë i quajtur gjithashtu Isaac Newton. Lindur para kohe, ai ishte një fëmijë i vogël. Nëna e tij Ana Ayscough thoshte se nuk peshonte as çerek kile. Kur Njutoni ishte tre vjeç, nëna e tij u martua dhe shkoi për të jetuar me burrin e saj të ri, Barnabus Reverend Smith, duke lënë djalin e saj në kujdesin e gjyshes së tij, Margery Ayscough. NjutoniNjutonit nuk ei pëlqente njerkunnjerku ei tij dhe  i mbajti mëri të ëmës që u martua me të, siç ka thënë gjysmë-motra e tij në  një deklaratë duke listuar disa prej mëkateve të tij deri në moshën 19 vjeç. “Ai ka kërcënuar babanë dhe mamanë time Smith se do t’u djegë shtëpinë bashkë me ata brënda”. Nëna e Njutonit pati edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e dytë (Mary, Benjamin dhe Hannah).
 
Nga mosha 12 vjeçare e deri sa mbushi 17, Njutoni u edukua në “Shkolla e Mbretit” , Grantham, ku mësoi gjuhën latine dhe greke dhe me shumë gjasa hodhi baza të forta në matematikë. Ai u hoq nga shkolla dhe u kthye në Woolsthorpe-by-Colsterworth në tetor 1659. E ëma, përsëri e ve, tentoi ta bënte atë një fermer, gjë të cilën Njutoni e urrente. Henry Stokes, udhëheqës në King’ School, e përndoqi të ëmën e Njutonit që ta kthente atë në shkollë. Duke u udhëhequr pjesërisht nga dëshira për t’u hakmarrë nga ngacmime të mëparshme në shkollë, ai arriti të bëhej nxënësi më i mirë i shkollës, duke dalluar nga të tjerët kryesisht për ndërtimin e orave diellore dhe modeleve të ndryshme të mullinjve me erë.