[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
 
Rreshti 1:
[[Skeda:tv_uskana_logo.png|255x135px|i_kornizuar|djathtas|Logo e TV Uskana]]
 
'''Televizioni Uskana''' (Tv Uskana) është njëri ndër mediumet e para të pavarura në Maqedoni[[Maqedonia e Veriut|Maqedoninë e Veriut]], i cili mbulon hapësirën informative të regjionit të [[Kërçova|Kërçovës]]. Sinjalin e parë në eterin e nënqiellit kërçovar ky medium e ka lëshuar qysh para më shumë se dhjetë vitesh të plota pikërisht më [[14 korrik]] të vitit [[1993]], kur në eterin kërçovar jehoi një zë ndryshe. Ishte fjala e parë "Ju flet Radio Uskana. Që sot e tutje do të keni mundësinë që në kanalin FM stereo 103 Mhz, të ndiqni informata nga më të ndryshmet, për atë çka ngjet këtu pranë nesh, rreth nesh dhe gjithkund".
 
Ishte kohë kur turbulencat e ndryshimeve, shkonin si valë të tërbuara të detit në furtunë dhe ndryshimet nga e vjetra kah e reja ecnin me hapa marramendëse. Mëpas në eterin e këtij nënqielli u shfaq edhe sinjali televiziv ku shikuesit kishin mundësinë që të shohin edhe përmes kutisë magjike atë çka ndodh rreth tyre. Mbi të gjitha Radiotelevizioni "Uskana" erdhi si plotësim i boshllëkut informativ që mbisundonte në atë kohë dhe me aktivitetin e saj tanimë mbi dhjetëvjeçar ka shënuar nëpër shiritat e saj video dhe audio shumë ngjarje të cilat përshkruan këtë hapësirë gjatë dekadës që lamë pas. Përkujdesja dhe promovimi i traditës dhe kulturës së këtij nënqielli, në veçanti të shqiptarëve, ka qenë, është dhe do të jetë akoma synimi parësor i drejtuesve të këtij institucioni të pavarur informative si dhe plotësimi i nevojës për informim të drejtë, të paanshëm dhe objektiv duke i përcjellur dhe duke i shënuar ato nëpër shiritat audiofonikë, celuloidet filmikë dhe duke i arkivuar ato për t'i ruajtur ato si vlera të çmueshme dhe për t'i shfaqur herë-herë në ekranin e televizionit dhe transmetuar në eterin e radios, për të rikujtuar të kaluarën e afërt dhe të largët të asaj që ndodhi dhe duke pasur gjithnjë në spikamë parimin profesional dhe kodeksin e mirësjelljes gazetareske për informim të drejtë dhe me kohë.
Rreshti 20:
* [http://www.youtube.com/user/Uskanaify Kanali zyrtar në Youtube]
 
[[Kategoria:MaqedoniStacione televizive në Maqedoninë e Veriut]]
[[Kategoria:TelevizionKërçovë]]