[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 12:
 
Më 1616 shkoi në [[Romë]], ku qëndroi deri më 1621. Atje u mor me organizmimin e kryengritjeve kundërosmane dhe me shtypjen e disa librave shqip.<ref name="Hamiti33"/> Në vitin 1618 botoi veprën e tij të parë "''Doktrina e Kërshtenë''", një përkthim në gjuhën shqipe i katekizmit nga Roberto Bellarmino, botuar në Romë më 1618.<ref>{{Cite web|title=Dottrina Christiana - Pjeter Budi|url=http://www.bibliotekashkoder.com/digital/dott_christiana/|access-date=2020-11-11|website=www.bibliotekashkoder.com}}</ref> Gjatë viteve [[1616]]-[[1622]] bëri disa udhëtime në [[Italia|Itali]], kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku emërohet peshkop i [[Sapa|Sapës]] dhe i [[Shurdhahu|Sardës]]. Ai këmbëngulte që ''ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe''. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër [[Vatikani]]t e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më [[1622]] organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së [[Shkodra|Shkodrës]], [[Zadrima|Zadrimës]], e [[Lezha|Lezhës]] dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Në [[dhjetori|dhjetor]] [[1622]] mbytet duke kaluar lumin [[Drini|Drin]]. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.<ref>[http://letersia.zemrashqiptare.net/archive/view/2986/ Letersia Shqiptare<!-- Roboti_gjeneroi_titull -->]</ref>
 
Pjeter budi vdiq ne vitin 1622.
 
== Atdhetari Budi ==
Line 21 ⟶ 23:
 
== Vepra ==
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". VepratKëto e Buditvepra janë kryesisht përkthime ose përshtatje por shpeshherë aqlirazgjeruara teksteshdhe fetare, porshtjelluara qëllimime indërvënie botimittë tekstevetyretij është,saqëradhëaspektin tekstor dalin si vepraparë,reja. qëllimSi komëtarshkrimtar origjinal Budi shquhet për rreth 100 faqe prozë origjinale dhe 3200 vargje poezish të botuara kryesisht tek ''Doktrina e Krishtenë'' më 1618.<ref name="Hamiti33"/>
 
Përktheu dhe botoi disa vepra fetare. Autor i parë i njohur deri më tani i prozës në gjuhen shqipe. Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtueseve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studiohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë" e "leterotetë" (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë...
 
Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "'''''…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë'''''„.
Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.Pjeter budi vdiq ne vitin 1622
 
Në librin e tij i tretë “Pasqyra e të rrëfyemit” të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë brenda "Pasqyrës së të rrëfyemit", menjëherë pasi mbaron parathënia.