Content deleted Content added
→‎Shkrojna W: seksion i ri
Rreshti 25:
 
Përshëndetje, një temë e tillë ishte hapur edhe vite më parë me të njëjtin titull "Shkronja W" (shih Kuvendi arkiva 01) dhe ishte lënë pa vendim sepse nuk dihej çfarë mendonin të tjerët... Me sa kam vërejt në enciklopedinë wiki shqip ka shumë shumë shkelje të rregullit "§ 5. Përdorimi i gjuhëve të huaja nuk është i lejuar" të faqes "Rregullat Kryesore". Gjithashtu barbarizmi i gjuhës shqipe është në kulm (shi faqen "Wikipedia:Udhëzime mbi babarizmat në gjuhën shqipe"), sa të vjen keq, duhet gjithë ajo punë për të korrigjuar të gjitha. P.sh. faqja "James Bond" duhet të ishte "Xheims Bond" dhe përcjellësja "James Bond" që ata që e kanë të vështirë të shkruajnë shqip (ose të përkthejnë tingujt e huaj në alfabetin shqip, ose e kanë lexuar diku në gjuhë të huaj dhe nuk dinë si tingëllohet) ta gjejnë atë që kërkojnë gjithsesi. Po ajo që besoj i vë vulën është logoja me shkronjën W, nuk duhet të ishte "Wikipedia" por "Uikipedia" (dhe as Vikipedia, pasi W në anglisht prodhon tingullin "u", në gjuhën shqipe të përfaqësuar nga shkronja "u" e alfabetit shqip), siç ishte sugjeruar që në fillim (sërish shih Kuvendi arkiva 01). Kur vet logoja nuk zbaton rregullat e gjuhës shqipe çfarë do presim nga të tjerët në komunitet? E di që ka nja ca wiki të tjera që e lënë W tek logo edhe sepse nuk kanë W në alfabet por janë shumë pak dhe nuk e di a kanë shkelur ndonjë rregull të tyre me një veprim të tillë. Nuk e di si e mendoni se këtu është komunitet i lirë (d.m.th. i lirë por me rregulla) por ose ta heqim atë rregullin e gjuhës shqipe ose ta zbatojmë që nga logoja. E di që do kërkojë pak programim por ia vlen them unë nëse dikush ka privilegjet e duhura dhe kohë... Faleminderit! --[[Përdoruesi:Dritancaro|urban]] ([[Përdoruesi diskutim:Dritancaro|diskutimet]]) 27 mars 2021 11:02 (CET)
 
== Help ==
Hello - sorry for the English but I don't speak Albanian. I found in this article of yours [[Revani (Nestrami)]] a very interesting story about a place called "Xhumb/a e Shqipes". I understand that it is something Albanian (e Sqipes) but what is Xhumb/a? Thanks in advance. – [[Përdoruesi:Мико|Мико]] ([[Përdoruesi diskutim:Мико|diskutimet]]) 29 mars 2021 13:37 (CEST)